Kauza e Albin Kurtit: Ligji, shteti, antikorrupsioni, legjitimiteti e sovraniteti

Opinione

Kauza e Albin Kurtit: Ligji, shteti, antikorrupsioni, legjitimiteti e sovraniteti

Nga: Skender Kapiti Më: 9 gusht 2024 Në ora: 20:31
Skender Kapiti

Që Kauza e Albin Kurtit është ligji, shteti, antikorrupsioni, legjitimiteti e sovraniteti, për këtë askush nuk mund ta argumentoj se nuk qëndron si e vërtetë, madje edhe kundërshtarët  e Kurtit  të coroditur e të dëshpruar nga mospërmbajtja dhe egoizmi, që  edhe duke e sulmuar Kurtin, ata vetëm  sa po e vertetojnë këtë fakt. Nuk po i bëj apoteozën Kurtit dhe as ndonjë mbilëvdatë kur them se për herë të parë më Historinë e Shqipërisë dhe të Kosovës një Kryeministër shqiptar si Kurti po modelon politikën e përgjegjshmërisë kombëtare, atë që shtetarin qewvereitari e kryeministri  të parën duhet të ketë kombin dhe shtetin,Kurti po modelon politikën e transparencës dhe të llogarishënies para ligjit, demokracisë dhe kombit.

Sot realiteti shqiptar po bllafaqohet me dy politika që janë më kundërshti me njëra tjetrën,ku njëra përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që si kauzë ka sundimin e ligjit, shtetndertimin , antikorrupionin dhe sovranitetin e legjitimitetin shtetëror, dhe në anën tjetër është politika antipublike, e  hajdutërisë, papërgjegjshmrisë, antiligjit dhe e korrupsionit që përbëjnë kërcënim për legjitimitetin dhe sovranitetin kombëtar.

Kundër alternativës Kurti është e gjithë politika tjetër dhe mediat  në Kosovë dhe në Shqipëri, të cilat nuk dëshironin fitoren e Albin KURTIT sepse e ndjenin se Kurti ishte krejtësisht alternativë dhe antitezë e tyre, dhe prandaj edhe sot ata janë të gjithë bashkë kundër Kurtit. Kauza e Kurtit është triumfatore sepse kauza e Kurtit është brënda kauzës kombëtare që  ka të parën Kosovën, interesin publik e kombëtar, luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e funksionimin e shtetit ligjor. Kurse kauza e politikës në Shqipëri dhe e opozitës në Kosovë është interesi personal, pasurimi i paligjshëm, interesi dhe synimi për të kapur shtetin e pushtetin dhe për të shfrytëzuar partitë, shtetin,drejtësinë edhe shoqërinë  për intersea personale.

Kanë rënë dhe po pësojnë fiasco për ditë e më shumë të gjitha alibitë, trillimet e shpifjet kundër Kurtit sepse realiteti duket qarte dhe e verteta nuk mund të mbulohet  nga hipokrizia, djallëzia, tradhtia, mashtrimi dhe intriga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat