A ka nevojë Kosova për një qeveri teknike?

Opinione

A ka nevojë Kosova për një qeveri teknike?

Nga: Faton Mehmeti Më: 23 maj 2025 Në ora: 10:55
Autori Faton Mehmeti

Dështimet e seancave për konstituimin e Kuvendit, për shkak të mungesës së shumicës si nga Lëvizja Vetëvendosje ashtu edhe nga opozita, kanë nxjerrë në pah disa nga skenarët e mundshëm për dalje nga kriza. Njëra ndër propozimet që shpesh është përmendur është edhe ai i një qeverie teknike. Edhe pse nuk konsiderohet si opsioni më i mirë, kjo zgjidhje nuk duhet hedhur poshtë.

Me fjalë të thjeshta, një qeveri teknike është një grup njerëzish neutralë, pa përkatësi partiake, të cilët marrin drejtimin e ministrive përkatëse për një periudhë të caktuar — zakonisht gjashtë muaj deri në një vit. Këta persona mund të jenë pedagogë, gazetarë, inxhinierë, mjekë, etj., që nuk janë të përfshirë në partitë politike dhe në publik njihen si personalitete të shquara me kontribut në shoqëri.

Realizimi i një qeverie teknike, e cila do të përgatiste zgjedhjet e ardhshme — të rregullta apo të parakohshme — do të mund të shihej si një zgjidhje politike e natyrshme:

nëse do të shkëputej nga konteksti dhe rrjedha e zhvillimeve politike të kësaj vere;

nëse nuk do të merreshin parasysh premisat që i paraprijnë kësaj kërkese gjithnjë e më të zëshme;

nëse nuk do të vlerësohej profili i segmenteve politike dhe mediatike që po e mbështesin këtë alternativë.

Qeveritë teknike kanë gjetur zbatim në vende të zhvilluara, si për shembull në Australi, ku janë respektuar për dekada të tëra. Ato funksionojnë sipas rregullave të qarta për mënyrën e sjelljes së qeverisë gjatë periudhës zgjedhore dhe paszgjedhore, derisa të bëhet e qartë rezultati i zgjedhjeve dhe të formohet një qeveri e re (nëse ndodh një ndryshim). Në këtë periudhë, ministrat nuk janë më “të përgjegjshëm” përpara parlamentit për veprimet e tyre, ndaj edhe veprimet e tyre duhen kufizuar.

Për këto arsye, qeveritë teknike shpesh konsiderohen si zgjidhje kur nuk ekziston ndonjë alternativë tjetër, edhe pse nuk janë zgjidhja më ideale.

Kosova mund të hyjë në skenarë të tillë nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat