Udbashët shqiptarë në ish- Jugosllavi të prirur për mizori

Opinione

Udbashët shqiptarë në ish- Jugosllavi të prirur për mizori

Nga: Rexhep Torte Më: 13 shtator 2024 Në ora: 09:34
Rexhep Torte

Udbashët shqiptarë nuk kishin shpirt njeriu,ata për nga shpirtligësia ua kalonin edhe bishave të egra.

Gazetari dhe moderaori Ermal Panduri në emisionin e tij “Debat Plus” ditë më parë në një serë emisionesh televizive ua dha mundësinë ish të burgosurve/të burgosurave politikë patriotë shqiptarë t’i rrëfejnë publikisht përjetimet e tyre të tmerrshme që i patën pësuar nga udbashët shqiptarë nëpër burgjet serbo-ish Jugosllave.

Gazetari dhe moderatoi Ermal Panduri deklaroi se gjatë emitimit të këtyre emisioneve mbresëlënëse edhe ishte kërcënuar për komentet dhe trajtimin e ish të burgosurve/të burgosuarave politikë shqiptrë nga udbashët shqiptarë,por me gjithatë ai e vazhdoi dhe e përfundoi qëllimin dhe punën e parashikuar në misionin e tij fisnik duke zgjuar interesim të jashtëzakonshëm te shikuesit.

Unë u bashkangjitem të gjithë atyre që e çmuan lartë punën e gazetari dhe moderatorit Ermal Panduri për investifikimin e ish të burgosurve/të burgosurave politikë patriotë shqiptarë dhe që ua dha mundësinë t’i tregojnë përjetimet e tyre mizore nga udbashët shqiptarë me me emer e mbiemër,dhe e falenderoj nga zemra vëllazërisht për këtë emision tejet të qëlluar,tejet të sukseshëm hulumtues,dokumentues dhe mbi të gjtha edukativ për brezat e rinj.

Hulumtues sepse nënpërmjet këtij emisioni ndjekësit e këtyre rrëfimeve patën mundësinë të binden në mënyrë të drejtpërdrejtë nga rrëfimet e të ish të burgosurve politikë patriot shqiptarë,femra e meshkuj të përjetuara nëpër burgjet serbo ish Jugosllave.

Në këto emisione në “Debat Plus” dolën në dritë sjelljet shtazarake që udbashët shqiptarë i kishin demonstruar ndaj ish të burgosurve/të burgosurave patriotë sypatrembur shqiptarë,të akuzuar vetëm se kërkonin të drejta të barabarta për shqiptarët dhe ishin kundër sistemit monist të serbo ish Jugosllavisë,sistem i cii i kishte vënë në spikamë urrejtjen ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe në tërë ish Jugosllavinë e Titos dhe të Rankoviqit.

Këto emisione kishin edhe mesazhin e tyre edukativ,sepse asgjë nuk mbetet pa u zbuluar,sepse e vërteta vonon por nuk harron dhe se vuajtjet që i pësuan shqipatërt atdhetarë patriotë nëpër burgjet serbo ish Jugosllave,që derisot kishin mbetur të mbuluara nga heshtja dhe pamundësia që të dalin e të kuptohen nga opinionin i gjerë.Këto emisione në “Debat Plus” e dhanë mesazhin e fuqishëm për gjeneratai e sotme e të ardhëshme se sa të pamëshirshëm kanë qenë udbashët shqiptarë sherbëtorë të Serbisë ndaj ish të burgosurve/të burgosurave politikë patriotë shqiptarë të guximshëm dhe rezistues në kohën e sistemit monist serbo ish Jugosllav.

Në këto emisione të “Debat Plus” me mër e mbiemër u zbulua një numër i konsiderueshëm i udbashëve shqiptarë që ishin në shërbim të UDB-së serbo ish Jugosllave.

Me këto emisione të “Debat Plus” sadopak u plotësua një pjesë e historiesë të ish të burgosurve/të burgosurave patriotë shqiptarë të guximshëm dhe rezistues ndaj sistemit monist serbo ish Jugosllav,sepse edhe shumë ish të burgosur tjerë kanë ndëruar jetë dhe nuk patën rastin t’i tregojnë vuajtjëet e tyre nga udbashët shqiptarë në këto kazamate të burgjeve antishqiptare.

Burgu është një vend i mallkuar ku shpërfaqet dobësia morale,dobësia e karakterit dhe egërsia njerëzore e udbashëve,agjentëve,gardianëve dhe e drejtuesve të burgut.

Burgu paraqet një vend të izoluar nga jeta përtej mureve të burgut,paraqet nje zgavër ku ekzistojnë tjera rregulla jete nga ato që egzistojnë jashtë mureve të tij.

Të burgosurit kur futet në qelinë e burgut i hiqen edhe lidhëset e këpucëve,dhe nuk i lejohet të ketë me vete asnjë send i fortë.

Në këto emisione të “Debat Plus”dolën në dritë edhe një mori emrash e mbiemra të udbashëve shqiptarë që për fat të keq sot e kësaj dite nuk e kanë marrë ndëshkimin e merituar dhe sillen me kryeneçsi sikur nuk kanë bërë asnjë të keqe.

Njëri ndër ta ishte në emisionin ‘Debat Plus ishte edhe ish udbshi Mehmet Loci,i cili për habinë e shikuesve nuk shprehu asnjë pendesë pë veprimtarinë r tij prej udbashi ndaj ish të burgosurve politikë shqiptarë të cilët rrëfyen për torturat që i kishin përjetuar nga ky udbash në burgjet e Kosovës,duke deklaruar se, “Unë me gishta i njoh kë e kam rrahur”.

E keqja më e madhe është se këta udbashë nuk e kanë marrë dënimin e mrriturar edhe pasi Kosova e fitoi lirinë e pavarësinë,e para,dhe e dyta këta udbashë në kohën e sistemit monist serb të ish Jusoslllavisë ishin tejet të privilegjuar dhe fëmijë e tyre gjithnjë kanë qenë të privilegjua për tu regjistruar nëpër fakultete me bursa të mira,dhe sot mund të jenë edhe të sistemuar në punë të rëndësishme dhe të shërbejnë si sekserë të Serbisë.

Këto emisione ma rikujuan burgosjen time si gazetar i “Rilindjes” nga Dibra në vitin 1971,mbi bazën e nje intrige të shpifur nga dibranët Nijazai Limanovski dhe Halit Basha.Mua më arrestuan në Dibër dhe më dërguan në burgun e Shutkës në Shkup.

Qelia në këtë burg kishte vetëm një shtrojë të hollë mbi çimeno dhe një batanie.Toaleti ishte brenda në qeli dhe pa derë.Dritarja ishte lartë dhe mund ta hapte apo mbyllte vetëm gardiani që bënte roje në atë pjesë të burgut.

Çdo ditë për ne të burgosurit ishte caktuar një shëtitje e shkurtër në oborr që quhej shëtitje e vdekur,sepse nga muret e larta shikohej vetëm qielli dhe ndonjë shpend që mund të fluturontë rastësisht.Shëtitja quhej e heshtur sepse nuk guxoje të bisedoje as me shokët e qelisë tënde.

Për çudi të burgosurit më me përvojë nëpërmjet tingujve që i dërgonin nëpërmjet radiatorëve edhe komunikonin njëri me tjetrin.

Më të vështirat e burgut ishtin hetuesia psikike dhe malltretimet fizike.Hetuesia psikike kishte të bëjë me marrjen në pyetje nga inspektorët dhe përgjigjet që duhej t’ua jepje.Ti si i burgosur je i vetëm kurse inspektoret ndërohen çdo dy orë.I burgosuri raskapitet nga pyetjet dhe nata e gjatë,dhe kur të vinte gjumi inspektori ta derdhte në kokë kovën që të kthjellohesh,dhe askush nuk interesohej a ke të ftohtë ose jo edhe kur të kthenin në qeli.

E padurueshme në burg ishte dhuna fizike që të alivanoste dhe të përplaste për toke.Hetuesit ndaj meje në Burgun e Shutkës për mua ishin të panjohur dhe flisnin vetëm maqedonisht,dhe unë nuk kisha mundësi ta identifikoja asnjërin prej tyre.

Edhe kur të vizitonte avokati avokati yt biseda zhvillohej në prani të gardianit dhe duhej të flisje vëtëm maqedonisht.Kështu ishte asokohe.Për mua mbështetja e vetme që kisha ishte vetëm Zoti i Madhërishëm,që më dha kurajo e qëndrueshmeri psikike e fizike të dal i gjallë nga burgu.

Udbashët për nefcin e tyre anti njeri ua kalojnë edhe bishave më të egra,sepse vuajtjet ndaj njeriut për ata janë ushqim dhe argëtim.

Udbashët duhet të ndëshkohen,të anatemohen,të diferencohen,tëpërjashtohen dhe të jenë të urryer.

Këta krijesa me pamje njeriu por me sjellje mizore e të egra shtazarake për fat të keq janë të pranishm edhe sot në mesin tone.

Këta persona me pamje njeriu por me sjellje mizore dhe me gatishmëri për tu shkaktuar gjëma e tragjedi njerëzve tjerë janë fatkeqësi e njerëzimit.

Ktëta njerëz me shpirt më të egër edhe se shtazët e egra,pikë sëpari nuk janë e mira e vetvetes,e familjes dhe e farefisit dhe as të rrethit ku jetojnë.

Për ta kuptuar më mirë se si shqiptarët rekrutohen,dakordohen,dëshmohen dhe bëhen xhelatë të serbo-sllavëve kundër bashkëkombasve të vet shqiptarë,duhen bërë analiza të thella psikoanalitike.

Këta shqiptarë trushpërlarë jetojnë dhe veprojnë sipas instiktit të kafshëve,ndoshta edhe më keq se kafshët.

Tradhtarë anti kombëtarë ishin edhe spiunët shqiptarë të cilët për iteresa meskine i gjurmonin patriotët dhe liridashësit shqiptarë,i identifikonin dhe i paraqitnin te UDB-ja serbo ish Jugosllave.

Kam bindje të plotë që edhe spiunët edhe udbashët shqiptarë për të gjitha veprimet e tyre të liga do të nddëshkohen nga Zoti i Madhërishëm qoftë me ndonjë fatkeqësi ose sëmundje të rëndë në këtë jetë,por edhe me vendosjen e tyre në Xhehenem në jetën e përtejme,nga kjo shpëtim nuk ka!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat