Memliu, Lumiri, Fatmiri dhe Ramushi si dhelpra e rrushi!

Opinione

Memliu, Lumiri, Fatmiri dhe Ramushi si dhelpra e rrushi!

Nga: Rexhep Torte Më: 10 qershor 2025 Në ora: 17:28
Autori Rexhep Torte

PDK e Memli Krasniqi, LDK e Lumir Abdixiku, AAK e Ramush Haradinaj dhe NISMA e Fatmir Limaj që për interesa meskine po e bllokojnë konstituimin e Parlamntit, të Qeverisë dhe të institucioneve në Kosovë në Kosovën e lirë e të pavarur, le ta kujtojnë sot atdhedashurinë, sakrificën, vendosmërinë dhe guximin e patriotëve shqiptarë të të gjitha trojeve që para 147 viteve e themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si zanafillë të themelimit të shtetit shqiptar dhe në mbrojtje të trojeve dhe të popullit shqiptar, nga Perandoria Osmane dhe nga armiqtë fqinjë të trojeve shqiptare.

E papranueshme, e pafrytshme, e padobishme, anti shqiptare, kundër lirisë e pavarësisë së Kosovës, kundër 8 mijë dëshmorëve të lirisë, kundër viktimave e tmerreve të përjetuara drejt lirisë, por vetëm në shërbim harresës të tradhtisë, vëllavrasjeve për pushtet e hajnisë multimilionëshe, do të ishte një qeveri e përzier me opozitën baltë e llum në njërën anë, dhe me partinë e Albin Kurtit në anën tjetër që është e vyer dhe e pastër si floriri!

PDK, LDK, AAK dhe NISMA, të hazdisura e të harlisura nga pasuritë dhe pozitat e vjedhura në 20 vitet e kaluara, edhe hajna edhe fodulla, edhe pse humbës të zgjedhjeve të 9 shkurtit, me paturpësi e të paskrupullt kanë marrë hyrishin për tu rikthyer në qeveri!

I çuditshëm ky hyrish i opozitës , i ngjashëm si beteri kur e bën hesapin pa hanxhi, kur edhe pse tradhtarë, vëllavrasës dhe hajna me ferman edhe pse bërllok e shkuar bërllokut kjo opozitë fantazon dhe i duket vetja “flori”.

Kjo opozitë në Kosovë, nuk pyet as për atdhe as për popull, as për ligj e as për kanun, por si dhelpra dinake e sheh dhe i pëlqen rrushi në hardhi e jargët i shkojnë lum, trupin ia kaplojnë mornicat e dëshirës për të t’u bërë qeveri, edhe pse hardhia është rritur në tokën e njomur me gjak dhe ky rrushi i shijshëm opozitës nuk i takon aspak!

Kjo opozitë mjerane për ta mbrojtur tradhtinë, vrasje, pasurinë dhe hajninë, si mundësi e sheh vetëm hyrjen në qeveri dhe është e gatshme të lidhet edhe me djallin e me shumë të tjera dreqni.

Pasqyrë e gjendjes absurde tradhtare politike në Kosovë janë edhe sulmet ditë më parë te Ilir Mirenës dhe të mbështetësve të tij ndaj Saranda Bogujevcit engjëllit mbarë shqiptar e botëror.

Pasqyrë e gjendjes absurde tradhtare politike në Kosovë është edhe Sala Jashari, bijë me origjinë nga Familja Heroike Legjendare të Jasharajve me në krye heroin legjendar Adem Jashari së bashku me 58 heronjtë e kësaj familje heroike nga Prekazi.

Sala Jashari u mashtrua dhe u rekrutua nga PDK-ja e Hashim Thaçit dhe e Vlora Çitakut, të cilët kurrën e kurrës as nuk kanë qenë dhe as që do të jenë të mirëseardhur në odën e miqve të trimave të Familjes Heroike Legjendare të Jasharajve në Prekaz!

Odisejada që po i ndodh sot Kosovës të lirë e të pavarur e nxitur dhe e orkestruar nga egoja e sëmurë për pushtet e opozitës PDK, LDK, AAK dhe NISMA, kësaj opozite tradhtare duhet t’ia rikujtojmë.

Sot më 10 qershor 2025 tërë shqiptarët kudo që gjenden, kudo që jetojnë e punojnë me krenari e shënojnë 147 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në të cilën asokohe përkundër pengesave që i bëri Perandoria Osmane morën pjesë në organizimin dhe mbledhjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për tu dalë zot shqiptarëve dhe trojeve shqiptare.

Më 10 qershor 1878, përfaqësues nga paria shqiptare e Vilajetit të Kosovës u mblodhën në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, për të ngritur një platformë si kundërpërgjigje ndaj vendimeve të marra në Traktatin e Shën Stefanit.

Në mbledhjen e parisë më 18 qershor u radhitën qëndrimet e mbajtura në një shkresë të vendimeve quajtur Kararnamé, që u firmos nga 47 përfaqësues të kazave të vilajetit, ku në krye janë firmat e Iljaz pashë Qoku-Dibra dhe Abdullah pashë Drenit.

Iljaz pashë qoku –Dibra ishte ushtarak shqiptar i Perandosrisë Osmane dhe drejtues i Mbledhjes së 18 qershorit 1878 të Lishjes Shqiptare të Prizrenit dhe dhe kryetar i Komitetit Qëndror të saj.

Paria e Shkodrës i telegrafoi shtabit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit se do t’i bashkohej lëvizjes dhe se së shpejti do të dërgonte delegatët.

Më 23 qershor, do të ishin të pranishëm krejt delegatët e qyteteve shqiptare në Prizren. Më 30 qershor, u paraqitën edhe delegatët e Shkodrës me Jusuf agë Sokolin me një delegat të Podgorica dhe 7 krenë prej Malësie.

Në Kararnamé u dokumentua vullneti nistor i organizimit, ku flitej për tërësinë territoriale të perandorisë dhe t’u rikthehej status quo-ja e para Luftës Ruso-Turke.

Synimi kryesor ishte mbrojtja ndaj rreziqeve të menjëhershme, lakohej mbrojtja e Dinit, Devletit dhe Vatanit, mosnjohja e Bullgarisë dhe rikthimi me armë i territoreve të pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi nëse nuk do t’i dorëzonin me vullnet të lirë.

Delegatët ngritën një organizim, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, që kishte fuqinë të vendoste taksa dhe të mobilizonte një ushtri.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u organizua në tre komitete, për Punët e Jashtme, për të Brendshmet dhe për Financat.

Komisioni i Punëve të Jashtme përbëhej nga Abdyl bej Frashëri me bashkëpunëtorët Shaban bej Pejën, Galip bej Shkupin dhe Asaf efendi Manastirin.

Ky komision merrej me dërgesat e lutjeve dhe protestave ndaj Kongresit dhe me korrespondencën me filoshqiptarët e me shqiptarët jashtë atdheut.

Komisioni i Punëve të Brendshme përbëhej prej Haxhi Shabanit nga Prizreni, myderrizit të Shkupit Qorr Abdyl Efendiut, Mahmut Qypërliut dhe Esat pashë Tetovës. Merrej me administrimin e territorit, mbajtjen e qetësisë, mbledhjen e ushtrisë vullnetare dhe kishte fuqi zbatuese.

Komisioni i Financës përbëhej nga Sulejman agë Vokshi, Zija bej Prishtinës, Shefik bej Gjilanit dhe dy të tjerëve, të cilët nuk dihen. Kujdeseshin për mbledhjen e fondeve për armatimin e ushtrisë dhe furnizimin e saj.

Këta komisione funksiononin vetëm në kohë të mbledhjes së përgjithshme. Detyrat e tyre i mbikëqyrte Dega lokale e Prizrenit, e cila kryesohej prej Ymer efendi Prizrenit.

Lidhja në korrik u nda në komitete, të cilat kishin dy degë të rëndësishme: e veriut me qendër në Prizren dhe e jugut.

Dega e Prizrenit drejtohej nga Iljaz pashë Qoku-Dibra, me përfaqësues nga Kërçova, Tetova, Prishtina, Mitrovica, Vuçitërna, Shkupi, Gjilani, Manastiri, Dibra dhe Gostivari.

Në mbledhjen e parisë më 18 qershor u radhitën qëndrimet e mbajtura në një shkresë të vendimeve quajtur Kararnamé, që u firmos nga 47 përfaqësues të kazave të vilajetit, ku në krye janë firmat e Iljaz pashë Qoku-Dibra dhe Abdullah pashë Drenit.

Illaz pashë Qoku-Dibra në vitin 1844 udhëhoqi kryengritësit shqiptarë kundër Hajredin Pashës në Grykën e Radikës.

Në vitin 1854 ishte në krye të vullnetarëve dibranë në shtypjen e kryengritjes së Epirit.Në vitin 1861 ishte në krye të vullnetarëve dibranë në luftë kundër malazezëve.

Në vitin e kryesoi Kongresin e Dibrës dhe ishte pjesëmarrës i delegacionit që do t’i paraqiate Sulltanit kërkesën për autonominë e Shqipërisë.

Komisioni i Degës së Shkodrës përbëhej nga kryetari Daut efendi Boriçi, Selim efendi Çoba, Shaban beu i Bushatllinjve, Haxhi agë Lohja, Selim agë Gjyrezi, Et’hem agë Kazazi, Ibrahim efendi Dragusha, Ibrahim Idriz Hoxha, Osman Bekteshi, Filip Çeka, Ndrekë Shiroka, Gjon Muzhani e Zef Simoni.

Për këtë degë, Et’hem agë Kazazi qëndronte gjithnjë në Prizren.

Dega e jugut, që kishte mbajtur një takim po të tillë në Gjirokastër, drejtohej prej Abdyl Frashërit dhe përbëhej prej përfaqësuesve të Kolonjës, Korçës, Artës, Beratit, Pargës, Gjirokastrës, Përmetit, Paramithisë, Filatit, Margëlliçit, Vlorës, Tepelenës dhe Delvinës.

Në këto vise, lëvizja mbështetej më shumë tek elementi mysliman, për arsye se elementi ortodoks ishte më së shumti nën ndikimin grek.

Nga ana tjetër, në veri myslimanët me katolikët ishin bërë palë për synimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat