“Demokracia është diktatura e budallenjve”!

Opinione

“Demokracia është diktatura e budallenjve”!

Nga: Sabahate Byci Më: 21 maj 2025 Në ora: 17:27
Autorja Sabahate Byci

Vet titulli i këtij opinioni tim marr “hua” nga citati i Shkrimtarit shumë të shquar Gjerman Herr Friedrich von Schiller, si më poshtë vijon;

Mu sot me 21.05.2025 e Mërkurë, kur për të 19-tën herë prapë dështoi lidhshmëria prej 95 % e shumicës “një gjakore-Shqiptare, për t‘ia larguar thonjtë nga gërklani i fytit Vendlindjes së gjorë Kosovës sonë Dardanisë, n ‘mënyrë që t‘ia lirojnë „frymëmarrjen“ drejt rrugës kështu ashtu të mundimshme të sajë të Shtet formimit. Më duhet të them se Dep(ë*et)utetë*et, shumica e tyre të cilë*at kur Kosova me e ndihmën e UÇK-ës dhe Aleatëve filloi pak të këndellet, (kanë qenë 9 a 10 vjeç) po e marrin „guximin“ dhe pa pikë të fytyrës të lazdruar*a po deklarojnë se s’do ta përkrahin partinë me shumicë të zgjedhur nga shumica e popullit të Kosovës në Shkurt të këtij Viti 2025?!

Gjithashtu duke mos e përdorur aspak ndërgjegjen e tyre ( NËSE KAN?!) kanë lidhur qyken dhe me një intensitet idiotesk të paparë ndonjëherë në skenën politike, seancë për seancë në Parlament për Konstituim, çdo herë e më shumë po ia zënë frymën Kosovës e po ia shtijin nënshkëmbzen veç për ti rrealizuar dëshirat dhe interesin e tyre për pushtet e JO PËR SHTET-edhe atë pa menduar fare se janë duke i marr të ardhurat mujore pa pikë të djersës shkel e shko?!

Shumica Dep(ë*e)utetë*e të pispillosur sa s’bën më!

1.) Me tatuazhe e plot plastika b*th e kry dhe kudo në trup!

2.) Me flokë të mbjella si fijet e duhanit!

3.) Me Botox në secilën pjesë faciale! Buzët Donald Duck!

4.) Të parfumuar me parfumat e tyre, të përzier me kundërmim ere tërbuese të „grazhdit të bagëtive“!

6.) Me ,,teoritë“ e tyre të blera gjatë kohës së alivanosjes së Vendlindjes sonë Kosovës 23 vite me radhë!

-Oj Republika ime e dashur e jona Kosovë DARRDANI, më lejo ti citoj disa vargje nga në një poemë e imja, njëra prej disave të botuara nAntollogji të Letërsisë Gjermane në Frankfurt të Gjermanisë n’ vitin 2012 e titulluar;

„Immer Wieder“

…x ich x du x alle Lebewesen

x sie(h) es (h)er bitte verzeih uns

den;

„viele wissen nicht was sie tun!“

Pra Kosova e ime e tëra e jona e shtrenjte falju të gjithëve e enkas kundërshtarëve të Parlamentit tënd Zemër sepse shumica nuk janë duke ditur se çfarë po bëjnë!

Andaj edhe njëherë të lumtë Zotëri Friedrich von Schiller sepse më të vërtetë jam me ty përkatësisht me citatin tënd që po e përsëris edhe njëherë se;

“Demokracia është diktatura e budallenjve!“

RRNOFT KOSOVA -

BURGOSJE HAJNAVE

Sabahate Byci Autore

Gjakovë Gjermani

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat