Kimete Berisha: Cili gilipter je ti?

Opinione

Kimete Berisha: Cili gilipter je ti?

Nga: Kimete Berisha Më: 15 maj 2025 Në ora: 19:38
Kimete Berisha

1. Lumir spiuni, posa doli nga takimi me Presidenten, menjëherë spiunoi çka ka folur Albini në takim.

- Marre.

- Tha: Më habiti Albini'...Domethënë, Lumir Abdixhiku ende ka vend për t'u habitur nga Albin Kurti.

Kjo 'ende' e Lumirit, ma çoi mallin e asaj shprehjes së dashurisë: 'Ende m'i zgjon fluturat në bark'.

- Lumir Abdixhiku nuk habitet se pse qe njëzet vjet LDK nuk i ka fituar zgjedhjet!

Kjo është habitorja e LDK-së, e jo dekodimi i heshtjes së Albin Kurtit.

2. Albin Kurti po hesht, por Hykmetja po punon si përkthyese e heshtjes së tij.

- Hykmetja sot nuk u nervozua, se ajo gjithmonë është nervoz, lajm do të ishte nëse një herë do të ndodhte që ajo të fliste e qetë, si insan.

- Hykmetes nuk i pëlqen që Albin Kurtit s'i duket vetvetja 'rast urgjent'.

3. Presidentja me setër të gjelbër dukej paqësore si Kryegjyshi Botëror (të cilin e përshëndes).

- Kur setra e saj, më e gjelbër se gjelbërimi, i kombinohej me flokë (më të zeza se personazhi i këngës 'Moj zeshkanja ime'), formohej imazhi i flamurit të Trepçës.

4. Gratë i ka kapluar 'paniku i setrave', si nanat tona diku 'paniku i setave'.

5. Ramush Haradinaj e mbante procesverbalin e takimit në një

fletore ngjyrë synetie.

- Kokën e mbante ulur, për efekt psikologjik.

6. Presidentja i ka ndarë shqiptarët nga minoritetet, por jo sipas fesë dhe orientimit seksual!

- Pasi dështoi në grup, propozoi që t'i thërras 'liderët' një nga një.

- E nëse dështon edhe me një

nga një do ta thërrasë nga një 'gjymë njeri' në takim.

- (Po, ku mund ta qetësosh ti situatën, moj skile).

7. Memli Krasniqi...sot ka rënë edhe në mjerim humoristik, plus të vjedhur, me atë turbo-folkun e 'tymit të bardhë' ..

- Naiv e jokreativ, gati sa Hykmetja, çudi që është kaq i paditur, pasi që arsimtare e ka pasur një Lutajkë (Të cilën e përshëndes, Afërdita e ka emrin).

8. Në vend se të nervozohet Albin Kurti, e këta ta gëzojnë qetësinë e merituar, këta po nervozohen për Albin Kurtit, e ai po e gëzon qetësinë e tyre.

- Pakëz i pashpirt është ky...Kur e gjen detin e vetmuar, e pushton!

9. Në një dyqan të çorapave najlon dhe brekëve të pambukta, dy vajza punëtore e përqeshnin Albulena Haxhiun, me sa vijon:

- Njëra: Është duke ardhur Albulena në dyqan tek ne?

- Tjetra: A me lënë brenda?

P.S. Autorja pyeti:

A ke parë ti ndonjëherë mashkull kah ofshanë 'oh', 'uh' 'ah', apo si thirren ndryshe onomatopetë e shprehjes së mërzisë dhe dëshpërimit...

- Nëse po, atëherë e kupton se sa për gjynah janë...dhe se si meshkujt janë mbivlerësuar nga femrat...

- Gratë u kanë dhënë atyre forcën që s'e kanë, prandaj ata sillen keq, sepse kujtojnë se ashtu kanë qejf femrat...

(Me gjerësisht, ndoshta, një herë tjetër).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat