Sikur të ishte gjallë Ibrahim Rugova...

Opinione

Sikur të ishte gjallë Ibrahim Rugova...

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 9 maj 2025 Në ora: 15:45
Presidenti historik, Ibrahim Rugova dhe Halil Geci

Në kohën e një krize politike, Kosova buçet për një lider të vërtetë. Duhet kthehemi pas në histori për të gjetur njeriun për të cilin ka nevojë shumë vendi ynë, në një kohë kur kalkulimet politike kanë bllokuar formimin e institucioneve të vendit, të mbetur pezull që nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Vlerat e njeriut të formësuar me intelektualitet, karizëm, besueshmëri dhe mbi të gjitha gardianit të shtetit e gjejmë para 21 janarit të 2006. Fjala është për presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova. Intelektual me përmasa botërore, profet në kohë të vdekur, mishërim i ëndrrave të shqiptarëve, dr.Rugova ai askush tjetër përfaqëson njeriun për të cilin Kosova ka nevojë çdo herë. Urtësia e tij politike, vizioni dhe karakteri i shtetarit të madh e kanë bërë Rugovën ikonë, i lartësuar në piedestal.

Nëse Rugova do të ishte ende gjallë, sigurisht se Kosova do të ishte ndryshe dhe situata e tanishme sdo ekzistonte aq më tepër ngërçi për inate të njëri tjetrit. Rugova ka ditur të dal nga situata të vështira gjithnjë në prioritet të tij ka qenë Kosova. Sot ndodh e kundërta. Sa më shumë kalohet koha aq më shumë ndjehet mungesa e tij, e njeriut për të cilin ndjejmë mall dhe kujtim të bukur.

Me kalimin e viteve vetëm sa rritet figura e tij, me politikanët tanë që duhet ta ndjekin rrugën e tij. Vizioni i tij ka sjell Kosovën këtu ku është, miqësia me SHBA mbetet jetike për Kosovën, si dhe sakrifikimi i interesave përsonale karshi kombit.

Sot, nesër dhe përgjithmonë Kosovës i mungon dhe do t'i mungojë filozofia politike e dr.Ibrahim Rugovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat