LDK-PDK-AAK dhe Lista serbe bllokojnë Kuvendin

Opinione

LDK-PDK-AAK dhe Lista serbe bllokojnë Kuvendin

Nga: Faton Mehmeti Më: 16 prill 2025 Në ora: 11:22
Autori Faton Mehmeti

Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që të ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit që në fillim. Kjo ndodhi pasi raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve nuk mori votat e mjaftueshme për miratim. Për raportin votuan 52 deputetë, 46 votuan kundër, ndërsa 11 abstenuan. Diçka që duhej të ishte rutinë, opozita e ktheu në betejë me "mullinjtë e erës".

Pavarësisht se kryeministri dhe ministrat dhanë dorëheqje, opozita nuk u mjaftua. Ajo kërkoi që dorëheqja të jepej para betimit, duke e cilësuar si të pamjaftueshëm tekstin e dërguar, i cili, sipas tyre, nuk përmbante dorëheqje të vërtetë.

Në veçanti, PDK dhe LDK pretendojnë se teksti i dorëheqjes ishte vetëm një njoftim, dhe jo një akt formal dorëheqjeje, duke shtuar se kanë votuar kundër komisionit për lejimin e betimit të qeverisë për shkak të mospërputhjes me Kushtetutën dhe ligjin. Imagjino kush flet për ligj, drejtësi e rend shtetëror – ata që e kanë rrënuar këtë vend për njëzet vjet! Ata që kanë punuar për interesat e veta ditë e natë, sot merakosen për "përputhshmëri me Kushtetutën". Sa ironike, aq edhe neveritëse.

Të flasin PDK e LDK për mbrojtje të Kushtetutës është njësoj sikur të flas hajni për drejtësi, kur këto dy parti e kanë shkelur Kushtetutën disa herë.

Dhe fakti që janë shkatërrueset kryesore të shtetit, qytetari i ka ndëshkuar duke i lënë në opozitë. Tani flasin për drejtësi e mbrojtje të Kushtetutës. Halli i tyre i vërtetë është të gjejnë forma dhe mënyra për t’u bashkuar përsëri në pushtet e për të vazhduar “dashninë”, sepse interesin e shtetit kurrë nuk e kanë pasur prioritet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat