Pas rezultateve zgjedhore të 9 shkurtit të këtij viti e kemi edhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ku në rend të parë bëhët betimi i deputetëve të Kuvendit dhe më pastaj edhe procedurat tjera sipas rregullorës me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, që vazhdon edhe me pika të tjera për formimin e qeverisë së re.
Në fakt, politikbërja e politikanëve në Kosovë, bëhët fjalë më shumë për një përzierje e thash e thënmëve, se sa e një politike të mirëfilltë, duke u bazuar në manevrimet e atyre, gjegjësisht të opozitës, sëcilës nuk i intereson shumë çështja aktuale dhe stabiliteti i vendit, por vetëm pushteti, ndër të tjera e dëshmon në këto momente të konstituimit të Kuvendit, duke paraqitë pengesa të njëpasnjëshme, ndoshta deri te edhe në një ngërq të pa nevojshëm politik.
Për ta liruar këtë ngërq politik, kërkohet një marrëveshje në mes partive politike, duke e prishur bllokun e krijuar nga opozita, e cila marrëveshje, që në fillim sinjalizon më shumë se një trazim politik dhe paralajmëron rrethana të reja politike, që nuk përkojnë me interesat e popullit dhe vendit, por ato janë të lidhura ngushtë me interesat partiake dhe klanore.
Nuk është koha që ti kthehëmi kohës së pushtuesve, nga betejat në të cilat është deshtë të luftohet në emër të idealeve të larta, dhe duke besuar se gjithëherë do të kthehemi si fitues partizan, por sot gjërat kanë zënë fill ndryshe në kohën e paqës, që duhet të luftohet me natyrën e idealeve të jetës, duke u përballur me peripeti të ndryshme të mëkamjes dhe mirëqenjes, të cilat janë prezente në çdo mes të shoqërisë kosovare.
Populli i Kosovës, kryesisht u drejtohet liderëve të vendit, të cilëve ua ka dhënë besimin në udhëheqjen e Institucioneve të vendit, edhe pse me përvoja të hidhura, por jo edhe me shpresa të thyera, që nuk nuk mund ta vazhdoi jetën, por në një mënyrë mbetët i zhgënjyer dhe i dëshpëruar, plot zemërim ndaj politikanëve të vet, të cilët nuk dinë ndryshe, apo nuk kanë aftësi të udhëheqin shtetin e vet, të cilin e ëndërruam me shekuj.
Në këtë pikëparje këtu edhe qëndron kuptimi i ekzistencës dhe mirëvajtjes së popullit të Kosovës, që nuk mund të merret me mend dhe nuk mund të paramendohet Kosova në qendër të Europës, në një gjendje të pa lakmueshme edhe mbas 25 vitëve të çlirimit, dhe ky vend nuk e meriton të trajtohet në këtë mënyrë, për faktin se do ti mungonte një unitet i thellë politik dhe strategjik në ecurinë e mëtejme të zhvillimit të vet dhe për të arritur një qëllim të përbashkët.
Pushtetet e mëhershme në Kosovë, deri dikund janë arsyet, nëse do të thëmi se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë vend për të mirë për deri sa ishte një kualicion në mes PDK, LDK dhe AAK, duke u bazuar në përvojat e hidhura të mëhershme të tyre të zhytura në korrupsion dhe krim të organizuar, më pastaj edhe më keq, ku në njërën anë pretendohet të ndahet vendi në baza etnike dhe në tjetren anë i falen me qindra hektarë tokë Malit te Zi, për të përfituar vetëm një copë pushtet.
Prandaj, populli nuk mund të pranojë një gjendje të tillë politike në këtë vend, me ç’rast Kosovën, në këtë rrypë kohe e gjejmë në një retrospektivë dhe në një gjendje të pa lakmueshme dhe të dis-hamonuar në mes pozitës dhe opozitës aktuale, të cilat në një pikëparje shkrihen me fuqitë e tyre, vetëm për të marrë në dorë më shumë pushtet dhe aq e paqartë do të mbetët fati i popullit, i cili vuan nga njëanshmëria politike dhe në anën tjetër nga varfëria sociale dhe ekonomike me pasojat e veta.
Qëndrimet e PDK-së, tani më janë të njohura, herë joshen me “isën” e herë me “hashën” dhe si parti e parë në opozitë e kanë syrin e uritur për pushtet, e cila thotë se, nëse dështon LVV, do të ishte e gatshme të e marrë pushtetin në duart e veta me kryeministër Bedri Hamza.
Poashtu edhe LDK, nuk pranon të bashkëpunoj me LVV, dhe Albin Kurtin, duke e refuzuar një kualicion qeverisës, që do të thotë se, ngërqi politik në Kosovë, vetëm po sa ka filluar dhe nuk dihet se kur do të përfundon.
Ndërsa AAK, me ekzibicionet e Ramushit, ndoshta duke lakmuar pushtetin, kjo parti në zgjedhjet e ardhshme vështirë e ka ta kaloj pragun, duke i vënë vetës madhështi më shumë që do ta meritonte, dhe nuk do të dijë se çka po zhvillohet, por ka të bëjë me tiparin e asaj që ne e quajmë “pushtet”.
Për t’u ballafaquar me ekzistencën eventuale, populli i ka hapur sy e vesh, vetëm duke pritur të e pranoj, apo të mos e pranoj një situatë të tillë, duke krijuar dilema dhe rezerva për fatin e tij, përmes ndjenjës së kapluar, ndjenjë e cila do të kufizonte simpatinë e liderit dhe partisë që e aderon.
Ky vizion i turbull dhe i pa sigurtë në vetëdijën politike të Kosovës, i nxitë dilemat e mosbesimit të popullit nga liderët e saj dhe ndaj pushtetit, i cili ka zënë rrënjë të këqija në këtë vend dhe një politikë e tillë po e skërfitë plagën e djeshme të këtij populli, e cila plagë akoma nuk është shëruar nga traumat dhe mosgjetja e përsonave të humbur në luftën e fundit.
Kush mund të thotë se duhet pranuar këtë gjendje, gjegjësisht këtë monstrum politik në Kosovë, i cili po e kapërdinë vendin, si platformë e një politike të boshtit PDK, LDK dhe AAK, të cilët janë në një linjë me Listën serbe, duke penguar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me çrast në bazë të këtyre rrethanave mund të kërkohet ndihmë nga vendet e kuintit, sidomos nga SHBA-të, edhe vendet tjera, por ku janë liderët tanë, që krekosen si “bibanat” e fishkëlluar.