LDK-së, i duhet një lider meritokratik

Opinione

LDK-së, i duhet një lider meritokratik

Nga: Dedë Preqi Më: 19 mars 2025 Në ora: 22:46
Dedë Preqi

Një LDK, që dikur në krye me presidentin Rugova, ishte si një shkëndijë e parë e pluralizmit dhe e cila u printe të gjitha partive tjera, si luanesha e lirisë  dhe demokracisë së popullit në Kosovë.

Po bëhët sikur përjetimi i zhgënjimit pas presidentit historik, do të ishte si diçka e pa pritur, që e ka ngulfatur këtë parti, edhe pse në mesin e saj ka njerëz të dijes dhe kulturës, njerëz të ekonomisë dhe politikës nga të dyja gjinitë, dhe timonin e kësaj partie mund ta drejtonin me sukses dhe dinjitetshëm.

Dhe ndoshta po bëhën përpjekje brenda përbrenda saj, vetëm e vetëm që  ta kuptojmë se lideri i saj i vërtetë që duhet ta udhëheq këtë parti akoma është në pritje, i cili do ti japë stimulim dhe kurajë kësaj partie historike, që të zbulohen detyrat e karakterit të saj, për të udhëheqë jo vetëm këtë parti, por edhe shtetin e Kosovës.

Pse tani kemi një gjendjes dëshpëruese, apo një përçarje në këtë parti, që kërkohet edhe një lidership i ri, për deri sa në gjirin e saj janë instaluar njerëz të politikës amatere, që nuk kanë përvojë për të realizuar plane e programe të mirëfillta për të zhvilluar partinë dhe vendin, atëherë çfarë përfitojnë qytetarët prej njerëzve të tillë.

Prandaj, LDK, si parti e parë pluraliste dhe demokratike në Kosovë, nuk e meriton që të bëhët lodër e fatit të vet, dhe të nëpërkëmbët e ardhmja e saj, duke mos e kërkuar një lidership, që do ta udhëheqte këtë parti me dinjitet dhe me një rugovizëm ashtu sikur e meriton.

Reagimet e njerëzve të ngushtë të LDK, janë shumë të arsyeshme dhe të qarta drejtë asaj që do të favorizojnë një autoritet dhe një zë të fuqishëm në këtë parti, që nuk lejon të degradohet vlera dhe e ardhmja e kësaj partie përmes një klase shkatërruese dhe shëmtuese, duke pasur në gjirin e saj një pasuri të madhe të vlerave dhe kapacitetëve intelektuale, e cila mbetët anash pa u shfrytëzuar.

Përderisa partitë politike të vendit garuan me njëra tjetren në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe partia fituese që ka shumicën do të printe për të udhëheqë vendin, që në këtë rast bëhët fjalë për LVV, e cila është e hapur për të bashkëpunuar me sëcilën parti, me përjashtim të Listës serbe, sepse kjo do të ishte një vegël e derigjuar nga Beogradi.

Prandaj.  LDK-së, i duhet një transformim i saj fund e krye dhe një lider i ri, që vepron me përkushtim dhe pa dallim, por edhe jo vetëm për ardhmerinë e kësaj partie, por edhe për ardhmërinë e gjithë vendit, duke ditur se pazaret e mëhershme, janë pasojat që sot  po shkakëtojnë këtë përçarje me një kosto brenda përbrenda saj.

Vjen pyetja, se a do të mbijetojnë gjatë këto rrethana të këtyre përçarjeve, dhe nëse po, atëherë e gjithë kjo brengosje e qytetarëve do t’a kishte kuptimin e saj me përgjigjen, që do të ishte sikur po ia zënë frymën dikush kësaj partie me një qëllim të caktuar dhe te kjo parti do përsëritet fals fjala « rugovizëm » duke u abuzuar nga vetë njerëzit e saj.

Në një kuptim tjetër, në kontekstin e asaj që LDK, në rend të parë do t’a pushonte një garniturë të hargjuar brenda kësaj partie, të cilën e mbajnë peng, dhe tjetra që do ishte i një rëndësie të veqantë në rrolin e saj, që do ti neutralizonte shumë të këqija dhe pazare të ndyta dhe të dëmshme në mes grupeve të ndryshme partiake, dhe do të ishte më se e arritshme, që timonin e kësaj partie ta merrte një përson i gjinisë femër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat