Dy gishtat e dorës fitore edhe e diasporës

Opinione

Dy gishtat e dorës fitore edhe e diasporës

Nga: Dedë Preqi Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 19:09
Dedë Preqi

Diaspora është një arterie e rëndësishme e atdheut, e cila shumë aktivitete dhe kontribute i drejton në favor të vendit të vet, qëllimi i sëcilës është ta furnizojë dhe ndihmojë zemren e atdheut, që të funksionoj më mirë dhe më shëndetshëm.

Shumica e qytetarëve të vendit tonë, që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut, e kanë të drejtën e votimit, që të japin kontributin e tyre në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke vazhduar këtë proces në 19 vende të ndryshme të botës.

Angazhimi dhe rroli i diasporës për atdheun e vet është një sjellje me përvojë të madhe, dhe ska dyshim se kjo është e gatshme pa nguruar që ti jap vetës detyra të pakufishme, duke treguar atdhe-dashurinë, humanitetin dhe gjithçka tjetër prej vetës, që t’i ofrohet dhe dhurohet atëdheut të vet dhe në shërbim të popullit.

Mërgata, apo diaspora shqiptare si gjithherë është e lidhur ngusht me rrënjët e trungut të vet, e cila me një energji të pashterrshme dhe me fuqinë e zemres e mendjes gjindet pranë të dashurëve të vet dhe sa herë vjen në pyetje atdheu, kjo gjindet e gatshme në çdo kohë të mirë dhe të vështirë.

Të thëmi edhe këtë, për dinjitetin e saj të patjetërshueshëm, por edhe përgjegjësinë e saj vetiake e kolektive, ndaj atdheut të tyre, të cilat janë të shënuara në ditarin e tyre të ruajtur, ku një masë e madhe e këtij kontributi ndonjëherë është edhe keqpëdorur e tradhëtar nga matrapazët e ndryshëm, që luanin rrolin e pushtetit të kohës.

Zanafilla e kësaj të keqe lidhet me partitë e mëdha politike që ishin dikur (dihet cilat) që gëzonin një respekt dhe përkrahje të madhe nga popullata e mërgatës, ata përvetësuan shuma marramendëse e të hollave dhe ndihmave materiale, dedikuar lirisë dhe çështjes së atdheut.

Ndërsa në anën tjetër na shpaloset mundësia e dytë, por edhe e ndytë, nga grupet dhe njerëzit e disa  partive të njohura, të cilat me këto kontribute të mërgatës i mbushën xhepat e tyre private, që sot janë edhe milionera dhe jetojnë në vila luksoze.

Kjo formë dhe shprehje e mundit dhe djersës së mërgatës, nuk do të thotë se meriton vetëm një gjykim moral, por tregon një strukturë njerëzore që mund të merret si formë negative dhe tradhëtare e njerëzve të kombit të vet, ku të njëjtit edhe sot në vend që të japin përgjegjësi dhe të dënohen nga veprat e tilla, ata mundohen të krijojnë imazhe të reja mbi vlerat e kësaj mërgate.

Edhe kësaj radhe shumica e mërgimtarëve vijnë në zgjedhje, duke udhëtuar në linja të ndryshme, poashtu edhe me aeroplan, të cilët nga gëzimi ngrisin dy gishta në shenjë fitoreje, por është e dëmshme dhe turp për shoqërinë tonë, në veçanti për mediumet e tilla, si TV-Klan, që dy gishtat e disporës po i shdërrojnë në tre, duke manipuluar me mërgatën e dashur dhe popullatën e këtij vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat