Lumiri me shikim kah Vjosa

Opinione

Lumiri me shikim kah Vjosa

Nga: Faton Mehmeti Më: 13 maj 2025 Në ora: 09:41
Autori Faton Mehmeti

Një nga arsyet pse LDK nuk hyn në koalicion është edhe zgjedhja e presidentit të vendit, përkatësisht paqartësia se kush do të jetë presidenti i ardhshëm. Një koalicion mes VV-së dhe LDK-së nuk është i mjaftueshëm për të siguruar 81 votat e nevojshme të deputetëve të pranishëm në momentin e votimit. Këtë e ka deklaruar disa herë edhe vetë kryetari i LDK-së, diçka që është kaluar në heshtje nga opinioni publik, por që rezulton të jetë pengesa kryesore.

Lumiri e di shumë mirë se, në çdo kalkulim për presidentin e vendit, nuk mund të anashkalohet Vjosa Osmani për shkak të peshës së madhe që ajo ka te elektorati – gjë të cilën LDK e ka paguar shtrenjtë më herët. Prandaj, ai heziton të ndërmarrë veprime që mund të jenë të rrezikshme politikisht, koston e të cilave nuk është i gatshëm ta përballojë.

Në anën tjetër, Vjosa – jozyrtarisht – e ka nisur fushatën e saj për një mandat të dytë, përmes proklamimit të njohjeve të fundit, ndonëse pa një dakordim me kryeministrin Kurti. Kryetari i partisë më të madhe në vend hesht, duke lënë gjërat në amulli dhe hapur mundësi të mëdha për interpretim.

Kurti nuk duket i interesuar, të paktën për momentin, që të diskutojë për presidentin e vendit, për shkak të mjegullës së krijuar nga raportet e tensionuara me Vjosën dhe pritjes së afatit kushtetues deri në vitin e ardhshëm. Kjo paqartësi po pengon gjithashtu arritjen e një koalicioni mes VV-së dhe LDK-së, duke rezultuar në dështimin për të katërmbëdhjetën herë të konstituimit të Kuvendit.

Besoj se Vjosa, Kurti dhe Abdixhiku duhet të ulen bashkë për të qartësuar kandidatin e përbashkët për president. Arritja e një marrëveshjeje do të zhbllokonte Kuvendin, me shpresën se, 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat