Ja politikanët, pseudopatriotët, serbofilët dhe fallcoproperendimorët që nuk duan hapjen e Urës së Ibrit.
Ura e Ibrit ka bërë ndarjen mes shqiptarëve dhe shqipfolësve, ku të gjithë shqiptarët e Kosovës janë për hapjen e saj sepse kjo Urë është në Kosovë dhe është e Kosovës. Shqiptarët janë për hapjen e Urës por kundër hapjes së saj janë e gjithë politika e mëparshme e cila ka dëshuar rëndë në shtrirjen e sovranitetit dhe të legjitimitetit shtetëror të Kosovës, dhe këta dështakë nuk duan që këtë ta bëjë politika dhe qeveria e Albin Kurtit.
Janë kundër politika dhe politikanët e mbrapshtë por edhe mediat mercenare të Kosovës dhe të Shqipërisë, janë korrupsioni dhe hajnija, janë dështakët dhe egoistët e nihilistët. Kundër hapjes së Urës së Ibrit është kryeministri i Shqipërisë që vendosi traun ndarës mes Shqipërisë e Kosovës, traun ndarës të “Rrugës së Kombit”.
Kundër hapjes së Urës së Ibrit janë ata të cilët janë shkaktarët e vertetë që lejuan ndarjen dhe mbylljen e saj.
Kundër hapjes së saj janë ata që kanë qenë për ndarjen e Kosovës, ata që kanë nënshkruar formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe ata që i falën trojet e Kosovës Maqedonisë e Malit të Zi.
Kundër hapjes së Urës janë edhe ata që deklarohen si proamerikanë dhe nën maskën e proamerikanizmit fals të tyre dhe proBE-së këta tipa fallco kritikojnë Kurtin dhe e akuzojnë atë si antiperendimor sepse Kurti nuk konsultohet për Urën me Perendimorët, por qëllimi që ata janë kundër hapjes së Urës është kumaria e vjetër e tyre me serbët, është serbofilizmi i tyre i fshehtë, dhe këta tipa nuk mund të dalin hapur pro-Serbisë por e bëjnë këtë me hipokrizi e djallëzi sikur me demek Kurti nuk po “konsultohet” me perendimin.
Ura e Ibrit do hapet sepse nuk do ketë kurrë ndarje të Kosovës, sepse këtë nuk do ta lejojë kurrë populli i Kosovës krah të cilit janë e do jenë si gjithmonë aleatët besnik dhe historik të shqiptarëve që u janë gjetur shqiptarëve, shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës në ditët më të vështira.