E pranoi edhe Memli, PDK dhe LDK janë njësoj

Opinione

E pranoi edhe Memli, PDK dhe LDK janë njësoj

Nga: Faton Mehmeti Më: 19 prill 2025 Në ora: 07:08
Autori Faton Mehmeti

Ndonëse e kemi theksuar shumë herë faktin se LDK dhe PDK janë bashkë, ka pasur zëra nga mbështetës të LDK-së që nuk e kanë pranuar një gjë të tillë. Edhe dyshimet më të vogla i hoqi mbrëmë Memli Krasniqi, kryetar kukull i PDK-së, i cili konfirmoi takimet dhe dakordimin verbal me LDK-në për të qeverisur vendin. Ka kohë që nuk kanë qeverisur bashkë, por malli dhe etja për të qenë sërish bashkë shfaqet kudo.

Këto dy parti mezi po presin të qeverisin bashkë, për ta “falur” veriun Vuçiqit, gjoja në emër të “përmirësimit të marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare”. Ëndërrojnë të vazhdojnë aty ku kishin mbetur, si dikur me tendera për oligarkët dhe fëmijët e kryeministrave. Kjo është logjika e tyre – shtetin e shohin vetëm si një mekanizëm në shërbim të interesave të tyre.

Në veçanti, paftyrësia dhe turpi i takojnë LDK-së, e cila i mori votat duke e akuzuar PDK-në për vrasjet e aktivistëve të saj, dhe më pas bëri koalicion paszgjedhor pikërisht me të. E njëjta LDK është edhe sot – të njëjtët njerëz po e udhëheqin, pa asnjë ndryshim mentaliteti nga paraardhësit e tyre, ndonëse thirren në reforma.

Kështu që, LDK dhe PDK janë një – nga mentaliteti – dhe si të tillë, vetëm bashkë duan të qeverisin, për të vazhduar shkatërrimin e shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat