Kimete Berisha: Luftë në zemra tona!

Opinione

Kimete Berisha: Luftë në zemra tona!

Nga: Kimete Berisha Më: 8 qershor 2025 Në ora: 12:35
Kimete Berisha

- Çdo gjë e nisim si luftë.

- Dasma niset me flamur kombëtar, me alltia e me këngë patriotike, thuajse u nis hasmi me ua marrë nusen!

- Synetia, bëhet me forcën më të madhe patriotike, thuajse një ditë prej ditëve këta djem kanë me ua bë nanën kështu e kështu armiqve.

- Loja e futbollit niset me Jakup Ferrin e me krena të këputur, thuajse u shpall luftë. Edhe më keq, thuajse lufta e parë botërore ende nuk ka përfunduar.

- Të ishte krenaria aq e madhe nuk do të luaje (me asnjë çmim) me atë që të ka vrarë dhe së paku nuk të

ka kërkuar falje.

Po lëre.

Mos rrej!

- Se, krenari është të mos pajtohesh kurrë me të keqen.

Hiç, kurrë.

S'ka herë krenar e herë jo, varësisht nga disponimi.

- Në Shqipëri është ndryshe.

Shqiptarët e Shqipërisë nuk e ndjejnë armiqësinë për Serbinë sikurse shqiptarët e Kosovës.

- Përundrazi, ata bile e kanë simpati Serbinë. Shumë. Punë për ta.

Le ta kenë.

- Pas masakrave serbe në Kosovë, mijëra shqiptare të Shkodrës janë shitur si nuse për katundarët serbë, pesëmijë lekë copa, sipas planit zyrtar serb për popullimin e katundeve të shkreta serbe me nuse shqiptare.

- Shteti shqiptar nuk e ka ndaluar kontrabandimin serb me nuse, përkundrazi e ka frymëzuar.

- Kur Edi Rama e quante Vuçiqin 'vëlla', e Hashimin 'vëlla' - as nuk idhnohej Hashimi, as Vuçiqi, ndërsa Sami Lushtaku plus e ka shpallur Edi Ramën 'qytetar nderi' i Skenderajt.

- 'Qytetar nderi', Edi Rama, që e ndaloi këngën për Adem Jasharit në stadiumin e tij të kuq, që do të thotë e ndaloi Lamentin për fëmijët e vrarë të Jasharve.

- Pra, shqiptarët e Shqipërisë janë të relaksuar, nuk na konsiderojnë një familje, nuk e bëjnë me inat por nuk e ndjejnë,

dhe sa herë që e lyp puna të 'na duan', e sforcojnë dashurinë, performojnë, sepse e dinë se logjikisht duhet të jenë në anën tonë, por zemra nuk ua do.

- Është normale për ata që nuk janë normal.

- Të ishte shoqëri normale, shqiptarët do ta kujtonin e Kosova ishte e Shqipërisë e jo Shqipëria e Kosovës,

pra ata do të duhej të ndjenin antipati historike 'urrejtje pasive dhe të fjetur' për armikun që ua mori Kosovën.

- Nuk e ndjejnë.

- Mos ta ndjejnë.

- Se....Naiviteti i shqiptarëve të Kosovës është gati-gati mesjetar.

- Shoqëri e palexuar dhe pa kujtesë historike.

- E harrojnë vrasësin e vet pa u pushuar dhimbja që ua ka shkaktuar vrasësi!

- Tek shqiptarët flitet aq shumë për krenari sepse nuk ka krenari.

- Flitet aq shumë për besë, sepse nuk ka besë.

- Flitet aq shumë për atdhedashuri - sepse nuk ka.

- Flitet aq shumë për dashuri, sepse nuk ka.

- Askush nuk flet për qiellin, se qielli ka boll.

P.S. Më e keqja, thirrja e shqiptarëve të Kosovës me gishtin e mesëm përpjetë 'Serbi, Serbi ta ...atë anë', shkoi huq,

nuk u realizua, që domethënë i patën së paku dy raste ideale për t'ua bërë nanën kështu e kështu dhe i humbën.

- Nuk u ndihmoi dashuria, as britmat, as sharjet patriotike, as Jakup Ferri, asgjë nuk të ndihmon kur bëhesh 'patriot' veç për festa, dasma dhe për ngjarje sportive!

- Më pëlqen të shaj nganjëherë, shpeshherë, por për shkak se kujtojnë se jam 'intelektuale' nuk shaj.

- Pra, kjo është diciplinë e imja, jo edukata ime, se sa për edukatë tani kisha bërtitur në kupë qielli 'Idi bre u sto....majke' ,

bashkë me ata policë shqiptarë që e larguan flamurin e UÇK-së nga stadiumi!

- Njëra police shqiptare që e largonte flamurin e UÇK-së, 'biçja', frizurën bistek si Shote Galica.

- Pse Shqipëria e konsideron flamurin e UÇK-së - ilegal!

- Nuk ka UÇK që dikush të frikësohet nga flamuri i saj.

-,Ai flamur është simbol i një historie.

- Se, UÇK nuk është veç krenaria jonë, shumë më shumë është dhimbja jonë më e madhe!

- Pra, Edi Rama me vendim ia heq Hashimit flamurin e UÇK-së (e sheh edhe Haga, sepse e heq si diçka 'të ndaluar'), ndërsa e 'mbron', në fakt e merr më qafë, ushtarin e atij flamuri!

Shkoni more në rrs.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat