Ambasadori Hill në anën e Vuçiqit

Opinione

Ambasadori Hill në anën e Vuçiqit

Nga: Faton Mehmeti Më: 6 shtator 2024 Në ora: 21:14
Faton Mehmeti

Me respektin e madh që kam pasur dikur për ambasadorin Christopher Hill, më duket them se ndjehem i dëshpëruar për transformimin e tij të madh në raport me Kosovën. Sikur, mbrojtës i fortë i kauzës së Kosovës për çlirim, z. Hill prej se është emëruar ambasador në Serbi, ka ndjekur një qasje të gabuar duke anuar ndaj Serbisë, rrjedhimisht duke qenë kundër Kosovës; edhe pse e vërteta është ndryshe.

Deklaratat e tij në favor të Serbisë nuk kanë të ndalur, ambasadori Hill lavdëroi Serbinë për blerjen e armëve duke e përgëzuar për “afrimin e saj në NATO”. Naive një deklaratë e tillë nga një ambasador i një shteti që ka bombarduar Serbinë për krime, po me armët të cilat ajo i blente dikur, është e njëjta Serbi që nuk blen armatim për t’u futur në NATO.

Mbi 65% e qytetarēve janë kundër NATO-s e pro Rusisë, duke përfshirë këtu edhe vetë presidentin e Serbisë. Vuçiqi është argat i Rusisë, interesava të saj dhe punon në këtë drejtim. Në vend se të qortone Serbinë për sulmin në Banjskë dhe t'i bënte me dije Vuçiqit se janë duke e mbikëqyr për armatimin e saj, z.Hill inkurajon të armatoset shteti gjenocidal, me çka rreziku për konflikt vetëm sa shtohet.

Edhe më e tmerrshme është kritikat ndaj Kosovës që z. Hill i bën, në vend se të përgëzojë për largimin e strukturave kriminale në veri, punë që është dashur moti ta bënte KFOR-i, kritikon pse mbron vendin dhe pse po e kthen veriun në normalitet. Absurd të deklarohet kështu ambasadori amerikan, nga një hero gjatë luftës ambasadori Hill u tjetërsua në "armik" të Kosovës dhe popullit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat