Sot, aktualisht miq të sinqertë të Kosovës janë ata që janë me problemet dhe me shqetësimet e Kosovës. Miq të Kosovës janë ata të cilët nuk janë lëkundur dhe që nuk kanë ndryshuar apo që nuk janë “pishmanuar” për ndihmën që kanë dhënë për lirinë e Kosovës.
Shqiptarët kanë miq, por pyetja vjen natyrshëm se cilin shtet kanë aleat besnik shqiptarët sot?Dhe këtë koha do ta tregojë se mik i shqiptarëve është ai komb që i gjëndet gjithmonë e vazhdimisht, pra që i gjëndet pranë edhe sot në vitin 2024 Kosovës jo vetëm “me këshilla”, mik është ai që është në anën e Kosovës dhe jo me Serbisë, mik dhe miq të Kosovës janë ata që po armatosin ushtrinë e Kosovës dhe që janë me shqiptarët në mbeshtetje të sovranitetit, legjitimitetit dhe mbrojtjes së territorrit të Kosovës dhe nuk janë miq të sinqertë ata që duan ta ndajnë Kosovën.
A mund të jenë miq të Kosovës ata të cilët duan ta shpërblejnë genocidin serb, ata që duan ta ndajnë Kosovën. A janë miq ata diplomatë, shtete dhe emisarë që u bëjnë presion shqiptarëve për të pranuar receta e projekte që janë kundër Kosovës si Open Ballkanin, Bashkësinë e Komunave me shumicë serb, ata që mbajnë mbyllur dhe nuk hapin Urën e Ibrit, dhe ata që i vënë sanksione Kosovës pse zbaton ligjin, kushtetutën dhe demokracinë?
Dhe cudia është se si ka mundësi që edhe Shqipëria nuk është sot në mbështetje të Kosovës?
Kosova është mik i sinqertë me perendimin , me NATO-n dhe me të gjithë ato shtete dhe aleatë që e mbështetën Kosovën për clirimin e saj,Kosova me gjithcka është e gatshme për të kontribuar për cfarë kërkon prej saj bota demokratike, dhe Kosova është aleati më besnik i perendimit. Por edhe perendimi duhet ta mbështesë fort dhe për gjithcka cfarë ka nevojë Kosova, aq më tepër kur Serbia është kundër perendimit, kundër NATO-s, kundër shqiptarëve dhe aleate e Rusisë dhe Kinës.
Pse perendimi nuk kërkon krijimin e një Bashkësia të Komunave me shumicë Shqiptare në Preshevë, kur atje Serbia shkel liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, ndërsa minoriteti serb në Kosovë ka liri dhe të drejta si asnjë minoritet tjetër në botë. Mirëpo nuk është për tu çuditur aq shumë me ndërkombëtarët, sepse çudia më e madhe është te opozita politike në Kosovë, opozita politike e sëmundjes së rëndë të saj për pushtet të cilëve as që u intereson as hapja e urës së Ibrit por ndoshta edhe më keq akoma, që vetëm për të rrëzuar Albin Kurtin dhe për të ardhur opozita e dështuar në pushtet, opozita në Kosovë dhe qeveria në Shqipëri janë dakord për gjithçka pro me ndërkombëtarët edhe poqese ato mund të jenë me pasoja tepër të rënda për Kosovën, për sovranitetin dhe legjitimitetin shtetëror të saj