Gjatë vizitës së saj në Beograd më 21 maj 2025 Kaja Kallas-Kryediplomatja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri,në takimin me kriminelin, Aleksandr Vuçiq,vagabondin dhe mashtruesin e kalibrit botëror, duhej t’ia komunikonte sanksionet që BE domosdoshmërisht duhej t’ia t’ia kishte vendosur menjëherë gjatë vizitën e tij kryeneçe në paradën për 9 maj-Ditën e Fitores së Rusisë dhe për takimin e tij me gjenocidalin Vladimir Putin.
Kaja Kallas u soll tejet butësisht duke i rekomanduar Serbisë për reformat që duhet t’i kryejë për të aderuar në BE dhe për të vendosur se a dëshiron të jetë me BE-në, apo me Rusinë gjenocidale, kur dihet tashmë se tre vite radhazi Serbia gjenoidale dhe kriminli Aleksandër Vuçiq me arrogancën më të madhe i shfrytëzojnë benefitet financiare të BE-së dhe vazhdimisht në prehërin e Rusisë.
Kaja Kallas lidhur me vazhdimin e dialogut Kosovë Serbi pritej të sjelle një qasje të re,duke i thënë kriminelit Aleksadër Vuçiq se ky dialog përbën vetëm farsë mashtruese përderisa Serbia gjenocidale nuk kërkon falje publike për krimet e kryera në Kosovë, ku ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjatë agresionit gjenocidal në vitet 1998/99 vranë e masakruan 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe foshnje duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare, ku në nëKosoë mënyrë makabëre u dhunuan 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare.
Përderia Serbia nuk ia paguan Kosovës dëmet shkatërruese të luftës dhe grabitjet që ua bëri bankave në dhe Fondit pensional në Kosovë që kapin miliarda e miliarda euro.
Përderisa Serbia nuk i hapën arkivat serbe të luftës për mijëra kufomat e pafajshme autoktone shqiptare, ku do të zbuloheshin varrezat masive ku janë varrosur këta shqiptarë të vrarë e të masakruarmizorisht, ku do të zbuloheshin vendet ku janë varrosur 1650 djelmoshat e pafajshme të rrëmbyer nga shtëpitë shqiptare në Kosovë. Varreza masive për të cilat në vitin 2020 Ivica Daçiq në cilësinë e Minisrit të Jashtëm i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendodhjen e këtyre varrezave masive ,ndërsa BE-ja i mbylli sytë e veshët sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Kaja Kallas është dashur t’i thotë troç Serbisë gjenocidale se nuk mund të ketë dialog të suksesshëm Kosovë-Serbi, përderisa Serbia nuk e ndryshon Kushtetutën e saj ku figuron se “Kosova e Metohija janë pjesë e Serbisë” dhe përderisa Serbia gjenocidale e hegjemoniste në vazhdimësi po e kërcënon Kosovën tashmë shtet të lirë e të pavarur të njohur nga 115 shtete të botës.
Kaja Kallas është dashur t’i thotë troç Serbisë gjenocidale dhe hegjemoniste që pakicën serbe të mos e kërcënojë për të kryer destabilizim në Veri të Kosovës ,por që kjo pakicë serbe të integrohet në shtetin e Kosovës dhe Kosovën ta ndjejë si shtetin e vet, sepse këtë pakicë serbe Kosova nuk e kërcënon me asgjë, sepse Kosova e ka Kushtetutën më demokratike në Evropë, ku të gjithë banorëve u garantohen kushte të barabarta.
Kaja Kallas është dashur t’i thotë troç Serbisë gjenocidale dhe hegjemoniste se Beogradi ka qenë e mbetet nxitës i trazirave në veri të Kosovës, nxitës dhe organizator i sulmit të armatosur serb ndaj paqeruajtësve të KFOR-it ku mbetën të plagosur më shumë se 90 paqeruajtës.Beogradi ishte organizatori dhearmatosëzi i sulmit terrorist te Manastiri Orthodoks Serb Banjskë te Zveçani dhe se kryeterroristi Millan Radojçiq dhe shokët e tij të dorëzohen e të gjykohen në Kosovë.
Kaja Kallas i informoi autoritetet në Kosovë se BE-ja ka filluar t’i heqën gradualisht sanksionet ndaj Kosovës, por se Kosova duhet të bëjë depërshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës dhe të mos i mbyllën institucionet paralele ilegale serbe, sepse kjo po e irrituaka pakicën serbe!
Po e pyesim Zonjën Kaja Kallas,a do t’i lejonte dhe toleronte në shtetin e saj strukturat paralele ilegale nga Rusia, dhe provokimet në vazhdimësi që pakica serbe po i bën në Veri të Kosovës me urdhër nga Beogradi?!
A do ta toleronte Kaja Kallas në shtetin e saj siç e toleroi Kosova pakicën serbe e cila 25 vite nuk pagoi asnjë cent për energjinë elektrike dhe për ujin e pijshëm të harxhuar që Kosovës i kushtoi dhjetëra miliona euro në vit?!
Kaja Kallas deklaroi se Serbia dhe Kosova janë të barabartë në tryezën e bisedimeve,por nga sa është sipër theksuar rezulton e kundërta e kësaj deklarate.
Kosova dhe shqiptarët nevojitet të jemi vigjilentë e syçelçë dhe të mos ia bëjmë qefin vetes dhe të vihemi në gjumë me përralla.
Më vjen shumë keq ta them por mosha ime 80 vjeçare ku më shumë se 60 vite i kam kaluar në gazetari ku edhe sot e kësaj dite përkundër pleqërisë po punoj me përkushtim dhe zell, vizita e parë e Kaja Kallas-Kryediplomates të BE-së për punë të Jashtme dhe siguri, më duket zhgënjyese dhe nuk rezultoi me pritshmritë tona dhe me efektivitetin dhe energjinë që me padurin po e pritnim të ndodhë.Delkaratat e Zonjës Kaja Kallas gjatë vizitës në Beograd dhe pas takimit me kriminelin Aleksandër vuçiq nuk i kënaqi pritshmëritë e tona.
E njejta përshtypje më kaploi edhe pasi i dëgjova deklaratat e saj me rastin e vizitës në Kosovë.Dëshiroj të jem i gabuar por bindja ime është se nuk po shoh asnjë ndryshim në dialogun Kosovë-Serbi të filluar më shumë se një dekadë me Ketrin Eshton, Fredrika Mogherini, Johanes hahn, Joseph Borrell dhe Mirosllav Lajçak pa përjashtim të gjithë pro serbë, dialog i cili nuk solli asnjë gjë pozitive për Kosovën por që ishte kryekëput në favor të Serbisë gjenocidale e cila mundohet të blejë në kohë duke e zvarritur dialogun që e ndërlidh me fitoren e Rusisë ndaj Ukrainës.
Vizita e Zonjës Kaja Kallas në Kosovë përkonte edhe me 26 vjetorin e masakrës serbe ndaj shqiprarëve në Burgun e Dubravës, të shpresojmë mbase udhëheqësit nga pozita dhe opozita e Kosovës duhej të ishin kujtuar që ta informojnë Zonjën Kaja Kallas me tmerrin e kësaj masakre ndaj të burgosurve shqiptarë duarthatë karshi gardianëve serbë të armatosur gjer në dhëmbë.