Nuk është idoli ynë; Familja e Isaac Hayes nuk është e lumtur që kandidati presidencial Donald Trump ka përdorur një nga këngët e Hayes në fushatën e tij zgjedhore për dy vitet e fundit.
-Në dokumentet e publikuara në profilet e rrjeteve sociale të Hayes, familja kërkon që Trump të ndalojë së kënduari këngën dhe të paguajë tre milionë dollarë (32.3 milionë korona norvegjeze) për përdorimin e paautorizuar që nga viti 2022, deri në vitin 2024.
Familja e Hayes rifitoi të drejtën e autorit për këngën në mars 2022.
Ata pretendojnë se e drejta e autorit është shkelur gjithsej 134 herë….)
Djali i Hayes, Isaac Hayes III, dënon gjithashtu përdorimin e këngës nga Trump.
-Donald Trump është vetë simboli i mungesës së integritetit, jo vetëm përmes përdorimit të vazhdueshëm të muzikës së babait tim pa leje, por edhe përmes historisë së sulmeve seksuale ndaj grave, me një retorikë të turpshme raciste, shkruan Hayes III në llogarinë e tij në Instagram. ku poston edhe letrën “cease and desist” drejtuar Donald Trump. VG/ Stein Lstbø
Skandalet e Trumpit vazhdojnë; dyshohet se fabrikoi përjetimin e një fatkeqësie të afërt me vdekjen!!!
Të enjten e javës së kaluar, Donald Trump (78) foli për një përjetim të afërt me vdekjen, dhe në të njëjtën kohë sulmoi kandidaten presidenciale të demokratëve, Kamala Harris (59) gjatë një konference për shtyp në Florida.
Trump pretendon se kishte një udhëtim rrëqethës me helikopter që përfundoi në një ulje emergjente me Willie Brown, i cili është ish-kryebashkiaku i San Franciskos.
Brown dhe Harris ishin të dashuruar mbrena viteve 1994 - 1995!
Republikani pretendon se Brown i kishte folë shumë keq për Harrisin në udhëtim e sipër”!
-Ndërsa Brown thotë se kjo nuk ndodhë asnjëherë, as ulja emergjente dhe as biseda për Harrisin!
Kështu shkruan New York Times, e cila ka zbuluar këto vrima në historinë e Trumpit.
“Menduam se ndoshta ky ishte fundi, atëherë kur ne ishim në një helikopter në rrugën tonë për në një vend të caktuar së bashku, dhe më pas ai bëri një ulje emergjente.Kjo nuk ishte një ulje e këndshme, por edhe Willie Brown ishte pak i shqetësuar, kështu unë e njoh atë, e njoh mjaft mirë. Unë, nuk e kam parë prej vitesh, ai më tha gjëra të tmerrshme për të….) Ai kishte një rol të madh në atë që ndodhi me Kamalën, nuk e di, ndoshta ka ndryshuar mendje. Ai nuk ishte një fans i madh i saj në atë kohë, tha Trump”, gjatë konferencës për shtyp, sipas New York Times.
-New York Times kontaktoi Brown menjëherë pas konferencës për shtyp. Brown tha se e gjithë historia ishte e rreme, ai thotë se kurrë nuk ka qenë në një helikopter me Trumpin, as nuk ka përjetuar të qenit ndonjëherë në rrezik në helikopter!
Dikush mendon se Trump mund të ketë ngatërruar Brown me dikë tjetër. Ndër të tjera, politikani nga Kalifornia Nate Holden ka qenë me Trump në një udhëtim të trazuar me helikopter rreth vitit 1990, sipas BBC.
Të tjerë kanë treguar për një udhëtim me helikopter që Trump ndau me Jerry Brown, duke pyetur veten nëse republikani mund ta kishte ngatërruar atë me Willie Brown.
-Trump ka thënë se do të sigurojë prova të fluturimit me Willie Brown, por New York Times konfirmon se republikani Trump, sigurisht se tenton të mos i zbatojë premtimet për të ofruar prova, shkruan Elida Dynestøl për Abc!