Ata që e kundërshtojnë hapjen e plotë të Urës së Ibrit tashmë edhe pas 25 viteve nga çlirimi i Kosovës duhet të jenë të çoroditur arrogantë, manipulues e dashakeq. Ta ndalosh qarkullimin e plotë në Urën e Ibrit në shekullin e 21 do të thotë ta kesh shpirtin katran të zi e të mos quhesh njeri!
Ura e Ibrit për Kosovën është e domosdoshme si buka, uji dhe liria për të mbajtur gjallë shpirtin dhe jetën pa të cilat nuk mund të jetojë njeriu.
Franca në vitin 1999 gjatë vendosjes së paqeruajtësve në Kosovë, KFOR-in francez e stacionoi pikërisht në Urën e Ibrit për tu mundësuar srukturave ilegale paralele serbe të vendosen mbi këtë urë si kufi për ndarjen e Mitrovicës, me çka Franca e dëshmoi lojalitetin e saj ndaj Serbisë gjenocidale.
Kjo nuk mbaroi me kaqë, por më 2-3 shkurt të vitit 2000 paqeruajtësit e KFOR-it francez i lejuan bandat e terroriste armatosura ilegale serbe të dirigjuara nga Beogradi të kryejnë masakrën më të madhe të pasluftës në Kosovë, duke vrarë dhjetëra, duke plagosur qindra shqiptarë dhe duke dëbuar me forcë 15 mijë shqiptarë autoktonë e te pafajshëm, të cilët edhe sot e kësaj ditë nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre!
As kjo nuk mbaroi me kaqë por më 29 gusht 2024 Emmanuel Macron-Presidenti i Francës e vizitoi Beogradin, me ç ‘rast nënshkruajti marrëveshjen për shitjen e 12 avionëve luftarakë francezë Rafaile Serbisë gjenocidale në vlerë prej 3 miliardë eurosh.
Kjo vizitë e Emmanuel Macron në Serbi u ealizua pas vizitës një muaj më parë të Olaf Scholz-Kancelarit të Gjermanisë në Beograd i cili me Serbinë gjenocidale nënshkruajti Marrëveshjen për shfrytëzimin e Litiumit në Serbi, të këtij minerali të rëndësishëm për bateritë e automjeteve.
Emmanuel Macron dhe të Olaf Scholzit padrejtësisht e penguan Kosovën që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës duke vendosur si kusht shtesë themelimin e Asociacionit serb në Kosovë, edhe pse Kosova moti i ka plotësuar kushtet për tu pranuar në KiE.
Për të qenë dyfytyrësia e Emmanuel Macronit dhe e Olaf Scholzit më e madhe, vitin që shkoi këta dy burrështetas e dorëzuan për zbatim në dialogun Kosovë-Serbi Propozimin e tyre franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve nëpërmjet dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel dhe në Ohër bashkë Aneksin e Zbatimit.
Për të qene ironia e turpi edhe më i madh Macron dhe Scholz së bashku edhe m të dërguarit special nga SHBA-të në dialogun Kosovë-Serbi në vazhdimësi i janë vërsulur Akbin kurtit dhe Qeverisë së tij, për ti zbatuar marrëveshjet e arritura, të cilat për hir të së Vërtetës Serbia gjenocidale është ajo e cila nuk po i përfill e zbaton marrëveshje e arritura, Serbia gjenocidale është ajo e cila nuk po e pranon fare dhe ka refuzuar ta nënshkruaje edhe Propozimin franko-gjerman dhe Aneksin e Zbatimit.
Vjosa Osmani-Presidentja e Kosovës gjatë qëndrimit të saj në Pragë në Forumin GLOBSEC 2024, më 1 shtator 2024, deklaroi se, “Tani për tani , tavolina e dialogut Kosovë-Serbi është e përmbysur”.
Miroslav Lajçak-emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi përkundër shantazheve që ia ka bërë deri sot këtij dialogu duke e favorizuar Serbinë gjenocidale, gjatë Forumit GLOBSEC 2024 në Pragë kërkoi të takohet me Vjosa Osmanin, por Presidentja e Kosovës e refuzoi se është e angazhuar me takime tjera.
Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak po këmbëngulin që dialogu Kosovë-Serbi të riaktivizohet. Miroslav Lajçak ka deklaruar se kësaj jave pas takimit në Slloveni do të udhëtojë për në Prishtinë.
Tërë kjo është një lojë e ndyrë diplomatike e BE-së ndaj Kosovës, sepse Kosova aktualisht gjendet në atmosferën parazgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
SHBA-të ndodhen në kulmin e fushatës së zgjedhjeve Presidenciale që do të mbahen në nëntor të vitit 2024, ku garojnë Kamila Harris - kandidate e demokratëve dhe Donald Trump kandidat i republikanëve.
BE-ja ndodhet para sistemimit të kuadrove të reja si rezultat i zgjedhjeve që tashmë kanë përfunduar.
Kosovës e vetmja shpresë i ka mbetu emërimi i z. Kaja Kallas nga Estonia në vend të Josph Borrell-it dhe emërimi i personit që do ta zëvendësojë Miroslav Lajçakun.
Në shkurt të vitit 2025 pritet që të largohet edhe Miroslav Lajçak si emisar në dialogun Kosovë-Serbi.
Zëvendësimi i Joseph Borrellit dhe Mirosllav Lajçakut me kuadro të reja do të sjell frymë dhe rrethana të reja që janë shpresëdhënëse për të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës.
Opozita tradhtare e mjerane në Kosovë aspak nuk e ka hallin e Kosovës për tu forcues si shtet me sovranitet. Opozita tradhtare e mjerane në Kosovë duke e kritikuar padrejtësisht Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij tërë veprimet i kryen në favor të Serbisë gjenocidale. Opozita tradhtare e mjerane në Kosovë e ka hallin vetëm si ta shpëtojë pasurinë multi milionëshe të fituar me hajni dhe si ta shpëtojë veten nga përgjegjësia para ligjit, të cilën e rrezikon zbatimi i Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila kësaj opozite ia ka future tmerrin në palcë.
Absurde dhe e turpshme është kërkesa e SHBA-ve dhe e BE-së që Kosova për hapjen e Urës së Ibrit të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë, të cilët apriori dihet se nuk do të japin dakordim pa lejen e Serbisë gjenocidale hegjemonist, por vetëm se dëshirojnë ta zvarrisin këtë çështje në favor të Serbisë gjenocidale, të cilën po mundohen me çdo kusht ta shkëpusin nga Rusia.
Shkëputja e Serbisë nga Rusia nuk do të ndodhën kurrën e kurrës, sepse serbët dhe rusët janë të një gjaku, morali e karakteri, sepse i takojnë të njëjtës Kishë Orthodokse Ruse e Serbe okupuese dhe hegjemoniste, dhe se vëllazëria mes serbëve e rusëve është shekullore dhe nuk mund të prishet aq lehtë siç mendojnë SHBA-të e BE-ja bazuar në naivitetin e tyre diplomatik.
Për Kosovën do të jetë e pafalshme që edhe pas 25 viteve të mos e hapën Urën e Ibrit për qarkullim të plotë.
Shprehja filozofike popullore shqiptare thotë, “Një katund që shihet nuk lyp kallauz”, që do të thotë se ndërkombëtarët e kanë humbur toruan dhe janë hutuar pas Serbisë gjenocidale, sa që për Serbinë gjenocidale janë gati ta bëjnë kurban Kosovën demokratike e besnike, pro SHBA-ve, pro BE-së dhe pro NATO-s.
Shprehja popullore filozofike shqiptare thotë “Xhenazja-arkivoli pret, por hapja e Urës së Ibrit nuk pret”, që do të thotë se Ura e Ibrit duhet hapur tani e jo mot, dhe deti u bëftë kos, sepse e drejta qëndron në anën e Kosovës.