Kush mund t'i shkruaj Edi Ramës...?

Opinione

Kush mund t'i shkruaj Edi Ramës...?

Nga: Xhevat Mustafa Më: 30 maj 2025 Në ora: 09:20
Autori Xhevat Mustafa

mendojnë dhe janë shprehur se këto 5 muaj të parë të vitit 2025, pas humbjes së mbështetjes në Shtëpinë e Bardhë e në DASH si dhe në ambasadën e SHBA- së në Tiranë, Edi Rama po përjeton muaj braktisjeje dhe vetmie! Një mik i imi, njeri i njohur i letrave, publikoi një shkrim të bukur me titullin e gjetur "Edi Ramës nuk ka kush t'i shkruaj!" Iu përgjigja jo për debat, por me një dozë humori miqësor: - Si nuk paska kush t'i shkruaj Edi Ramës? Fare mirë mund t'i shkruaj Edi...dora vetë?!

Edhe Linda e krevatit...! Edhe Ilirian Celibashi dhe Altin Dumani, për t'i raportuar se për zgjedhjet e 11 majit i kanë zbatuar urdhërat e tij në perfeksion, duke e lënë pa mend dhe gojë me 83 mandatet dhe “fitoren” e pa parashikuar as nga ai vetë, si lider largpamës dhe mendjehollë! Natyrisht, duke ditur të dy se sa shumë vite, fije, sekrete...i lidhin, Edi Ramës mund t’i shkruaj edhe Erion Veliaj nga qelia në Durrës, për t'i kujtuar se po afrohen 4 muaj që ai është në paraburgim dhe Ajola në ftohtësinë e vetmisë në krevatin bashkëshortor!? Përveç Veliajt mund t’i shkruajnë nga qelitë e burgjeve ish ministra, ish.zv.ministra, ish drejtorë të përgjithshëm dhe ish drejtorë të thjeshtë; ish këshilltarë dhe ish sekretarë të dy gjinive..., për t’i kujtuar shërbimet e mëdha që i kanë bërë partisë, qeverisë dhe atij personalisht për “fitorjet” në “zgjedhjet” e mëparshme parlamentare apo për pushtetin vendor e për ca punë të tjera, që i dinë mirë ata vetë në tokë dhe ZOTI në qiell?!

Edi Ramës, sikur “vëllait” të vet, mund t'i shkruaj nga “kulla” apo “piramida” Soros në New York apo nga Beogradi, edhe Alex Soros...edhe për shëndetin e babait të vet gjenetik e shpirtëror të tij...! Natyrisht, Edi Ramës në Tiranë mund t’i shkruaj edhe Aleksandar Vuçiçi nga Beogradi...për dramat që po përjeton këto muajt e fundit edhe nga demonstratat me pjesëmarrje shumë masive, edhe nga tërheqja, sa po e shklyejnë nga krahët, nga Vladimir Putini drejt Moskës dhe nga Ursula von der Leyen drejt Brukselit?! Po Vuçiçi mund t’i shkruaj edhe për t’iu lutur që të vrasë ca më shumë trutë për të gjetur ide dhe mundësi për ta “rilindur” “Ballkanin e hapur”, sepse kjo është në të mirë e në interes dy e shumë palësh në rajon e më larg, nga Lindja e Perëndimi.

Në fund, Vuçiçi mund edhe t’i lutet që të shtohen përpjekjet në Prishtinë e Tiranë, në Beograd e në Moskë..., për ta nxjerrë sa më parë atë kokëshqiptarin Albin Kurti në “pension të parakohshëm politik dhe qeverisës” e për ta zëvendësuar me një njeri, nga partitë kryesore opozitare të Kosovës, me të cilin mund të merren vesh shumë mirë, në shqip dhe serbisht...?! Edi Ramës mund t’i shkruaj në frëngjisht edhe ...edhe..., edhe madam Brigitte Macron! Kjo e gjora mund të jetë bërë xheloze, kur e ka parë Edi Ramën t'i hedhë dorën në qafë nxënësit dhe bashkëshortit të saj prej 18 vitesh, që kohët e fundit po i duket sikur Don Zhuanin po kopjon...?! Po nga Parisi mund t'i shkruaj edhe vetë presidenti Emmanuel Macron për t'i kërkuar këshilla e përvojë se si të tregohet më burrë ndaj gruas së tij, të trimëruar fort këto muajt e fundit, edhe nën jorgon e deri edhe në avion.

Edi Ramës, si kryeministër katër mandatesh i Shqipërisë mund t’i shkruaj edhe presidenti Volodymyr Zelenski i Ukrainës, për t’i kërkuar mend apo këshilla se si mund ta përmbysë raportin apo rrjedhën e ngjarjeve në frontet e luftës me Rusinë e Vladimir Putinit..., për t’u bërë nga humbës i madh në fitimtar jo të vogël apo të pakët...?! Por, mund t'i shkruaj apo telefonojë miqësisht edhe Termet Peçi, për ta bindur se nuk po bënte punë të pistë me mikeshën e tij në veturë, se ai po i jepte "këshilla dhe përvojë për fitore sa më të thellë" në anët e saj...! Mund t'i telefonojë edhe Taulant Balla, për ta bindur se ai i kishte porositur ata në KQZ, nëpër zyra e magazina të DHL e nëpër lokale që të ishin më të përmbajtur e më të kujdesshëm me zarfat dhe kutitë e votave të Diasporës, por edhe të Dibrës, Matit, Elbasanit, Beratit, Vlorës...!

Domethënë, që t'i bënin listat, zarfat dhe kutitë lesh e li dhe sipas traditës 10 vjeçare, për "fitore sa më plebeshitare e historike" si parti e qeveri...dhe pa i parë, fotografuar e filmuar asnjeri..., shqiptar e ndërkombëtar...! Përpak desh harrova! Mund t'i shkruaj edhe Erion Braçe, trup vogël, por trim i madh për t'ia thënë të vërtetat në sy kujtdo, edhe kryetarit dhe kryeministrit të tij?! Ky mund t'i shkruaj gjërë e gjatë se plot qytetarë pa miq në parti e në qeveri, prej vitesh futen dhe dalin nga zyra e salla ministrish, bashkish, hipotekash, kadastrash, gjykatash...pa zgjidhur punë e pa zbrazur kuletat dhe xhepat?!

Edhe se pas "fitores" të 11 majit janë çmendur edhe më shumë çmimet, duke u ngritur lart e më lart, deri në majë të Tomorrit, duke ia kaluar deri 2-3 fish atyre në Gjermani e në kohën e Doktorit...?! Braçja mund t’i shkruaj edhe për t’i përcjellë edhe ankesa qytetare, përfshirë edhe nga “socialistë idealistë”, akoma jo edramistë të çmendur e patronazhistë, se sikur u tregua tahma e madhe dhe u teprua më 11 maj me futjen e shumë duarve dhe këmbëve në listat dhe kutitë e votimit, duke “u falur” kështu Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, mundësi t’i fotografonin dhe filmonin dhe dosje, çanta e valixhe mbush me këto, t’i dërgojnë në Shtëpinë e Bardhë dhe DASH, në Bruksel, Berlin, Londër...?!

Po nga soi apo lloi i “socialistëve akoma idealistë” e akoma jo edramistë të tërbuar apo fanatikë, Edi Ramës mund t’i shkruajnë edhe socialistë të periudhës 12 maj 1991 e deri në ditët e sotme, për t’iu ankuar se si ia tha truri dhe nxori goja ta quante “bordello”, nënkuptueshëm “mbush me kurva e kurvarë”, partinë që e ka bërë ministër kulture, që e ka votuar me dy duar e symbullurazi kryetar bashkie e kryeministër për 4 mandate?! Edi Ramës mund t’i shkruaj edhe Olta Xhaçka për ta falënderuar për gjithçka ka bërë, duke mos pyetur as për Gjykatën Kushtetuese, për atë si shoqe qeverie e partie dhe si bashkëjetuese e vëllait në AMERIKË, për të mos e dorëzuar dhe lënë në “kthetrat” e Altin Dumanit. Por, nga SPAK, Edi Ramës mund t’i shkruaj edhe Irena me shumë mbiemra, për t’iu rrëfyer si një prifti në kishë, se i ka ndërruar mbiemrat nga halli e jo nga qejfi! Domethënë, për ta vazhduar karrierën në drejtësinë shqiptare edhe me atë cv, me ato njolla e dënime në gjykatën greke të Janinës...?!

Por, edhe për t’i kujtuar se ajo ia ka shpërblyer me mirënjohje dhe devotshmëri, sidomos për arrestin shtëpiak dhe për odisejadën e Sali Berishës dhe të dhëndrit të tij, Jamarber Mallteti, nëpër zyra të SPAK e GJKKO-së Edi Ramës mund t'i shkruaj edhe miku dhe bashkëpunëtori i vjetër, sidomos në skenarët e Gërdecit dhe të 21 janarit, Gramoz Ruçi, për t'i kujtuar se ai mbetet ushtar i përjetshëm i partisë së zemrës; se pas 11 majit, kur i janë afruar ndjeshëm "epokës së artë" të Enver Hoxhës, ai është i gatshëm ta ndihmojë "falas" qeverinë edhe si këshilltar i jashtëm, kudo ku të ndodhet, për turizëm apo biznese, në Tiranë, Tepelenë, Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë...?!

Me e vra mendjen më shumë është lodhje e kotë! Edi Ramës, për t'i qarë hallet e veta dhe globale, nacionaliste dhe internacionaliste, mund t'i shkruajnë shumë njerëz në Shqipëri e në botë; në liri e në burgje; në shtëpi e zyra; në lokale e spitale...?! Edhe në Beograd dhe Athinë; në Moskë e Kiev; në Gaza dhe në Izrael; në Islamabad e në New Dehl; në Surrel e në Bruksel...?! Edhe...alienë "zbuluar" nga raketat e tij në Mars e Jupiter...?! Edhe dajo Spiro dhe shoku Enver në...ferr?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat