Sa herë është thënë
nga shkrimtarë, filozofë
dhe mendimtarë shqiptarë:
“Parti shumë, patriotizëm pak.”
Te kombet e emancipuar
kombëtarisht e kulturalisht,
kjo fjalë tingëllon ndryshe:
“Parti shumë – patriotizëm edhe më shumë!”
Në Kosovë, popullata shqiptare
doli nga një prapambetje e thellë,
nga një sundim i egër,
qëllimi i të cilit ishte
ta zhdukte nga faqja e dheut.
Për këtë arsye,
pas shpalljes së pavarësisë,
sistemi shumëpartiak
erdhi i parakohshëm.
Partitë nuk gjejnë gjuhë të përbashkët.
Republikën e Kosovës,
pas zgjedhjeve të fundit,
e lanë pa Kuvend,
duke rrënuar shtetin e vet.
Po të ishte vetëm një parti,
këto dëme nuk do t’i ndodhnin Republikës:
Kuvendi do ishte konstituar me kohë,
e shteti s’do të mbetej peng i mosmarrëveshjes.