Kosova, 17 vite pavarësi me partitë opozitare përplot tradhti

Opinione

Kosova, 17 vite pavarësi me partitë opozitare përplot tradhti

Nga: Rexhep Torte Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 10:36
Rexhep Torte

Urime Kosovë e dashur Dita e Pavarësisë që erdhi pas një shekulli vrasjesh, masakrash e dëbimesh nga ana e Serbisë gjenocidale, që vrau e preu, që dogji e shkrumoi shtëpi, male e fusha, por ti Kosovë e bekuar sërish shumoheshe si pyll i dendur me atdhetarë me trima e trimëresha si Azem Bejta dhe Shote Galica.

Urime Kosovë e dashur Liria dhe Pavarësia e fiuar përmes trimërisë, burrërisë e guximit, që nuk ju  dridh qerpiku as trimëreshës dhe as trimit, që frikën ia futste në palcë tradhtarit, armikut, rezilit e katilit Tiran që bëheshin shok me armikun për një grusht parashë apo për një post flliqan.

Kosovë e dashur, tradhtarët, edhe sot i ke si prushi i zjarrtë përvëlues ne pëllëmbë të duarve, dhe që bërtasin e ulërijnë, u duket e ëmbël tradhtia e zilia dhe si të urritur sërish kërkojnë ta shijojnë hajninë  dhe pushtetin.

Këta tradhtarë nuk pritojnë të flirtojnë me Brukselin, Nju Jorkun dhe Parisin, duke thënë e mashtruar ne jemi më të mirët në Kosovë, na vini në provë, do tu dëgjojmë e kryejmë çdo gjë që kërkoni vetëm të rikthehemi në pushtet na ndihmoni.

Albin Kurti atdhetar e sypatrembur reagon u përgjigje si rufeja, tradhtarët dridhën nga furtuna e furishme që lëkund rrënjët, gjethet dhe pemët, dhe u thotë Kosova sot ka Zot, ka lirinë e Pavarësinë që i mbron si sytë e ballit dhe se nuk e duron më tradhtinë,  nuk e duron më Serbinë.

Deklarata e OVL UÇK-së se “Kryesia e Veteranëve të Luftës së OLV UÇK-së ka vendosur të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës për kremtimin e 17-Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe manifestimit të 27-Vjeorit të Epopesë së UÇK-së së Familjes Jashari më 5.6 dhe 7 mars në Prekaz”, paraqet tradhti dhe shkelje mbi dinjitetin e 8 mijë dëshmorëve të UÇK-së që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës në vitet 1998-99,paraqet tradhti dhe shkelje mbi dinjitetin e 20 mijë motrave tona që u dhunuan shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë, e që UÇK nuk arriti t’i mbrojë,  paraqet tradhti dhe shkelje mbi dinjitetin e 1650 djelmoshave shqiptare që u rrëmbyen në Kosovë e që UÇK nuk arriti t’i mbrojë, paraqet tradhti dhe shkelje mbi dinjitetin e vuajtjeve të më shumë se 1 milion shqiptarëve autoktonë që morën rrugën e eksodit dhe që UÇK nuk arriti t’i mbrojë as nga vuajtjet dhe as nga plaçkitjet e soldateskës të Serbisë gjenocidale.

Ky vendim i OVL UÇK-së paraqet tradhti dhe shkelje të dinjitetit të Familjes së Jasharajve gjatë luftës heroike të Familjes së Jasharajve dhe të 59 vikimave me në krye heroin legjendar Adem Jashari, të cilëve sipas deklaratës të një personi të mbeur gjallë dhënë RTK-së, e  dëgjuam të thotë se ”UÇK nuk arriti t’i del në ndihmë Familjes së Jasharajve siç e shprehte edhe Adem Jashari mllefin e tij në ato çaste kur luftohej për jetë a vdekje, UÇK-ja nuk u ofroi as armë dhe as municion nga bunkeri i vendosur lart Kullave të Jasharajve”.

Është tradhti që OVL UÇK derisot nuk e ngriti zërin kundër më shumë se 40 mijë veteranëve të rrejshëm të cilët për çdo vit po e zhvatin buxhetin e Kosovës me miliona euro.

E habitshme në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ishte edhe kandidatura e Sala Jasharit nga Familja Heroike e Jasharajve në Prekazin legjendar si kandidate e PDK-së dhe arsyetimi i saj sa naiv aqë edhe i turpshëm se përcaktimi partiak dhe fetar na qenkan çështje personale, dhe nuk na qenka personale mbrojtja e prestigjit atdhetar të Familjes Heroike të Jasharajve ku në krye me Adem Jasharin ranë heroikisht 59 viktima të lirisë që Kosova po e gëzon sot.

Sala Jashari tashmë është deputete e votuar e PDK-së së bashku me tradhtaren Vlora Çitaku, e cila kur ishte ambasadore në SHBA me tradhtarin Hashim Thaçi hartuan planin për ndarjen e Kosovës, plan të cilin ua prishi  Angela Merkel-ish kancelarja e nderuar e Gjermanisë.

Shefe të grupit palamentar Sala Jashari shefe të grupit parlamentar pritet ta ketë tradhtaren Vlora Çitaku, e cila këtë bijë të Familjes Heroike të Jasharajve do ta detyrojë ta mbrojë politikën tradhtare të PDK-së dhe të Hashim Thaçit, që janë përgjegjës për urdhërdhënie e vrasje të qindra aktivistëve të LDK-së dhe që Hashum Thaçi e Kadri Veseli po gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Luftëa në Hagë. Oj Sala Jashari, e tradhtove veten, familjen dhe Prekazin, dhe mos deklaro gjepura se me PDK-në tradhtare, vëllavrasëse dhe hajnë multi milionëshe do ta ndihmosh Kosovën.

E habitshme në këto zgjedhje ishte edhe Bekim H.Jashari nga Familja Heroike e Jasharajve në Prekaz i cili iu bashkua koalicionit AAK-Nisma-Ideal në Skenderaj, ku fitoi bindshëm Sami Lushtaku, i cili muaj më parë publikoi me kryeneçësi në ËEB faqen e “Bota Sot” një fotografi ku sëbashku me Ramuah Haradinajn kishin vënë para sofrën me një qengj të pjekur në hell dhe i cakronin gotat me raki, kur dihen mirëfilli qëndrimet kundërshtuese të Ramush Haradinajt dhe të Sami Lushtakut ndaj Familjes Heroike të Jasharajve.

Albin Kurti dhe Qevria e tij në katër vitet e kaluara patën qeverisjen më të suksesshme dhe më dobiprurëse për Kos ovën dhe popullin e saj. Albin Kurti dhe Qeveria e tij i ndaluan zgjedhjet dhe referendumet e Serbisë ë Kosovë.Albin Kurti përkundër pengesave që i kishte nga sekserët e vendosur në prokurori,gjykata dhe në institucionet e tjera të rëndësishme nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli,Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj,arriti që ta ngre si të padrejtë, të kundërligjshme dhe korruptive çështjen e veteranëve të rrejshëm të Kosovës. Me insistimin e Albin Kurtit dhe Qeverisë ëe tij përkundër pengesave të opozitës për herë të dytë në Parlamentin e Kosovës u votua Ligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme,të cilin për herë të dytë opozita e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për ta zvarritur zbatinin e tij, sepse kjo opozitë frigohet se pasuria me hajni e korrupsion do të konfiskohet.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij e shtrinë sovranitetin në veri të Kosovës, duke e ndalur kontrabandën,duke i mbyllur bankat e filialat ilegale serbe, duke i mbyllur komunat ilgale serbe, duke e vendosur euron valutë shtetërore në Kosovë dhe duke e hequr dinarin serb, duke e mposhtur agresionin e Serbisë e Manastiri Orthodoks Serb Banjskë në Zveçan të udhëhequr nga kryeterroristi Millan Radojçiq ku u konfiskuan autoblinda dhe shumë armë, municione dhe materiale tjera ushtarake ga më të ndryshmet. Policia e Kosovës tashmë çdo ditë po kryen bastisje në shtëpitë serbe dhe konfiskon armë dhe uniforma ushtarake serbe.

Opozita tradhtare e Kosovës PDK,LDK dhe AAK në vazhdimësi po e akuzojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, gjoja për mungesën e njohjeve të reja të Kosovës,për mospranimin në Këshillin e Evropës,gjoja për dështimin e dialogut Kosovë-Serbi, gjoja për ftohjen e marrëdhënieve me SHBA-të, edhe pse këto akuza aspak nuk janë të vërteta.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij u poziciuan denjësisht për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës dhe nuk ranë pre e diplomatëve sharlatanë dhe pro Serbisë e Rusisë si Joseph Borrell e Miroslav Lajçak nga BE-ja, si edhe nuk ranë pre e diplomatëve sharlatanë po serbë Antony Blinken, Gabriel Escobar dhe James O’ Brien nga SHBA-të. Albin Kurti sidomos nuk ra pre as e Joe Biden-ish presidntit të SHBA-ve ,i cili publikisht deklaronte se është pro të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës, ndërsa nga ana tjetër me veprime mbante anën e Serbisë gjenocidale.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij në këto rethana të vështira gjeopolitike u pozicionuan dhe u treguan syçelë e konstruktivë ndaj të gjitha sfidave me të cilat po ballafaqohet sot Kosova,e jo si paraardhësit e tij,Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, të cilët gjatë qeverisjes ë tyre e tradhtuan dhe e vodhën Kosovën, duke ua puthur dorën armiqve të Kosovës benda Kosovë dhe atyre ndërkombëtarë.

Opozita tradhtare në Kosovë këtë kurs anti kombëtar kosovar dhe mbarë shqiptar po e ndjekën edhe pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve të fundit,ku tani në vend që ta ndihmojë Albin Kurtin fitimtar të këtyre zgjedhjeve që sa më parë ta themelojë Qeverinë e re në të mirë të Kosovës, PDK, LDK dhe AAK profitere dhe dashakeqe po mundohen që t’i bashkangjiten Albin Kurtit në qeverisje, me shpresë se në këtë mënyrë do ta shpëtojnë pasurinë e vjedhur dhe me shpresë se do të shpëtojnë nga ligji për tradhtitë që ia bënë Kosovës.

Është për të qeshur dhe për të qarë deklarata e tradhtarit debil Lutfi Haziri i cili në emër të LDK-së kërkon publikisht që të bëjë koalicion me Albin Kurtin dhe VV-në, bile pa asfarë turpi kërkon që të emërohet president i Kosovës,edhe pse për nga aftësitë Lutfi Haziri nuk mund t’i afrohet Presidntes Vjosa Osmani as te gishti i këmbës.

Zoti e bekoftë Kosovën,Zoti e ndihmoftë Kosovën në tejkalimin e të gjitha pengesave, Zoti i ndëshkoftë tradhtarët e Kosovës, Zoti i faltë Kosovës zhvillim dhe jetëgjatësi!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat