Qeverisja aristokrate e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama!...

Opinione

Qeverisja aristokrate e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama!...

Nga: Ismail Muçiqi Më: 29 mars 2025 Në ora: 17:45
Ismail Muçiqi

Nuk mbahet mend që ndonjëhere Komuna e Prishtinës ka pasur ndonjë qeverisje më burokratike sesa kjo e tanishmja në krye me Perparim Ramën. Përpos dështimeve të shumta dhe premtimeve boshe të cilat u kishte premtuar elektoratit, të Prishtinës Perparim Rama bashkë me stafin e tij ka dështuar dhe po dështon në të gjitha sferat e qeverisjes lokale të kryeqytetit. Projektet kapitale të cilat i premtoj ky gjatë fushatës zgjedhore për tu bërë Kryetarë i Prishtinës ishin vetëm frazologji për ti mbuluar premtimet për ta bërë Prishtinën qytet Metropolitan. Eksperimentet e shumta të cilat i bëri dhe po i bënë edhe tani duke improvizuar sheshe, dhe bulevarde po i dështojnë njëra pas tjetrës. Perparim Rama ka dështuar edhe në politikën e burimeve të kuadrave profesionale për ta menaxhuar Komunën e Prishtinës e sidomos ka dështuar në përzgjedhjen e stafit të drejtorëve të pa aftë, pa CV dhe pa integritet. Kabineti i Perparim Ramës që nga ardhja e tij është shndërruar në një byro të mbyllur të këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të stafit të tij të cilët as që komunikojn apo u përgjigjen kërkesave të qytetarëve të cilët trokasin në dyert e kabinetit të kryetarit për ti shprehur problemet dhe hallet e jetës. Prishtina si kryeqytet i Republikës së Kosovës i duhen kryetarë dhe kuadra udhëheqëse të cilat frymojnë dhe jetojnë  me problemet e njerëzve të cilët trokasin nëpër zyret e administrates së Prishtinës, per ti zgjedhur problemet e perditeshme. Prishtina është shndërruar në kaos të ndërtimit te eger duke mos respektuar planin rregullativë të urbanizmit. Për këtë askush nuk qanë hallin nga kjo administrate e papërgjegjshme në krye me Perparim Ramën. Ky Kryetarë aksidentalisht është zgjedhur në krye të Prishtinës për shkak të neglizhencës të partive politike të cilat Prishtinën e trajtojn si qendër e përfitimeve financiare nga jeta e mafisë biznesore. Gjatë këtij mandati të qeverisjes së Përparim Ramës pati tensione më të ndryshme ndërmjet partive politike të cilat e përbëjnë asamblenë komunale, duke shpërthyer afera të ndryshme të nepotizmit, familjarizmit deri tek konfliktet e interesit permes projekteve të ndryshme. Se deri ku ka arritur aristokracia dhe burokracia e Administratës Komunale në krye me Perparim Ramën, tregojnë faktet kur Institucionet humanitare dërgojnë 15 email në kabinetin e tij e askush nuk kthen përgjigje. Është e nevojshme që sa më parë zyra e Auditorit Gjeneralë, dhe Prokuroria e Shtetit të hetoj dhe analizojë ndarjen e subvencioneve për Organizatat e Shoqërisë Civile përkatësisht për OJQ-të. Se sa ka degraduar qeverisja në Komunën e Prishtinës më së miri tregon gjendja në tregun e pemëve, perimeve, dhe plaqkave në Kryeqytet i cili paraqet mjerimin papërgjegjësinë dhe moralin e njerëzve të cilët kanë marrë përgjegjësi për ta udhëhequr kryeqytetin e Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat