Partitë e konsumuara me vija të kuqe kundër interest të shtetit!

Opinione

Partitë e konsumuara me vija të kuqe kundër interest të shtetit!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 3 prill 2025 Në ora: 19:30
Ismail Muçiqi

Adoleshentet e lazdruar që nuk kanë haber të bëjnë politikë në vend që të përafrohen për t’i krijuar institucionet e shtetit në këtë situatë shumë problematike të ndryshimeve gjeo politike, dhe gjeo strategjike, në botë ata dalin me kushte dhe vija të kuqe ndërmjet shqiptarëve.

Teket dhe inatet primitive mund t’i mbajnë brenda përbrenda familjes dhe rrethi ku jetojnë, por jo asesi t’i bartin në institucionet e shtetit duke e bllokuar Kosovën. Mjerisht fatin e politikës e kanë marrë në duar kryetarët e instaluar të partive ku sundon (perandori), pa u pyetur partia. Të gjithë jemi dëshmitar se jetën politike e udhëheqin (e manipulojnë) të ashtuquajtura subjekte politike të themeluara nga gjeografia regjionale, krahinore, të cilat politikën dhe Parlamentin e konsiderojnë si (magje) për t’i ngopur aspiratet e tyre financiare, karrieriste dhe biznesore. Nuk mund të pritet normalitet racional nga liderët aksidentalisht te cilet qëndrojnë në krye të parties apo të subjektit të caktuar me bekimin e klanit supreme.

Kështu Memli Krasniqi dikur një roker i muzikës së natës, një adoleshent (çun i lazdruar) pa ndonjë bazament në përvojën politike nuk është në gjendje të kuptoj se populli i Kosovës për t’i krijuar institucionet, po vëzhgon kundër të gjithë atyre që po mundohen ta mbajnë peng Kosovën.

Të njëjtën pozicion, adoleshent, jo parimor, po e përçonë edhe Lumir Abdixhiku i LDK-së. Parulla dikur filozofike e platformës e Ibrahim Rugovës ishte në krahë të ndërtimit të institucioneve legjitime dhe Kushtetuese për shtetin e Kosovës. Çka po ndodh tani?!

Të marrësh përgjegjësi në politikë e në anën tjetër të kufiziohesh vetëm rreth interesave të ngusht personale apo partiake është e papranueshme dhe kësaj i thojnë hipokrizi. Si mund të pranohen vijat e kuqe të mjeranëve të politikës ndërmjet shqiptarëve, kur Kosova po sfidohet për ditë e më shumë nga kundërshtarët e saj. Askush nuk ka prit që pas 25 vitesh në liri të instalohen në politikë figurat (e metropoleve) të muzikës dhe kazinove të perëndimit të cilët tani po qeverisin në Kryeqytetin e Prishtinës dhe në disa institucione qendrore. Për sukseset dhe rezultatet të menaxherëve (politikanëve) mos të flasim pasi që ato po dështojnë kudo gjithnjë e më shumë. Andaj në fund po theksojmë se të gjithë ata që në këto momente historike me plotë sfida dhe rreziqe për sigurinë globale për të ardhmen e njerëzimit që e ndajnë popullin me (vija të kuqe apo të zeza) nuk duhet të kenë vend në politikën dhe shoqërinë kosovare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat