Muhamed Lika – viktimë e grupeve radikale islamike?!

Opinione

Muhamed Lika – viktimë e grupeve radikale islamike?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 27 prill 2025 Në ora: 15:59
Autori Faton Mehmeti

Njëra ndër ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në fillim të këtij muaji është vrasja e policit Muhamed Lika. Rreshteri Lika u vra më 1 prill 2025 pranë shtëpisë së tij në Kaçanik. Deri tani, gjashtë persona janë të dyshuar për rastin, duke përfshirë edhe të dyshuarin që e kreu vrasjen.

Rejan Bela, ende pa mbushur 18 vjeç, dyshohet se e ekzekutoi rreshterin për vetëm 47 sekonda, ndërsa si organizator akuzohet vëllai i tij, Hakiu. Haki Bela dhe Rilind Murati janë ekspozuar disa herë në TikTok, duke ligjëruar për çështje që lidhen me islamin.

Në një profil të njohur në rrjetin social, të ashtuquajtur “Rinia Islame Kaçanik”, Bela dhe Murati shihen teksa ligjërojnë për çështje fetare. Duket se vrasja e rreshterit Lika ka ndodhur për çështje që lidhen me hetimet ndaj këtij grupi – këtë në mënyrë indirekte e pranoi edhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini. Gjatë një konference për media në Ferizaj, ata thanë se dyshimet e para janë se motivet e vrasjes lidhen me punën e rreshterit si zyrtar policor.

Gjasat janë të mëdha që Lika të jetë vrarë për shkak se po hetonte grupin islamik për aktivitetet e tyre – ndryshe, nuk mund të lidhet vrasja e tij me grupin e të arrestuarve. Edhe pse të akuzuarit kanë mohuar përfshirjen, prokuroria ka siguruar fakte të mjaftueshme që lidhin këtë grup me vrasjen e rreshterit tashmë të ndjerë, Muhamed Lika.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat