Akoma e kemi një opozitë me lepur në bark

Opinione

Akoma e kemi një opozitë me lepur në bark

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 12 shkurt 2025 Në ora: 16:18
Albin Kurti nga LVV-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga AAK

Nuk ka qenë edhe aq vështirë ta kuptojmë rrolin e opozitës aktuale përmes slloganeve të saj, e cila e e shpalosi në fushatat zgjedhore, ku përpiqej më shumë të tregonte ngadhnjim të « domosdoshëm » të pushtetit, se do të tregonte programet e veta për zhvillimin e vendit.

Dhe për ta kuptuar zhvillimin dhe realitetin e këtij procesi të zgjedhjeve në Kosovë, së pari duhet ta kuptojmë rrezulltatin e tyre, apo të kemi një pasqyrë reale të tyre, dhe do ta kuptojmë se kjo garë do të ishte e ndarë, ku e tërë opozita, që nga PDK, LDK, AAK dhe të tjera, angazhohen që të gjitha të ngadhnjejnë ndaj partisë në pushtet LVV.

Nuk duam që të anojmë në anën e njërës, apo tjetres, por ta përkrahim anën e rrjedhës, ku bëhët e qartë se këtë opozitë sikur e kanë pushtuar djajt, që nuk e lënë rehat, me sjelljet e tyre aq djallëzore, sa që nuk mund të gjeshë një krahasim tjetër, me kauzën e tyre të etur vetëm për pushtet.

Opozita si shtyllë kryesore në qeverinë e një vendi, sikur edhe në Kosovë, do duhej me kauzat e saj të dallohej me tiparet e një opozitarizmi të fuqishëm në plotësimin e nevojave të një procesi bazik në marrjen e vendimeve dhe ratifikimin e ligjeve për të arritur një qëllim të përbashkët për zhvillimin e këtij vendi, që këtë herë katër vite me radhë një opozitë e tillë e tregoi të kundërtën.

Rroli i opozitës do duhej të jetë i atillë, të tregohet e aftë dhe me një koncept vlerash me veprimet e saj, ndër ato që janë kauza të rëndësishme për shtetin dhe popullin e këtij vendi, dhe sëcili që e merr votën dhe besimin e popullit, i detyrohet që ti përmbush këto obligime dhe detyrime ndaj kërkesave të sovranit të vet, por për fat të keq kjo opozitë nuk ishte e atillë, ndoshta as për afër.

Pse duam t’i referohemi situatës së opozitës së sotme në Kosovë, e cila pushtetin apo qeverisjen e kryeministrit Kurti, do ta trajtonte si qeverisje jo transparente, jo produktive dhe në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare, sikur kjo tregohet e pa dëgjueshme dhe e pa përshtatshëme, duke rënë në kundërshtim shpeshherë me këshillat dhe sugjerimet e tyre.

Mirëpo, në realitet nuk do të ishte kështu, sepse domethënja e saj pa pikë dyshimi do të ishte ndryshe, dhe qeveria e Kosovës, me kryeministrin Albin Kurti, është e vetëdijshme se marrëdhëniet me ndërkombëtarët i përforcojnë dhe avancojnë proceset zhvëllimore të vendit tonë, në veçanti marrëdhëniet me SHBA-të, të cilat janë transparente dhe shumë të mira.

Do duhej një hetim më i saktë, që do na qojnë te një realitet i një kërkimi të thjeshtë, pavarësisht nga madhështia e pushtetit të Albin Kurtit, dhe pavarësisht që i fitoi shumicën në këto zgjedhje, por dukuritë elementare të aktivitetit dhe angazhimit të këtij përsonaliteti në udhëheqje të vendit, formojnë bindje dhe dëshmi, që do bazohen mbi llogaritë racionale dhe në interesa nacionale të këtij populli dhe këtij vendi.

Prandaj, një kryeministër si asnjë tjetër, që është vënë në detyrën e zotërimit të gjërave në teritorin e shtetit të vet pa dallim dhe nuk pranon përuljen e nënshtruesit serb apo kujdo tjetër, që të nëpërkëmbët e abuzohet dinjiteti i popullit dhe sovraniteti i shtetit të këtij vendi.

Nuk ka pikë dyshimi se do ta kemi përsëri një opozitë të tillë me lepur në bark, që po vrapon e frikësuar për të ardhë në pushtet, sepse as vetë nuk është e sigurtë dhe jo vetëm, edhe mbas kesaj humbje, të cilën e ka pranuar edhe vetë dhe këtë lloj çrregullimi do duhej ta përmirësoj në të ardhmën, nga fakti i të qenit një « pushtet » i mirë, apo një « opozitë » e fortë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat