24 marsi 1999, do të ishte pranvera më e nxehtë në histroinë tonë

Opinione

24 marsi 1999, do të ishte pranvera më e nxehtë në histroinë tonë

Nga: Dedë Preqi Më: 23 mars 2025 Në ora: 16:49
Dedë Preqi

Është pikërisht një datë dhe kohë, që sa herë vjen marsi na përkujton shumëçka, si edhe nga marset e kaluara, por është marsi më  i veqantë në historinë e popullit tonë, pranvera e vitit  1999, ku tani akoma barten kujtimet e hidhura dhe të pa shterrshme të asaj lufte barbare e çnjerëzore, të shkakëtuara nga fashizmi serbo-sllav.

Do mbetën kujtime të pa harruara në memorien e popullit tonë shqiptar, kur ndjesia e asaj gjendje makabre i kundërvihet në çdo moment ndjenjave tona, duke i ngacmuar plagët e frekëta dhe të pa shëruara, nga mizoria e një regjimi të egër dhe barbar serb, që shkakëtoi ndaj një populli të pa fajshëm.

Pothuaj se, sa herë vijnë pranverat në Kosovë, sjellnin valë të ndryeshme dhe trazira, sepse populli shqiptar vuante nga një sistem hegjemonist totalitar dhe nënshtrues, i cili i shkeli të drejtat e sëcilit shqiptar, përveq atyre të cilët i shërbenin okupatorit, që quheshin „shqiptarë të ndershëm“.

Me qindra student, nxënës, profesor, punëtorë dhe të tjerë, u burgosën nga masat e dhunshshme e u malltertuan , u rrahën dhe shumica e tyre nuk u kthyen të gjallë nga burgjet e fashizmit serb, të cilët vdiqën nga torturat barbare dhe çnjerëzore, për shkak të mos bindjeve të tyre politike nga ky regjim.

Dhe jo vetëm,  marsi i pranverës së vitit 1981, përmes demostratave dhe protestave gjithëpopullore, shënon epokën e rikthimit të shqiptarëve në identitet të mirëfilltë kombëtar, shënon edhe kthesën vendimtare të ndarjes formale por edhe difinitive të shqiptarëve të robëruar nga Serbija.

Në këto demostrata shqiptarët u sulmuan brutalisht, të cilët u vranë u përgjakën dhe u burgosën në mënyrën më të dhunshme, përmes formave më çnjerëzore, me përsekutime dhe përndjekje, ku regjimi  serbo-sllav e nxori fytyrën e vërtetë fashiste, por shqiptarët nuk u dorëzuan dhe nuk u ndalën deri në ngjarjen e madhe historike të vitit  1999, me ndërhyrjen e NATO-s.

Regjimi serb ishte një regjim i egër, që i  vërsulej popujve jo serb, në veçanti popullit shqiptarë në Kosovë, që përdori edhe metoda të asgjesimit të këtij populli edhe para syve të Bashkësisë Ndërkombëtare, dhe popull shqiptar duroi me shekuj padrejtësitë që i bëhëshin nga kjo barbari e egër, duke dëshmuar se është vetëm një popull liridashës.

Me mija shqiptar ishin refugjat që ishin dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe të keqtrajtuar në mënyrat më barbare, dhe bota ende dyshonte  duke e mos e akceptuar të vërtetën, ndërsa shteti serb fare nuk e ndryshonte planin për çfarosjen e një populli të pa fajshëm dhe të pa mbrojtur.

Ndoshta nuk e ka besuar askush se do vjen një ditë, kur një president amerikan, WILIAM  JEFERSON  CLINTON, apo Bill  Klinton, manëfund iu drejtua kombit të vet amerikan dhe para botës, pak para fushatës ajrore kundër Serbisë, duke ju thënë, Kosovës dhe popullit të saj shqiptarë po i bëhët një luftë e pa drejtë dhe e pa barabartë, prandaj bashkëkombas amerikan dhe bota demokratike, duhet  ta ndihmojmë këtë popull dhe ta mbyllim këtë tragjedi!.

Poashtu  Bill Kllinton, u tha gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë , se SHBA-të dhe NATO, duhet ta muarrin një vendim së bashku, pasi i konsumuan të gjitha format dhe përpjekjet për të krijuar paqë në Kosovë, dhe për të zgjedhë krizën, por Beogradi në krye me Millosheviqin, nuk e ndalin gjakaderdhjen me ofensiven ushtarake ndaj popullsisë së pa fajshme shqiptare, dhe të gjitha konsulltimet dështuan për paqë, prandaj ne jemi të detyruar ta bëjmë punën tonë!...

Ishte data 24 Mars 1999, të mërkurën mbrëma, raketat e para CRUISSE, goditën për here të parë Beogradin dhe bazat e tyre në Kosovë, me çrast u ndrit qielli dhe lindi dielli për njeriun e këtij vendi, me shpresë se u rilind edhe njëherë ky popull, që të jetoj i lirë në tokën dhe vendin e vet.

Kjo ishte pranvera më e nxehtë në marsin e vitit 1999, ishte dita më e shenjtë dhe më shtrenjtë për popullin tonë, kur shkëlqeu qielli dhe nëpër atë shkëlqim u duk liria e Kosovës, të cilën e kishte ëndërruar shekuj e shekuj me radhë.

Kjo do të ishte dita më e madhe historike e popullit shqiptar, e cila duhet të mbahet në mendjet tona gjeneratë pas gjenerate, për faktin se shqiptarët e Kosovës për herë të parë në historinë e vet e gjetën përkrahjen më të fuqishme, Aleancën më të fortë ushtarake të botës të quajtur NATO.

Kjo ishte dita kur Kosova doli nga udhëkryeqi i rrezikshëm, që ishte edhe afër çfarosjes së këtij populli, që sot po rreshtohet në radhën e shtetëve dhe kombëve të lira të botës, duke e pranuar më shumë se gjysma e shtetëve të botës si shtet të pavarur dhe sovran.

24 Marsi i vitit`99, ishte dita kur u shënua e ardhmja e Kosovës, ku rrugën e lirisë e hapi fuqia e Aleancës më të fuqishme të botës, e cila e kishte përkrahjen e pa kursyeshme të ushtarëve të UçK-së,  duke e përzënë gjithë arrogancën dhe barbarinë e shtetit serb nga Kosova.

Kjo datë është pikërisht dita kur populli i Kosovës, dhe mbarë kombi shqiptar i ngjalli shpresat e jetës dhe të një kthese të madhe historike, sepse do të ishte e pa imagjinuar pa një vendim dhe intervenim të  tillë të sulmit ajror të NATO-s, që të realizohet zhvendosja e kësaj barbarie prej tokës së Kosovës.

Sulmi i forcave të NATO-s, mbi caqet e Beogradit dhe njisitet tjera ushtarake serbe zgjati 78 ditë, prej 24 mars deri me 9 qershor 1999, kur u rrëzue diktatori Millosheviq, dhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, duke i larguar forcat ushtarake dhe paramilitare nga gjitha skenat makabre dhe më vonë dërgimi i tij me bashkëpunëtorët e vet  kriminel në Hagë.

Sot marset tjera janë marset e ngadhnjimit të të gjitha aspiratave tona shekullore, dhe marsi i tanishëm do ishte një përvjetor i madh i ngjarjeve, ku shënohet dhe Epopeja e Uçk-së, dhe përkujtimi i gjithë të rënëve të kombit, që u flijuan për lirinë e këtij shteti.

Në këto kremte të përziera me plot dhembje të këtij populli, ku edhe pas 26 vitëve presin akoma eshtrat pagjetura të bijëve dhe bijave të tyre, që gjenden të fshehura nga regjimi i më hershëm fashist serb dhe ky i sotëm, që nuk ka ndryshuar fare, skeletët e të cilëve në sytë e Bashkësisë Ndërkombëtare, i përdorin për favore politike, elementet e sëcilës herë pas here kushtëzohen në forma të ndryshme.

Sot dhe përherë do e ndjejmë obligim moral dhe njerëzor që ti përkujtojmë ata të cilët e ndryshuan historinë dhe bënë gurëthemelin e lirisë së Kosovës, dhe një përkujtim e nderim të veçantë heroizmit dhe sakrificës së heroit kombëtar Adem Jashari me familje, si dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë në mbarë Kosovën, që ishin qelësi kryesor i rrugës së lirisë dhe pavarësisë së këtij vendi.

Rrugët për arritjen e një çëllimi ishin të ndryeshme, por e vetmja rrugë të cilën e kishte zgjedhë me një qëllim të mirë populli shqiptar, ishte ajo e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ku edhe i madhi  dr. Rugova, me bashkëpunëtorët e tij, me maturi dhe urti i bindi shtetet perëndimore në krye me SHBA-të, dhe tërë botën civilizuese, se shqiptarët e shohin dhunën si rrugëdalje të fundit, për ta mbrojtur vetën, familjen dhe atdheun e tyre.

Po të mos ndodhte intervenimi i NATO-s, kuptohet se çka do i ndodhte këtij populli, që nuk ishte largë një likuidim masiv ndaj tyre, prandaj këto vlera universale, të cilat janë bërë themel i ndërtimit dhe funksionimit të një shoqërie dhe shpëtimit të saj nga çfarosja apo zhdukja nga faqja e dheut, populli i Kosovës, nuk do e harron për jetë datën e 24 marsit 1999, në veqanti Aleancën e NATO-s, në krye me SHBA-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat