Petar Stano(jeviq) në emer të Evropës, kërcënon me sanksione të reja nëse Dardania nuk i nënshtrohet kërkesës ultimative të Serbisë me "mbështetje të QUNT-it": Veriu të dorëzohet, me marrëveshje ose me luftë, sepse, “Serbia ka të drejtë në ketë kërkesë” pasi ia kanë premtuar dhe janë pajtuar ish - udheheqësit e shtetit e garantuar nga ndërkombëtarët, kështu po e lexoj unë.
Pastaj, nëse është e vërtetë, lajmërohet Ministria e Jashtme e Francës me reagim se: Citim “e dënojme ashpër shumëfishimin e veprimeve të njëanshme të institucioneve të Kosovës në Veri, veprime të cilat MPJ franceze thotë ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb”.
Pastaj, vazhdon se këto veprime “rrezikojnë përpjekjet për normalizim të raporteve me Serbinë”. Këtu, nuk përmendet Serbia si agresore dhe sulmi i saj fashisto-terroriste i cili definitivisht edhe atë pak shpresë që ka egzistuar për “normalizimin e marrëdhenieve, u fundos prandaj, të gjithëve iu shurdhua pipi ose, "po e presin gjoja raportin që një vit për ta “treguar të vërtetën”. Absurd. As për sulmin huliganesk ndaj KFOR-it që ishte i rëndë mbase edhe turp për superfuqitë ushtarake. Kjo është pasojë e dështimit në rëndë e pastaj edhe të Administratës Amerikane me krye Antony Blinken. Aty ku përzihet Gorgj Sorosi, aty nuk ka politikë të drejtë, duke i ditur orientimet e tij antishqiptare e pro ruse, në bashkëpunim edhe me shqipfolësit shqiptarë.
Parisi zyrtar, njëherit, iniciatori, apriori dhe kërkuesi në menyrë ultimative që nga viti vitin 1999 me Marrëveshjen Ushtarake të Kumanovës, trupat franceze në kuadër të KFOR-it të vendosën në veri sipas marrëveshjes me KFOR-in dhe ish udheheqjen ushtarake të atëhershme të UÇK-së që lë të nënkuptohet se, veriu duhet dhuruar Serbisë.
Serbia, tani, i shantazhon ndërkombëtarët pasi ata duket se i kanë premtuar dhe janë dakorduar rreth copëtimit të pjesës me vitale të Dardanisë( e pa thënë qëllimshëm edhe publikisht)/
Merreni me mend sikur të mbyllej George Uashington Bridge mes New Yorkut dhe New Jerseyt mbi të cilën brenda një dite qarkullojnë mbi 330.000 automjete ose, a ka diku në Evropë ku përmes urave i mbajnë të ndarë popujt në të njëjtin qytet. Ose, në Paris mbi lumin Sena janë jo me pak se 37 ura, aty ku po mbahen Lojërat Olimpike botërore ku, nëse vetëm një urë do të mbyllej për t’i ndarë qytetarët e komuniteteve, se pari nuk do të ndodhe por, po qe se ndodhe, ku do të ishte shteti francez. Berlini e hoqi murin, ura mbi lumin Ibër pa drejtësisht dhe me dhunë mbahet e mbyllur për automjete. Përsëri, shkas, ndarja, po ashtu me dhunë e veriut.
Absolutishtë kurrfarë arsye nuk ekziston për mos hapjen e urës përpos asaj së, ky është testim i reagimit të popullatës shumicë shqiptare para ndarjes definitive e cila, duke e përkrahur dhe besuar në veprimet legale dhe legjitime të qeverisë për ta shtrirë sovranitetin në tërë vendin, rrinë e qetë që nuk do të duhej, përndryshe krejt popullata e Dardanisë do të jetë në veri dhe jo vetëm. Mos të harrojme se, jashtë vendit jetojnë pesëfishi i shqiptarëve që sot jetojnë vetëm në Dardani pa i përfshirë viset tjera të cilët, nuk do të rrinë duarkryq sepse, të gjithë ata do t’i dalin zot atdheut, nuk e kanë lëshuar vendin nga dëshira por nga dhuna e terrori serb që nga “ Naçértanja “ e Vasa Qubrilloviqit rreth shpërnguljes masive me dhunë të shqiptarëve për Turqi e deri të periudha e Millosheviqit-Vuqiqit.
Ndërkombëtarët, edhe pse nuk duan ta pranojnë, por veprimet e tyre e vërtetojnë se kanë hyrë në obligime ndaj Serbisë që veriu, “për hir të paqes e qetësisë”, unë do të thosha për hir të interesave gjeopolitike dhe ultimatumeve ruse, zgjidhja me e lehtë është që, përmes kurrizit të shqiptarëve të Dardanisë, kjo kaptinë poshtëruese, injoruese e mohuese të një populli e kombi me të vjetër në Ballkan, ta mbajnë të izoluar të pa konsoliduar si shtet dhe si popull nën ndonjë protektorat qoftë edhe ai serb.
Populli i Republikës së Dardanisë, nuk mund dhe nuk do të lejojë që, të marrin dorë te Serbia se, a duhet të jetë shtet demokratik i pavarur dhe sovran, çfarë shteti dhe, nëse do paqe e qetësi, atëherë veriun duhet dhuruar e me pastaj, përsëri, sipas disponimit të Serbisë të jetojme në një protektorat nga një armik i cili deshi ta zhbëjë e shfaros një popull të tërë. Dhe, këtë Bashkësia Ndërkombëtare nuk e vlerëson, nuk i reagon Serbisë por fatëkeqësisht, jo vetëm se heshtë por edhe e merr anën e sajë. Thoni se ku qëndron arsyetimi i këtij veprimi.
U ishim mirënjohës që na ndihmuat të çlirohemi ani pse, këtu në Amerikë përmes thirrjeve dhe demonstratave antigjenocidale serbe gjithnjë iu kemi kërkuar armatim për UÇK-në sepse, ishim të gatshëm të luftojme vetë duke mos sakrifikuar asnjë ushtar të huaj.
Zotëri, kjo është kërkesa e juaj që doli në shesh tani kur shteti i Dardanisë filloj të veproj si shtet e ju, shume kjartë na e betë me dije me rastin e mospajtimit të hapjés së urës për qka edhe ju keni qenë dakord, tani, duke na këcënua me masa shtesë, po na sillni para aktit të kryer: Veriu, kurrë nuk do të dorëzohet me asnjë kusht e kërcënim. Ushtari i UÇK-së, asnjëherë nuk ka shtruar pyetjen e vetë-sakrifikimit për mbrojtjen e atdheut prandaj, sakrifica e tyre na detyron që për teritorin e shtetit tonë të sakrifikohemi përseri pa kurrëfar hamendje.
Mbi urë, le të qëndrojnë anash karabinierët italian sikur deri me tani që janë edhe pjesë e KFOR-it por, qëllimi nuk është siguria për serbet e veriut, por thjeshtë është ndarja e veriut. Mos të tentohet që të sillet ndonjë vendim që sigurinë në pjesën veriore ta merr KFOR-i sepse, kjo, as nuk do të pranohet e as respektohet. KFOR-i, i ka detyrat e caktuara, rendin qetësinë dhe sigurinë, e ka policia e Dardanisë e cila e ka për obligim edhe zbatimin e rendit dhe ligjit.
Pasuritë nëntokësore e mbitokësore të Dardanisë në tërësi e në pjesën veriore në veçanti, si Trepça e Ujmani, apetite shekullore të shume vendeve evropiane disa nga ato edhe i ka pasur në shfrytëzim me vite, duhet ta keni të qartë se, me kurrëfar kushti apo kërcënimi me çfarëdo masave ekonomike apo kërcënimeve ushtarake nga kushdoqoftë e ngado qoftë, edhe pse nuk jemi kurrfarë fuqie, as ekonomike e as ushtarake, por është fuqia morale dhe gatishmeria për ta mbrojtur tërësinë territoriale, fuqi morale e cila nuk matët me asnjërën nga këto fuqi që i ceka por, të falim tokë në heshtje, kurrë nuk do të pajtohemi.
Zotëri, për juve në këto procese, Serbia nuk ekziston si palë e cila iu kërcënon për ditë qoftë edhe juve ani pse nuk e pranoni, ju, e keni zgjedhur heshtjen aq sa mundeni, pastaj përkrahjën e saj që i bie se, e keni marrë anën e armikut të shqiptarëve e që besa edhe të juajin, Evropë e Amerikë si aleate e Rusisë.
Nuk është në pyetje kërcënimi i pakicës serbe në veri e cila krahasuar mé shqiptarët e Luginës të cilët jetojnë geto, janë komuniteti me i sigurt dhe të drejta të cilat asnjë komunitet në rruzullin tokësor nuk i gëzon, prandaj reagimi i serbëve ani pse i zvogëluar, bëhet sipas diktateve të Vuçiqit.
Pse nuk e pranoni publikisht se, Serbisë i është premtuar veriu me pelqimin e ish udheheqjes dardane e në bashkëpunim me juve. Zotëri, keni bërë siç thuhet, “pazar pa hangjiun”- popullin.
Kryeministër, mos u ndal së zbatuari Kushtetutën dhe vullnetin e popullit shumicë pa e rrezikuar askënd prandaj, ura do të hapet me apo pa koordinim, për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale, që është kërkesë e popullit.
BE dhe SHBA, po kërkojnë aleat nga opozita e komprometuar dhe hedhur poshtë nga shumica e popullit si përgjegjës për sjellje e vendit në ketë situatë, e keni gjetur gjuhën e përbashkët për t’i realizuar politikat e juaja, duke e sjellë edhe njëherë këtë popull nën tutelën serbe.
Përshtypja e ime është se, Serbia, duke e pritur vendimin definitiv të QUINT-it për t’ia siguruar pjesën veriore, nuk po e sulmon Dardaninë që edhe mund të jetë me marrëveshje vetëm për ta okupuar veriun pa shkaktuar viktima ose, të nxis konflikt ndëretnik si shkas për të ndërhyrë.
Hafiz Shala
New York