PDK, LDK dhe AAK, nëse s’doni t’i ndihmoni Kosovës, e pakta mos e pengoni

Opinione

PDK, LDK dhe AAK, nëse s’doni t’i ndihmoni Kosovës, e pakta mos e pengoni

Nga: Rexhep Torte Më: 25 mars 2025 Në ora: 22:18
Rexhep Torte

Të pakuptimta,të dëmshme,dashakeqe,tradhtuese,të pamoralshme dhe pa fije karakteri njerëzor,më duken këto debate dhe synime të opozitës në Kosovë PDK,LDK, AAK që çuditërisht edhe pas humbjes së zgjedhjeve të 9 shkurtit ku fituese doli Vetëvendosja e Albin Kurtit,po përpiqen ta rikthejnë historinë e tyre keqqeverisëse duke mos e menduar fare në të mirë të Kosovës.

Gjatë tërë jetës s’ime por edhe tani në moshën 80 vjeçe unë besoj bindshëm në Zotin Krijues me tërë qenien time shpirtërore,ndaj jam tejet i sigurtë se PDK,LDK dhe AAK,me kurthet,inatet dhe ambiciet e tyre të sëmura për tu rikthyer ta qeverisin Kosovën,po kryejnë mëkat të madh fillimisht ndaj vetes së tyre,ndaj familjrs së tyre,ndaj popullit të përvuajtur të Kosovës dhe ndaj tokës të njomur të Kosovës fund e krye të njomur me gjakun e shqiptarëve për lirinë e pavarësinë që u fitua pas më shumë se një shekull të robërisë nga Serbia,gjë që domosdo do ta pësojnë gjatë kësaj jete por edhe në jetën e përtejme,sepse një shprehje e urtë shqiptare thotë, “Pasuria haram që futet në shtëpi,do t’ua mpijë dhëmbët brezave që vijnë”.

Po t’i vendosish në peshore Bedri Hamzën e PDK-së,Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së,dështimet e tyre dhe të partive të tyre flasin qartë se Albin Kurti me qeverisjen e tij katër vjeçare më të sukseshme dhe më të përgjegjshme derisot,si edhe me përgjigjen që u dha sfidave kaqë të vështira që këto tre parti ia lanë prush në dorë.Albin Kurti me zotësinë,guximin dhe ndershmërinë si kryeministër i Kosovës peshon shumë herë më tepër se këta tre kandidatë maskarenj,dhe se Albin Kurti peshon dhe është edhe shumë më i vyer për Kosovën se Hashin Thaçi e Isa Mustafa të mbuluar me tradhti,korrupsion dhe hajni.

Albin Kurti me katër vite qeverisje e ndaloi maksimalisht korrupsionin,kontrabandën në Veri të Kosovës,e vendosi euron monedhë shtetërore në Kosovë,e vendosi sovranitetin në Veri të Kosovës,i mbylli strukturat paralele në Veri të Kosovës,e shpartalloi agresionin terrorist të udhëhequr nga kryeterroristi Millan Radojçiq te Manastiri Orthodoks Serb Banjskë në Zveçan,me ç’rast konfiskoi autoblinda,shumë armatime të ndryshme,municione dhe mjete tjera ushtarake të futura nga Serbia,dhe dita ditës po zbulon dhe konfiskon armë,municione dhe uniforma ushtarake serbe,suksese këto që tërë qeveritë e derisotme as që mund të ëndëronin t’i arrijnë.

Secili shqiptar i ndershëm po të bëjë një analizë do të kuptojë se PDK ende po udhëhiqet nga Hashim Thaçi,i cili në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë po përballet me aktakuza të rënda dhe është iluzore të shpresosh në pafajësinë e tij,sepse bëhet fjalë për qindra vrasje të akivistëve të LDK-së,të vrasjes së gazetarëve për fjalën e vërtetë,vrasje të cilat gjthsesi duhen zbardhur për t’i qetësuar shpirtrat e familjarëve të këtyre viktimave dhe për ta çuar në vend drejtësinë e vomuar.

Është servilitet,shkelje e dinjitetit dhe mashtrim i kobshëm të jesh në një parti dhe t’i shkosh pas Vlora Çitakut-tradhtares,e cila gjersa ishte ambasadore e Kosovës në SHBA,sëbashku me Hashim Thaçin,Edi Ramën,Aleksandër Vuçiqin dhe Mathev Palmerin-emisar i SHBA-ve në Ballkan që e kishte bashkëshorten serbe,e përgatitën copëtimin e Kosovës,gjë të cilën fatmirësisht e pamundësoi Angela Merkel-ish kancelare e Gjermanisë.

Është turp kombëtar shqiptar e njerëzor të jesh në një parti me Isa Mustafën-akademikun munafikun dhe komunistin e korruptuar,i cili e shujti me rrënjë frymën e Ibrahim Rugovës në LDK,i cili për interesa karieriste e korruptive iu bashkua dhe bashkëqeverisi me PDK-në për tu bërë kryeministër,duke i mbyllur sytë e veshët për zbardhjen e vrasjeve të qindra aktivistëve të LDK-së,dhe po ky Isa Mustafë në cilësinë e kryeministrit në dialogun Kosovë-Serbi,në vitin 2013 e nënshkruajti marrëveshjen fatale për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,që sot kjo marrëveshje i rin Kosovës mbi kokë si shpata e Demokleut, duke mos e harruar as kryenegociatoren Edita Tahiri,e cila në dialogun Kosovë-Serbi e pranoi fusnotën për Kosovën.

Është tradhti e shkuar tradhtie të jesh në një parti me Ramush Haradinajn-politikanin kontraverz,hipokrit e të papërgjegjshëm,i cili e hudhi lavdinë e luftës për tradhtinë e pasurinë milionëshe,të cilit nuk i shpëton lapidar a varr i dëshmorëve pa i bërë homazhe,ndërsa në anën tjetër ka bashkëpunuar e kontrabanduar me kapobandot serbe në veri të Kosovë.Po ky Ramush Haradinaj kur ishte kryeministër bëri gabimin e pafalshëm duke e mbyllur Isntitutin e Krimeve të Luftës në Kosovë,të cilin e rihapën Albin Kurti dhe Qeveria e tij,ndërsa po ky Ramush Haradinaj kur ishte kryeministër ia fali Malit të Zi edhe 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

PDK,LDK dhe AAK,larg duart nga të bërit keq Kosovës,larg duart nga tradhtia dhe hajnia,larg duart nga narcizmi dhe nga egoja e sëmurë karieriste.

Ju partitë opozitare në Kosovë PDK,LDK dhe AAK gjatë everisjes s’uaj tashmë 20 vite jeni dëshmuar si armiq të Kosovës dhe se nuk keni të drejtë morale e njerëzore ta udhëheqni Kosovën,pa u reformuar gjer në palcë dhe pa i pastruar partitë t’aja nga tradhtarët dhe sekserët që i keni instaluar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës,në Prokurorinë,Gjykatat dhe në istitucionet e tjera të Kosovës.

PDK,LDK dhe AAK edhe ato pak vota që i keni marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit janë rezultat i manipulimeve,mashtrimeve dhe i parave të pista që i përdorët gjatë zgjedhjeve.

Nuk mund të ketë qeveri stabile që të ballafaqohet me sfidat që e presin me PDK-në,LDK-në dhe AAK-në që tashmë 20 vite e keqqeverisën Kosovën me tradhti,hajni dhe korrupsion multimilionësh,me Memnli Krasniqin-kukullën e Hashim Thaçit,me tradhtaren Vlora Çitaku dhe të ngjashme si ajo,me Isa Mustafën dhe me Lumir Abdixhikun dhe me Ramush Haradinajn që nuk e kanë dertin ta forcojnë shtetin e Kosovës,por e kanë dertin ta marrin qeverisjen e Kosovës për ta shpëtuar pasurinë e fituar me hajni dhe që të shpëtojnë nga përndjekja ligjore për tradhtitë që ia bënë Kosovës.

Qeveri stabile dhe të denjë mund të themelojë vetëm Albin Kurti me Vetëvendosjen,Guxo,Alternativën dhe pakicat joserbe.Siç thotë populli,”Pak e saktë,pak e pastër,e jo qeveri me therra e zinxhirë në këmbë për të mos ecur para”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat