Rёndёsia e sigurisё private nё parandalimin dhe luftimin e krimit

Opinione

Rёndёsia e sigurisё private nё parandalimin dhe luftimin e krimit

Nga: Fidair Berisha Më: 22 mars 2025 Në ora: 17:27
Fidair Berisha

Në kohën moderne, zhvillimi i teknologjisë dhe rritja e përgjithshme e të gjitha formave të veprimtarisë njerëzore, si dhe rritja e popullsisë, padyshim shtron çështjen e sigurisë, si një parakusht themelor për zhvillimin edhe më të madh të saj për të ofruar një jetë më të qetë të shoqërisë. Arritja e një niveli të pranueshëm të sigurisë për njerëzit dhe pronat e tyre, shtëpitë, vendet e punës dhe hapësirat publike ku ata zhvillojnë aktivitetet e tyre është detyrë themelore e shtetit ndajë shoqërisë në përgjithësi pa asnjë dallim. Duke pasur parasysh faktin se numri më i madh i popullsisë së botës jeton në qytete, me këtë rast orientimi dhe fokusi i pronarëve të kompanive private qëndron drejt qendrave urbane më të mëdha për të mbrojtur personat dhe pronat e tyre. Rrjedhimisht, nga pronarët dhe ekspertët e fushës së sigurisë private, paraprakisht bëhet analizë për hapësirën ku ata dëshirojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Analiza bëhet duke filuar nga numri i përgjithshëm i popullatës, zhvillimi i infrastrukturës, transportit, aktivitetet komunale, aktivitetet ekonomike, garat sportive, niveli dhe natyra e kriminalitetit, etj. E gjithë kjo analizë nga ekspertët ka dy qëllime, e para problemet e tilla për kompanitë private llogaritet të jenë biznes, dhe e dyta pas marrjes së biznesit, hapi tjetër mirret për hartimin e strategjisë për parandalimin dhe minimizimin e krimit. Në rastet kur kompanitë private të sigurisë janë aktive dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre në zonat urbane, për MPB shtohet edhe një aktivitet shtesë, sepse kanë obligim shtesë që të kryejnë kontrolle (inspektime) të kohëpaskoshme në vendet ku përgjegjës për siguri janë rojet e kompanive private. Veprimtaria e sigurimit privat ka përfshirë mjediset e mëdha urbane sociale, shpesh herë duke zëvendësuar forcat policore për ofrimin e sigurisë në prona dhe për personat e rrezikuar.Kështu, kohëve të fundit, siguria private po përfshihet në mbrojtjen e infrastrukturës kritike (industritë e mëdha, trafikun, kontrollin, sigurimin e kufirit dhe aeroportet, zonat e rëndësishme të shtetit, degët e institucioneve monetare etj.). Analizimi dhe rishikimi i statistikave të veprave penale dhe krimit në përgjithësi, determinom nivelin e rëndësisë së përfshirjes së sigurisë private krahas sistemit të përgjithshëm të mekanizmave shtetëror, të cilët duhet të mbështesin sektorin privat të sigurisë në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit aktual. Se cila do të ishte masa më e sigurt mbrojtëse ndaj dukurive kriminale për shoqërin, dhe për parandalimin dhe luftimin e këtyre dukurive përgjegjës janë policia e shtetit dhe policia private, sakt qëndron pohimi se burimet informative (informatat për aktivitetet kriminale të marruna nga individë bashkëpunues), janë ato që ndihmojnë organet e sigurisë për të ndërmarrë masa për planifikime dhe masat preventive (parandaluese) komforn aktivitetit kriminal. Posedimi i informatave tё sakta dhe me kohё, mundëson hartimin e mbrojtes efektive,dhe masat e marruna nga sektori i sigurisё  duhet të jenë në përputhje me nevojat dhe rreziqet reale të cilat mund tё përshijnë zonat e rrezikuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat