Nëse VETËVENDOSJA do realisht zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit ajo duhet të heqë dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut.
Partia e parë nuk mund ta detyrojë opozitën ta votojë kandidaturën e saj.
Opozita nga ana tjetër nuk është e detyruar ta votojë kandidatin e Vetëvendosjes.
Të gjitha palët duhet me i thirrë arësyes;
VV-ja duhet të zbusë gjuhën e komunikimit politik publik e të kërkojë kompromis duke dhënë pushtet.
Partitë opozitare shqiptare duhet të heqin dorë nga ultimatumet fëminore e të japin kompromis duke vënë kushte të arësyeshme e që shkojnë në favor të forcimit të shtetësisë së Kosovës e jo rrënimit të saj.
Duke qenë se VV-ja nuk i ka numrat dhe duhet ta udhëheqë qeverinë ajo duhet ta negociojë dhe japë postin e kryetarit të Kuvendit.
Ajo ndoshta që tani duhet ta negociojë edhe postin e Presidentit të Republikës që do zgjidhet pas 1 viti.
Mos i lejoni të huajt të ju dirigjojnë se sa do miqësorë të duken e të sillen, mbi interesat tuaja e të Kosovës kanë interesat e veta!
Kuptojeni këtê!
Lexojeni situatën e shikoni përtej hundês tuaj!
Kosova dhe fati i saj nuk mund dhe nuk duhet të bjerë në mëshirën e pakicave joshqiptare e as të kukullave barby si Duda Balje. Ato janë pakica artificiale të stërfryra nga plani Ahtisari dhe nuk mund të kenë përfaqësim ekzekutiv më shumë se sa përfaqësojnë në terren. Jo bosnizimit të mëtejshëm të Kosovës por uniformity të saj!
Shqiptarët e Kosovës e këtu e kam fjalën për elitën politike duhet të heqin inatin e të ulen me njëri tjetrin duke u bashkuar për interes të vendit.
Deklarata e djeshme e Lumir Abdixhikut se ne nuk bisedojmë me Vetevendosjen në asnjê rrethanë ngjason me deklaratat e viteve 90te kur përballë shqiptarët kishin pushtuesit serbë e jo rivalët politikë të një gjaku!
Ulini shpatat vllazën se nuk jeni në gjak me njëri-tjetrin!
KOSOVA mbi gjithçka!