SHBA, BE e NATO përballë mashtrimeve të Serbisë dhe të Aleksandër Vuçiqit

Opinione

SHBA, BE e NATO përballë mashtrimeve të Serbisë dhe të Aleksandër Vuçiqit

Nga: Rexhep Torte Më: 5 shtator 2024 Në ora: 13:17
Rexhep Torte

Maria Zaharova-zëdhënëse e Rusisë më 5 shtator 2024 thirrjen e Emmanuel Macronit-presidentit të Francës për Serbinë për t’u bashkuar kundër Rusisë e quajti “çmenduri absurde”, duke shtuar se “Ne kemi dëgjuar shumë deklarata iracionale nga liderët perëndimorë,por ky është shembull i qartë i “çmendurisë absurde”. Ajo u bëri thirrje gazetarëve serbë të kujtojnë historinë e pëbashkët midis Serbisë dhe Rusisë dhe të kenë parasush implikimet e ardhshme të rreshtimit me fuqitë perëndimore”, deklaroi Zaharova,informon “Bota Sot”.

Krimineli Aleksandër Vulin-zv/kryeministër i Serbisë gjenocidale ,gjatë vizitës së tij këtyre ditëve në Rusi,në takimin e tij me Vladimir Putinin-presidentin e Rusisë,u ankua si edhe here tjera se me insinuate dhe shpifje gjoja në Kosovë po përgatitet spastrim etnik i serbëve përkundëtr fakteve se pakica serbë në Kosovë nuk ka patur dhe nuk ka asfarë rreziku nga shqiptarët,por kjo pakicë serbe po shfrytëzohet nga Beogradi për qëllime destabilizuese dhe ekspansioniste.

SHBA, BE e NATO çuditërisht po lejojnë që në dialogun Kosovë-Serbi të ulen ballë për ballë krimineli Aleksandër Vuçiq që opsion jetik e ka luftën,vrasjet,krimin dhe hegjemoninë karshi me Albin Kurtin që opsion e ka lirinë, paqen, bashkëjetesën dhe barazinë për të gjithë banorët e Kosovës pa marrë parasysh etninë e tyre?!

Ky qëndrim i SHBA-ve,i BE-së dhe i NATO-s bie ndesh me demokracinë dhe etikën njerëzore,sepse është i padrejtë,i patolerueshëm dhe absurd!

Nuk ekziston rast identik në historinë botërore siç është sot qëndrimi ledhatues,tolerues e nënshtrues i SHBA-ve,BE-së e NATO-s,bastion të demokracisë,paqes e lirisë, qëndim i cili manifestohet duke u dhënë mundësinë Serbisë gjenocidale dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq-president i këtij shteti gjenocidal që në shekullin e 21 t’i mashtrojë kaqë lehtë e në mënyrë kaqë transparente e naive!

Serbia gjenocidale në fundshekullin e 20-të me në krye kriminelin Sllobodan Millosheviq dhe me bashkëpunëtorët e tij të ngushte Aleksandër Vuçiq,Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin nxitën e nisën katër luftëra gjenocidale në Ballkan,luftën në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës, me të vetmin qëllim që t’i okupojnë këto vende.

Serbia gjenocidale me ndihmën e këtyre kriminelëve në këto katër luftëra gjenocidale shkaktoi vrasjen e masakrimin e qindra mijëra civilëve të pafajshëm, dhunimin e qindra mijëra femrave autoktone,eksodin e miliona vendasve autoktonë dhe në këto vende shkaktuan shkatërrime dhe djegie të pa imagjinueshme.

Në Kosovë në vitet 1998/99 Serbia gjenocidale kreu agresion gjenocidal me 40 mijë ushtarë,paramilitarë dhe policë të armatosur gjerë në dhënbë e të shoqërur me avionë,helikopterë ushtarakë,me autoblinda,tanke dhe altileri të fuqishme, ndaj popullatës së pafajsheme e shqiptare duarthatë dhe të paarmatosur.

Në këtë agresion gjenocidal Serbia gjenocidale kishte për qëllim dëbimin e shqiptarëve autoktonë nga Kosova dhe mbushjen e Kosovës me serbë nga të gjitha anët.

Të rikujtojmë se ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale në këtë agresion gjenocidal vranë dhe masakruan 15 mijë shqiptarë autoktonë të të gjitha moshave e gjinive.Në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë,në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare. Dhunuan më mënyrë shtazarake 20 mijë femra të pafajshmë autoktone shqiptare. Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1600 djelmosha të pafajshme autoktone shqiptare,fatii i të cilëve ende nuk është zbardhur.Mijëra kufoma shqiptare të vrarë e të masakruar në Kosovë soldateska serbe i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi,i fundosi në lumen danub,por një pjesë edhe e dogji në hekuranën e Pançevës, vetëm e vetëm pë t’I fshehur gfjurmët e krimeve.

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq edhe pas 25 viteve nuk po e pranojnë dhe e mohojnë se kanë kryer krime e gjenocid në Kosovë dhe nuk po i tregojnë as vendet e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur viktimat shqiptare!

Ivica Daçiq në cilësinë e Ministrit të Jashtëm të Serbisë gjenocidale,në vitin 2020 i kërcënoi publikisht serbët që të mos i dregojnë vendet në Serbi ku janë varrosur iktimat shqiptare në serbinë gjenocidale.

Çuditërisht edhe sot e kësaj dite as KFOR-i, as EULEX-i dhe askush nga ndërkombëtarët nuk e morën në përgjegjësi Ivica Daçiqin që të tregojë saktësisht ku janë varrosur viktimat shqiptare!

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq nuk po e pranojnë se kanë kryer masakra dhe gjenocid në Kosovë, edhe përkundër fakteve e dëshmive se në Kosovë janë kryer më shumë se 400 masakra nga Serbia të cilat janë të regjistruara në 2000 kaseda, CD dhe inçizime tjera filmike nga Esat Shala me shokë, inçizime që SHBA, BE, NATO dhe OKB mund t’i shikojnë në çdo kohë.

Serbia gjenocidale po e mohon edhe masakrën e Reçakut të cilën e konstatoi nqë vendndodje Wilijam Walker ambassador asokohe i OSBE-së në Kosovë,i cili i tronditur nga kjo masakër menjëherë e informoi selinë e OSBE-së,pas të cilës Bill Clinton-Presidenti i SHBA-ve urdhëroi NATO-n që të kryejë sulme ajrore ndaj caqeve serbe në Kosovë, Serbi dhe në Malin e Zi dhe pas 78 ditë bombardimesh Serbia gjenocidale u detyrua të largohet nga Kosova dhe Kosova e fitoi lirinë e saj të shumëpritur.

KFOR-i, EULEX-i, ambasadorët e QUINT-it dhe as ambasadorët e diplomatët e tjerë nga SHBA, BE dhe NATO nuk po bëjnë presion që ta detyrojnë Serbinë gjenocidale t’i hapën Arkivta e Luftës ku gjenden të shënuara me saktësi e përpikmëri të gjitha skenarët dhe planet e gjenocidit serb në Kosovë.

Serbia gjenocidale është bërë strehë e sigurtë e kriminelëve serbë të cilët jetojnë të lirë e të privilegjuar në Serbi, në vend që të jenë prapa grilave dhe të përgjigjen për krimet makabëre të kryera në Kosovë.

Në vend se të arrestohen dhe të përgjigjen para ligjit kriminelët serbë që njihen me emër e mbiemërpër krimet e kryera në Kosovë, të rikujtojmë se Barak Obama kur ishte president i SHBA ne bashkëpunim me krerët e politikës së BE-së dhe SHBA-ve ua imponuan Kosovës dhe udhëheqëve të saj të atëhershëm naivë e të papërgjegjshëm dialogun Kosovë-Serbi fillimisht si dialog teknik,që së shpejti u kthye në dialog politik,gjithnjë me qëllim që t’i vihen në krah Serbisë gjenocidale karshi Kosovës viktimë.

Odisejada e dialogut Kosovë-Serbi e filluar me politikën pro serbe të Ketrin Eshton, Fredrika Mogherini, Johanes Hahn po vazhdon edhe sot me Joseph Borrellin dhe Mirosllav Lajçakun, pro serbë të dëshmuar.

Kësaj politike pro serbe për fat të keq me qendrimet e tyre pro serbe iu bashkuan edhe Jon Bolton, Richard Grenel, Mathew Palmer, Antony Blinken, Gabriel Eskobar dhe James O’Brien nga SHBA-të.

Këta diplomat të sipër theksuar në vend që të angazhohen për të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës,ata këmbë e krye u angazhuan dhe u vunë në mbrojtje të Serbisë gjenocidale.

Dështimi i demokracisë së SHBA-ve e BE-së shihet në takimet e Aleksandër Vuçiqit me Albin Kurtin

Diplomacia amerikane dhe evropiane shpërfaq denigrimin dhe poshterimin e saj duke lejuar që krimineli Aleksandër Vuçiq-President i Serbisë gjenocidale të ulet ballë për ballë me paqedashësin Albin Kurti-Kryeminisstrin e Kosovës.

Kjo është marrëzia më e madhe dhe e pafalshme e SHBA-ve dhe e BE-sëndaj Kosovës dhe shqiptarëve,sepse krimineli Aleksandër Vuçiq e ka vendin prapa grilave në Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës në Hagë,e jo në dialogun Kosovë-Serbi,sepse krimineli mbetet kriminel,sepse krimineli jeton për luftë e vrasje,dhe në asnjë mënyrë nuk mendon për paqe e lumturi.

SHBA dhe BE i dinë të gjitha krimet që Serbia I ka kryer në Ballkan dhe në Kosovë,megjithatë i janë nënshtruar dhe janë bërë pre e mashtrimeve të Serbisë gjenocidale dhe të kriminelit Aleksandër Vuçi,i cili din të flirtojë e të bëjë kurvërii diplomatke e politike e edhe më Rusinë e Kinën, por edhe më SHBA-të, BE-në e NATO-n.

Sjelljet dhe qëndimet e Serbisë gjenocidale dhe të kriminelit Aleksandër Vuçiq ndaj SHBA-ve, BE-së e NATO-s u ngjajnë plotësisht sjelljeve të një prostitute që shitet për para.

Sjelljet dhe qëndrimet e SHBA-ve,të BE-së dhe të NATO-s u ngjajnë nje deliriumi të klientit ndaj prostitutës,i cili i magjepsur pas saj braktis dhe lë mënajnë familjen, shtetin, demokracinë dhe paqen.

Sebia gjenocidale merr miliarda investime nga SHBA dhe BE,poir ende nuk I ka vendosur sanksione Rusisë gjenocidale.Marko Gjuriq ishte organizatori i djegies së ambasadës së SHBA-ve në Beograd gjatë protestave në vitin 2008,megjithatë SHBA-të e pranuan që ai të jetë ambassador i Serbisë gjenocidale në SHBA,që i kishte dyert e hapura në Deparaqmentin Amerikan të Shtetit.

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq edhe pas 25 vitesh nuk po e zbardhin rrëmbimin,plaçkitjen dhe vrasjen e vëllezërve Ylli,Agron dhe Mehmet Bytyqi në vitin 1999 qëu krye nga plocia serbe.

Serbia gjenocidale vitin që shkoi kreu sulm terrorist te Manastiri Orthodoks Banjskë në Zveçan,me çrast u vra në detyrë polici Afrim Bunjaku,dhe ku ku policia e Kosovës konfiskoi autoblinda dhe sasi maramendëse të armëve dhe municionit,ndërsa Serbia nuk po ia dorëzon Kosovës Milan Radojçiqin,organizatorin e këtij sulmi terrosrist.

SHBA, BE dhe NATO nuk po e kritikojnë e sanksionojnë Serbinë gjenocidale edhe pse Serbia gjenocidale është organizatore e të gjitha tensioneve në veri të Kosovës,por e kritikojnë dhe padrejtësisht e kanë sanksionuar Kosovën vetëm se Kosova po i zbaton Kushtetutën dhe ligjet e saj në Veri të Kosovës.

Allbin Kurti dhe Qeveria e tij veprojnë në të mirë të tërë banorëve të Kosovës

Me shtrirjen e sovranitetitnë Veri të Kosovës mbi bazën e zbatimit të Kushtetutës dhe ligjeve demokratike të Kosovës,tashmë pas 25 viteve nga çlirimii Kosovës Albin Kurti dhe Qeveria e tij e ndërprenë Kontranbandën e organizuar që lulzonte në Veri të Kosovës. I larguan grupet e armatosura ilegale terroriste serbe, i konfiskuan pasuritë e terroristit Milan Radojçiq në Veri të Kosovës, i mbyllën 9 postat ilegale serbe në Veri të Kosovës që vepronin pa liçencë, i mbyllën pesë insitucionet komunale paralele ilegale serbe në Veri të Kosovës që vepronin me direktiva nga Beogradi dhe që në zyrat e tyre mbanin fotografitë e kriminelit rus Vladimir Putin. Albin Kurti dhe Qeveria e tij tani janë në përgatitje e sipër të hapjes të Urës së Ibrit për qarkullimin edhe të automjeteve që është në të mirë të të gjithë banorëve.

SHBA, BE dhe NATO këto veprime të Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij në Veri të Kosovës që janë në të mire të banorëve pa dallim etnie i quajnë të pakoordinuara me aleatët dhe të rrezikshmme, gjithnjë me qëllimin dhe shpresën iluzore për ta shkëputur Sebinë nga Rusia.

Por Maria Zaharova-zëdhënëse e Qevrisë së Rusisë më 5 shator 2024 deklaroi se Rusia thirrjen e Emmanuel Macronit-presidentiut të Francës për Serbinë për t’u bashkuar kundër Rusisë e quajti “çmenduri absute”, duke shtuar se “Ne kemi dëgjuar shumë deklarata iracionale nga liderët perëndimorë, por ky është shembul i qartë i “çmendurisë absolute”, tha Zaharova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat