Politikanët dhe partitë ekzistuese, pa marrrë parasysh nëse do të jenë pozitë apo opozitë, për të shtatën herë me radhë, janë duke u rrotulluar rreth orbitës së parlamentit të Kosovës (Dardanisë), por pa sukses dhe pa sjellur ndonjë vendim pozitiv apo konsensus pajtimi në konstituimin e parlamentit. Pozitive në këto amulli veprimesh të njëanshme, është vetëm dukja e qartë e kriteriumit dhe i personalitetit të politikanit, të merituar apo të pamerituar, që është duke u shfaqur në skenën publike si fenomen inati i ulët individual. Janë kritere dhe mospajtime të shumta që sjellin dobësi njerëzore të panevojshme në shoqëri. Këto veprime, nga dita në ditë, mund të trajtohen edhe si vese fisnore të rënda e të dukshme, por të padëshirueshme dhe të panevojshme për opinionin e gjerë publik. Ngjarjet sot nuk mund të fshihen e izolohen, ndaj skenat dhe veprimet e tilla i sheh edhe tërë bota. Në këtë papajtueshmëri interesash deputetësh, shihet qartë ndriçimi edhe më i madh i dallueshmërive dhe orientimeve që kanë politikanët midis vetes. Kjo gjendje e krijuar kështu, më së miri shpalon karaktere politikanësh dhe partish se për cilin drejtim politik e kanë të orientuar veten dhe prespëktivën e vendit. Pas shatë tentimeve të LVV-së dhe aleatëve të saj, të koordinuar për konceptin e njejtë të frymës politike, të të drejtës së tyre për përzgjedhjen apo nominimin e Albulena Haxhiut, si kryeparlamentare, e që me këtë vendim dhe paramendim partiak, të konsultuar në vete, janë duke paralajmëruar strategjikisht frymëmarrjen e mundshme të ligjeve të reja, që duhet t'i zbatojnë në këtë mandat qëverisës. Sipas këtij ndërrimi konsekuent, qëllimi i këtyre kundërshtive në mënyrë eksplicite instalon vendime të prera të pikëpamjeve poltike. Janë qëndrime të shtanguara të cilat në skenën politike nuk sjellin ballansime qëndrimesh të akorduara me opozitën, të cilët që nga fillimi i procesit kanë qëllime destabilzue se sa formimin e qeverisë.
Më duket se këta janë më shumë të ngarkuar me problemet e interesave personale se sa të marrin përgjegjësi shtetërore serioze se si duhet ta qeverisin vendin dhe qytetarët. Ata me këto inate në veprim e sabotim, sjellin edhe standardin kuptimor apo dallueshmëritë e thella që kanë midis vetes qytetarët. Nuk e di pse bëhet gjithë ky çorientim strategjik, kur tanimë dihen saktë edhe numrat e votuesve, sidomos bindjet dhe animet e qytetarëve. Dhe nga kjo mjegullnajë, të gjithë ata votues dhe militantë partiakë e kanë patur parasysh se çfarë fshihet nën llupen e qëllimeve personale të kandidatëve të tyre që kanë vënë kritere subjektive, demokratike, për politikën e ardhshme në shtetin e tyre.
Kur të shihen qartë qëllimet dhe inatet e tyre të shfaqura në skenë, vijmë në konsolidimin e bindjeve tona, të kuptueshme dhe pa ekuivoke se ndasitë e këtij lloji banal, të poltik bërjes, nuk janë të shëndosha dhe nuk bëhen për të mirën e shtetit apo qytetarit, por për pozicione individuale të vrazhda, nëpër strukturat shtetërore. Këtu nuk kemi të bëjmë me efektin e tanishëm real të të kuptuarit konceptual të politikës së zbatuar në shoqëri, të cilin standard mund edhe ta dëshirojë popullata, si sistemin shtetëror të përshtatshëm, duke patur mundësisht nën vetëdije qeverisjen majtiste apo djathtiste të tyre, të këtij niveli. Të themi kështu, një qeverisje të përshtatshme që mund ta kishin si bindje reale, të përzgjedhurit e qytetarëve. Sepse nga kjo që shihet në skenë dëshirat e tyre nuk lidhen fare me këtë çështe të bindjeve politike. Qytetarët kanë probleme të mëdha sociale, ndaj këto fërkime në parlament edhe më shumë i zhgënjejnë aspiratat dhe animet e tyre. Ky problem i dukshëm, tanimë, aq sa e kuptojmë ne lojën politike në këtë ring të hapur inatesh, nuk duhet të jetë qëllimi pretendues i elitës politike, që e ka shtangur ngërçin politik nëpër këtë rrugëtim të pandriçuar të bindjeve se si duhet të jetë pikësynimi i tyre adekuat, i pushtetit për shtetin. Të gjitha pakënaqësitë ndërlidhen me votuesit që nuk e kanë krijuar sa duhet bindjen e tyre se kush do t'i udhëheqë apo paraprijë ata për këto katër vite të radhës. Pozicioni i Albulena Haxhiut nuk është i panjohur për këta politikanë që kanë kurdisur në vetëdije inatet e tyre. Mbase është shumë i qartë refleksi politik i kësaj politikane, në ndërtimin e shtetit dhe zbatimin e ligjeve që duhet t'i ketë vendi. Pas këtyre mosmarrëveshjeve, kriza politike më duket se është duke katapultuar kah zgjedhjet e reja, sepse asnjëra palë nuk lëshon pe nga bindjet e veta të kufizuara.
Sikur bazhdyzimi qeverisës LVV dhe LDK të ishte akorduar, që për nga bindjet dhe efekti qeverisës, dobiprurës, mund të ishte më i përshtatshëm, për formimin e parlamentit dhe organeve tjera shtetërore. Kështu klima poltike nuk do të kishte ardhur në këtë pozicion të ngërçit të papëlqyeshëm. Disa analistë mendojnë se Albini bën lojën “meskine” të blerjes së kohës në pozicionimin e tij si politikan që i parasheh gjërat, pasi nuk i mblodhi votat e duhura për ta formuar qeverinë më lehtë. Tani në këtë fazë të strategjisë dhe taktikës politike, ai, nuk kërkon kompromitimin e opozitës, por kërkon zbatimin e drejtë të kushtetueshmërisë se kryeparlamentari i takon partisë që i ka fituar votat. Kjo formë e qasjes politike mund edhe t'i vetëdisojë qytetarët se si të mendojnë e konceptojnë për kandidatët e preferuar të tyre. Në këtë formë ngritet edhe përceptimi më adekuat i elektoratit për përzgjedhjen e kandidatëve të tyre, mundësisht për zgjedhjet e radhës. Këtë frymë e bindje, ai shumë herë e ka thënë në parlament se opozita duhet të jetë edhe më e fortë në qëndrimet dhe kërkesat e tyre për ndërtimin e shtetit, duke patur si synim shtetin ligjor dhe anulimin e të gjitha keqpërdorimeve që i kanë në radhët e veta.
Ky standard i klasës politike, që zhvillohet tani në parlament, i dëshpëron keq qytetarët, mbase nuk janë në gjendje të reflektonjë dije dhe konsensus të përbashkët ndërmjet partive konkurruese për themelimin e qeverisë, duke u bazuar në kushtetutshmërinë e vendit, ashtu siç kanë vendosur më parë.