Gruaja shqiptare nëpër shekuj dhe histori..

Opinione

Gruaja shqiptare nëpër shekuj dhe histori..

Nga: Agron Shabani Më: 10 mars 2025 Në ora: 16:34
Autori Agron Shabani

Kur e zgjodhën Teuten për mbretëreshë të Ilirisë në Antikë, dikujt nga elita ose superstruktura e njohur qytetare, kulturore ose politike në Romën e lashtë, asokohe iu kujtua t'i thoshte edhe këto fjalë: "Lum si ata të cilët, për dalëzotëse ose udhëheqëse të tyre supreme, kanë zgjedhur një pjesëtare të gjinisë së bukur ose politik të butë që e lindin, rrisin dhe edukojnë edhe pjesën tjetër të gjinisë mashkullore." (fund i citatit).

Mbretëresha Teutë (e njohur pos tjerash edhe si pirate) do mbahet mend përgjithmonë në analët ose kronikat e shumëta historike ose historiografike si njëra prej mbretëreshave më të bukura, më të shkathëta, më energjike, më luftarake, më të zgjuara ose më intelegjente në historinë e përgjithshme të globit dhe civilizimit tonë njerëzor.

Në kohën e sundimit të mbretëreshës Teutë: Mbretëria (Perandoria) Ilire e Ardianëve (Ardiejëve) shtrihej nga Elida (Peloponezi) dhe Mesina (Sicili, Itali), dhe deri në Kretë, Korfuz, Korint, Epirë, Tesali (Thesali, Greqi e sotme), Shkodër, Durrës (Epidamn) dhe Apoloni (Shqipëri e sotme), Risan (Rizon) dhe Bokë të Kotorrit (Mal i Zi, sot), Vis, Stari Grad, Luginën e Neretvës, si dhe në vise dhe rajone të tjera të Hercegovinës dhe Dalmacisë (Kroaci) dhe kështu me radhë.

Me fjalë të tjera, në kohën e sundimit (mbretërimit) të Teutës: Mbretëria Ilire e Ardianëve (Ardiejve) kishte monopol ose dominim të plotë në detërat e Jonit, Egjeut dhe Adriatikut. Për të mos thënë në tërë Rajonin (Regjionin) e njohur të Mesdheut ose Mediteranit, saqë mbreti (perandori) romak, Polibi, asokohe pas replikave ose polemikave të rrepta me mbretëreshen Teutë: Kishte ngritur padi ndërkombëtare kundër Teutës dhe piratëve ose kusarëve të saj detarë, të cilën Teuta e Ilirisë e kishte hedhur poshtë, duke e refuzuar me forcë diktatin ose padinë e mesipërme të perandorit romak (Polibi) me fjalët: "Askush në këtë botë nuk guxon dhe s'ka të drejtë ta pëngojë lundimin e anijëve detare, tregtare ose ushtarake të Ilirisë në detërat e lira të Egjeut, Jonit dhe Adriatikut!" (fund i citatit).

Ndërkohë që Teuta kishte dhënë urdhër për marshimin e trupave ose luftanijeve ilire në gjirin e Korfuzit, Sazanit dhe Korinitit, për të pënguar depertimin e luftanijeve romake në rajon. Ishte ajo një "paralojë ushtarake ose luftarake" e forcave ilire para luftërave ose betejave të ardhshme kundër Hanibalit dhe ushtrisë romake, kundër galëve (në Galinë e Epërme ose Cisëalpine), kundër kartagjenasve etj.

Se këndejmi, Teuta thuhet se erdhi në krye të fronit mbretëror të Ilirisë pas vdekjes së papritur të bashkëshortit të saj, Agronit, i cili thuhet se vdiç nga një helmim i rëndë në pije alkoolike, tek po kremtonte një fitore ushtarake me komandantët ose bashkëluftëtarët e tij dikund në Epirë ose Paksos (Paxos) të Greqisë së sotme. Agroni e kishte trashëguar fronin mbretëror nga Aleksandri, i cili kishte qenë i biri (djali) i Pirros të Madh, duke e shtrirë dhe zgjeruar kështu mbretërinë ardiane të Ilirisë në kohë dhe hapësirë. E sidomos në kohën e luftërave të njohura iliro-romake që kishin filluar nga viti 229 dhe kishin zgjatur deri në vitin 168 para erës sonë.

Në vazhdim:

Në Bibël, Ungjill, Kur'an si dhe në libra të tjerë të shenjta (sakramentale); shkencore, kulturore dhe historike, roli i madh i gruas (femrës) është i përmendur (lakuar) dhe lartësuar mbi 40 ose 400 herë me radhë, ku gruaja (femra) nuk është vetëm objekt admirimi (adhurimi), epshesh ose kënaqësie orale-erotike, por edhe burim i jetës, krijesës dhe ekzistencës së njeriut dhe civilizimit tonë.

Idetë ose teoritë e shumta shkencore dhe humaniste, pos tjerash bëjnë të ditur narrativin dhe përkufizimin e njohur humanist, feminist dhe bioetnologjik, sipas të cilit çdo pjesëtare e gjinisë së bukur, nuk ka lindur vetëm për të kënaqur ose ushqyer epshët dhe oreksët e gjinisë tjetër, por edhe për të lindur, krijuar, rritur, mirëmbajtur dhe përgatitur gjininë mashkullore në çështje dhe aspekte të përgjithshme.

Ndaj, gjithënjë sipas ideve dhe teorive të lartëpërmendura elitare dhe feministe: Armët në luftë dhe femrat (gratë) e bukura, të dashura, intelektuale, intelegjente dhe burrërore ose fisnike në shtëpi, gjithmonë e kanë fjalën e fundit dhe kryesore. Tek shqiptarët, sidomos.

Femrat apo gratë e vërteta gjithmonë kanë nevojë për një burrë të fortë dhe ekselent në kuptimin e plotë të fjalës dhe jo për çdo burrë.

Shih për këtë, një grua e bukur, e dashur, e zgjuar, intelektuale dhe intelegjente, mund të kthejë një burrë ose mashkull të keq nga kali ose gomari në tigër ose luan.

Ndonëse, fantazia seksuale (erotike), apo seksi i mirë në shtrat, në materien ose substancën e tyre janë trëndafillat ose manushaqet më të rëndësishme dhe kryesore në "kopështin martesor" për çdo çift martesor.

Ky realitet është padyshim prezent, imaninente dhe ekzistent, për sa kohë që femra (gruaja) e bukur, e dashur, e zgjuar, intelektuale, profesionale ose intelegjente, jeton, punon, dashuron, krijon (lind) dhe pranon kaloi, penetroi dhe suportoi në jetën bashkëshortore ose martesore. Kjo për faktin se femrat (gratë) shumë më tepër i pëlqejnë dhe adhurojnë ato gjëra që i dëgjojnë, ndjejnë dhe pyesin, sesa mashkullët, apo burrat e ndryshëm që i shohin, por nuk i shijojnë dhe provojnë ato.

Dikush tha njëherë se dashuria nuk njeh kurrë moshë, stinë as gjini. Mosha e femrës (gruas) shpeshherë nuk thotë asgjë! Tingujt, muzikat ose meloditë "më të dashura dhe më të bukura, gjithmonë luhen dhe zhvillohen më violinat, kitarat ose mandolinat e vjetra." Kjo është e njëjtë, apo identike sikur një kompozitor ose dirigjent i shquar i një orkestra ose filharmonie të zgjedhur, pikante, ekskluzive dhe klasike, për violina apo instrumente të preferuara për të komponuar, orkestruar, dirigjuar dhe luajtur të njëjtat valle dhe melodi ekskluzive dhe ekzotike. Zgjedh veglat ose instrumentët e vjetra.

Mos harroni se shpirti dhe sytë e një gruaje, thonë se vazhdimisht çelin ose hapin më shumë plagë, se sa armët dhe municionet e krejt botës.

Nuk dua të filozofoj shumë, për shkak të zakonëve, traditës dhe mentalitetit tonë, por vetëm po dua të them se intuita, dhimbjet, plagët dhe padrejtësitë e njohura ndaj gjinisë së bukur ose politik të butë, adresën dhe origjinën e tyre parasegjithash e kanë, në mungesën e besimit (vetëbesimit), edukatës, kulturës, emancipimit dhe fuqisë së munguar shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), psikofizike, psikoorganike dhe psikosociale të gjinisë mashkullore tani e me mijëra ose miliona vjet.

Sa shumë do të ishte akoma më e bukur dhe më e dashur një grua e mençur, e zgjuar, intelektuale dhe intelegjente, po të kishte pranë vetes një burrë ose mashkull të vërtetë, apo...?!

Në të kundërt, femrat (gratë) janë si lulet në kuptimin e asaj se, poqëse nuk i ujisni (vadisni) dhe ushqeni me aromë të këndshme dhe nektar të preferuar dashurishë të preferuara në kuptimin e plotë të fjalës, ua jepni (ipni) çelësat e burimit (kroit të dashurisë) fqinjëve, komshinjëve ose mysafirëve të etur dhe uritur për gjah.

Xhakomo Kazanova do thoshte dikur se: "Ato femra ose gra burash që i japin ose falin gratis buzët dhe buzëqeshjet e tyre, ato e japin edhe pjesët tjera të trupit pa kurrfarë problemi dhe rezistence paraprake." (fund i citatit).

Apo, një dashnor jashtëmartesor i një gruaje të martuar, ia mëson asaj ato gjëra që ia ka fshehur dhe nuk ia ka mësuar bashkëshorti i saj.

Ndaj, dashnorët ose "djajtë" e jashtëm (jashtëmartesorë) vazhdimisht sikur hedhin nga një lugë mjaltë, apo eliksirë dashurie në mendjen, zemrën dhe shpirtin e një gruaje me sensin, intuitën botë dhe... të shkrehur (dehur) në qefe dhe lezetet e munguara imagjinare ose fiktive.

Njëherë e mirë duhet hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës familjare, intelektuale, profesionale, politike etj. mbi bazat e ndryshme gjinore ose sekiste etj.

Ato janë diçka përskaj ose brenda kuzhinës dhe shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor.

De Fangu, Molieri, Shekspiri dhe të tjerë thonë se dashuritë që vdesin ose shuhen herët, nuk kanë qenë kurrë dashuri të vërteta dhe të sinqerta, por pas tyre janë shpikur ose zbatuar gjithmonë mjetet ose instrumentet e njohura të kontrollit, monopolizimit, sundimit, komplotit, shantazhit dhe manipulimit. E sidomos atëherë kur martesa ose dashuria mbrohen ose sigurohen me muskuj, me forcë etj. Ato janë çështje ose aspekte të shëmtuara, iracionale dhe groteske që nuk kanë asgjë të përbashkët me sistemin familjar, si dhe me kodin etik (moral) dhe bashkëshortor.

Ndonëse, modernizmi ose postmodernizmi, pos tjerash i kanë determinuar, paradigmatizuar, fragmentarizuar dhe relativizuar dallimet dhe pozicionet e ndryshme (familjare, metateorike, normative, ontologjike, epistemologjike, gneseologjike, kritike, dialektike, materialiste, idealiste, empirike, intinznike, ekstrinznike, racionale ose logjike etj.) në mes atyre që lindin, krijojnë ose prodhojnë dhe atyre që munden, dijnë dhe fitojnë.

Kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe intelegjente është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentët e mundshëm të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjerë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.

P. S. "Shqiptarët kanë kodin e vet moral, luftarak dhe patriotik, dhe janë të besueshëm e patriotë deri në vdekje!", do thoshte dikur H. Charles Woodsi.

Shqiptarët janë popull (komb), kulturë dhe civilizim i veçantë. Edhe gjuha, kultura, lufta dhe historia e tyre është e veçantë ose specifike.

Shqiptarët janë popull trim, kalorsiak tepër fisnik, të cilët e ruajnë (mbrojnë) dhe respektojnë edhe me kokë (me jetë) nderin, moralin, dinjitetin dhe krenarinë e femrës (gruas)!

Është në nderin, moralin, kulturën dhe traditën e njohur të Gjergj Kastriotit dhe Lek Dukagjinit që të mos merret gjak, ose të mos vritet hasmi ose gjakësori, nëse ka një grua (femër) ose fëmijë (kalama) të vogël me veti. Apo, nëse fëmijët dhe familja e tij, nuk kanë miell në maxhe ose bukë në sofër.

Ndërkohë që shqiptarët e vërtetë përveç Zotit (Hyjit)-nuk i njohin "figura supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit!

Shqiptarët e vërtetë dhe patriotë, nuk i njohin dhe s'i pranojnë kurrë kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së mbretit ose sulltanit! E sidomos kokat e përulura ose nështruara, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. Jo kurrë e kurrës. Absolutisht kurrë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat