A duhet t’i çelim (hapim) pak me shumë sytë?

Opinione

A duhet t’i çelim (hapim) pak me shumë sytë?

Nga: Agron Shabani Më: 13 qershor 2025 Në ora: 09:59
Autori Agron Shabani

 SHBA-s, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Japonia etj,  sikur janë lodhur ose dërmuar paksa nga roli dhe misioni i njohur i Herkulesit ndaj luftës në Ukrainë etj.

Lëximi, studimi, analiza, kuptimi, mençuria ose intelegjnca e njohur politike ose diplomatike, pos tjerash na e bëjnë me të qartë situatën

Sikur jemi kthyer sërish në kohën e sundimit të Ivan Groznit, Volokolamskit,  "Dinastive" të Rjurkoviçëve, Ivanoviçëve, Romanovëve, Mihajllovëve, Car Dushanit, Obrenoviçëve, Kragjorgjeviçëve dhe të tjerëve, e jo në shekullin 21 (XXI),.....?!

Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhën poligon ose 'arenë e gladiatorëve" të ndryshëm spekulant, agjitues (propagandistik), anarkoindividualist dhe anarkoteorik!

Nuk janë populli, shteti, pushteti, liria (çlirimi), toka, uji, prona (pasuria) dhe statusi final i Kosovë, çështje jetike, strategjike ose gjeopolitike të politikanëve, politikave, koniukturave ose nomenklaturave të ndryshme ditore ose peridike.

Qofshin ata në pozitën ose opozitën kosovare.

Dhe, aq me pak e "çlirimtarëve" ose "komandantëve" të ndryshëm të Bllacës ose Stankovcit të cilët frontët e luftës së UÇK-së, i kanë parë dhe njohur vetëm në gazeta e televizor. 

Apo, e ndonjë "analisti" e "publicisti" llaskuc, imoral, demagog, hipokrit dhe dogmatik që i thonë vetit edhe "profesor univerzitet" etj...!!!

Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm "figurat supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandonojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me "gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit"!  

Kokat e përulura dhe të nënshtruara që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së huaj. E sidomos kokat e përulura (nështruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. 

"Në një dhomë ku njerëzit i fshehin ose i ruajnë unanimisht shantazhet dhe komplotët së bashku me sekretët ose misteriet e heshtjës së njohur tinëzare ose bizantine ndaj palës tjetër, një fakt ose fjalë e vërtetë kumbon ose tingëllon me tepër se sa një e shtënë me armë ose pistoletë. (Çasllav Millosh)

Politologjia dhe filozofia moderne ose bashkohore, i kanë përjashtuar ose hedhur poshtë, si të tejkaluara, reaksionare dhe anakronike,tezat, idetë ode teoritë e ndryshme klasike, proteksioniste, paternaliste, ataviste, pseudoshkencore, quaziprofesionale ose antihumaniste.

Politika dhe diplomacia kosovare, duhet ndryshuar (substituuar) ose determinuar qasjen ose aplikimin e tyre në suspektin e një formule ose doktrine të re konstruktive dhe pragmatike të marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare. E jo duke qenë gjithëmonë epigone ose recidiviste e një politike dhe diplomacie pllakative, ataviste, forumiane, kabinetike, unilaterale ose monologjike (bla-bla-bla ose tra-la-la!) që i zhvatët ose nënshtrohet vazhdimisht diktatit (ultima ratio ose" urbi et orbi"), monopolit, llupës ose totelës së injohur insurdinative dhe ireverzibile  -përsa u përket kompromisëve ose koncesionëve të vazhdueshme ndaj Serbisë.

 Duke i ngjarë kështu politikës ose diplomacisë së beduinëve, gjegjësisht, emirëve, sulltanëve ose sheikëve të pasur (të shantazhuar, inkriminuar dhe korruptuar deri në fytë) që penetrojnë ose frekuentojnë (si në "sfilatë mode") me erë nafte dhe benzine, sallonëve ose kancelarive të ndryshme amerikane, europiane, serbe, ruse, turke etj., pa ditur, menduar as reflektuar kurrë mbi shkaqët dhe pasojat e politikës dhe diplomacisë së tyre!

Politikani dhe diplomati i sotëm shqiptar ose kosovar, është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip i "borgjezisë politike" nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një "kauze" ose "ideologjie shtetrore dhe nacionale" nga jashtë, e cila i zhvatet vazhdimisht llupès dhe tutelës ligjore (juridike), materiale (finansiare), sociale, ekonomike dhe politike të "aristokracisë së lartë" industriale ose kapitaliste si formë mbijetese politike , prej nga ku shpërthejnë ose shpërfaqen edhe skemat e ndryshme të korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surealiste midis politikës shqiptare (kosovare) dhe asaj botërore ose ndërkombtare.

Tek ai ose ata, natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë , kur flet, spekulon ose manipulon nëpërmjet subjektit komplesiv, i cili bartet dhe transformohet në natyrën dhe karakterin e politikës dhe pushtetit të tij (tè saj) dominant dhe absolutist.

Edhe idetë dhe teoritë qëndrore të diskursit politik, përkthehen në kategori sociale ose societale.

E sidomos atëherë kur përmes formulimëve, ideve dhe koncepteve determinante dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike paraqesin modelin paradigmatik të dialektikës politike, në kuptimin e puçjes ose bashkimit formal dhe artificial të popullit me shtetin me pushtetin. (acocial, subkoshient ose apolitik)

Kompetenca, ingerenca dhe aftësia e tij si politikan ose diplomat i zgjedhur ose emruar nga partia-shtet ose shteti-parti, konsiston në veçantinë e të qenit "misionar" ose 'demiriurg i vetëm' që arrin të bashkojë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, dashuritë.., të bëj çlirimin e subjektit nga objekti ose anasjelltas taty ku ai mendon ose aludon se i  tejkalon detërat ose oqeanët e ndryshme të kohës, për të gjetur lidhjen organike, empirike, evolutive ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur "gjëndje të mjerueshme ekzistencialiste të qenieve shoqërore ose politike." 

Nuk shkonë gjithëmonë me bërjen e politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare nga ana e liderëve ose politikanëve-shtet dhe shtetit-parti! 

Politika dhe diplomacia bëhën në Akademinë e Shkencave, apo nga qarqët dhe elitat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera.

Bota e sotme nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për vetëm për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative. 

Dhe, aq më pak për "heronj", "kalorës" ose "gardian" të ndryshëm "shtetror" ose "nacional" të tipit, modelit ose profilit të njohur partizan, revolucionar ose bolshevik, të cilët, menjëherë e vejnë dorën në brez ose revole, apo e shpifin, linçojnë, pamundësojnë dhe eliminojnë publikisht ose fizikisht, sapo dëgjojnë dhe mësojnë për emrin dhe mbiemrin e një intelektuali të mençur, të ditur, komplementar, suplementar, kontemplativ, komprehensiv, vizionar, profesional dhe intelegjent.

Kosova nuk është  koloni e askujt! 

Nuk jetojmë në kohën e imperializmit, kolonializmit ose gjysëmkolonilizmit. Apo...???!!!

Pavarësisht asaj se në Uashington, Paris, Berlin, Romë a dikund tjetër: Në çdo katër vjet ndryshohen administratat, qeveritë ose pushtetët: Politika dhe diplomacia amerikane, gjermane, angleze (britanike), franceze, italiane, kroate, austriake etj...bëhen ose hartohen në akademitë e shkencave. Ndërkaq, marrëveshjet e ndryshme dhe kontratat, janë të mbrojtura dhe garantuara me ligj. Edhe njoha e lirisë, pavarësisë, sovranitetit, autenticitetit dhe integritetit të përgjithëshem shtetror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik të Republikës së Kosovës-gjithashtu.

U mor vesh se në Shtetët e Bashkuara, fjalën kryesore e kanë Kushtetuta e njohur amerikane "Constitucion of United States of Amerika" ose "Cheks and Balances", së bashku me Kolegjin e lartë zgjedhor ose elektoral (Electoral College) të monitoruar nga Gjykata Supreme (Suprem Court) dhe  Komisioni i posaçëm (Impeachment) i legjislativit dhe juridikativit amerikan, e jo administrat ose politikat e ndryshme ditore ose periodike. Në shtët tjera perëndimore, gjithashtu. Rregullat dhe Kontrolli pra!

Ç' thonë polika dhe diplomacia perëndimore? (Kuptimi i kualifikuar, kolokfial, intelektual, profesional dhe intelegjent)

Politika, apo puna e kualifikur, profesionale, intelektuale dhe intelgjente për popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, mbi bazën e marrëveshjeve, obligimëve dhe përgjithësive të njohura morale, ligjore, institucionale, konstitucionale, profesionale dhe patriotike: është një proces ose aktivitet i lartë i personave ose individëve të zgjedhur, caktuar, nominuar ose emruar në poste ose funksione të larta shtetrore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, për zgjedhjen dhe tejkalimin e problemëve të ndryshme shoqërore ose qytetare, si dhe për marrjen e vendimëve dhe arritjen e marrëveshjeve të brendshme dhe të jashtme në të mirën e gjithëmbarëshme të kombit dhe atdheut. 

Në domenin ose kontekstin e njohur kolokfial, tekstual ose lingustik: Politka parasegjitjash ka për qëllim enkodimin, dekodimin (deshifrimin), identifikimin, klasifikimin dhe artikulimin e ligjëve, rregullave, çështjeve, vlerave, parimëve, postulimëve, nevojave, kërkesave, interesave dhe prioritetëve të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, manufakturale dhe të tjera. 

Aty i kemi edhe gjeopolitikën ose politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, intelegjente, konvencionale dhe strategjike, politikën popullore ose populiste, metapolitikën ose politikën e mbështetur ose bazuar në vlerat, parimët ose narrativat e njohura etike, estetike, normative, kognitive, intrinznike, ekstrinznike etj. 

Shkencat politike në këtë drejtim: I studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë  sjelljet, reagimët, vlerat, parimët, postulimët (postulatët), format, metodat, mjetët ose instrumentët e njohura shkencore ose humaniste, me anë të të cilave realizohen ose garantohen forca (fuqia) dhe autoriteti i përgjithshëm i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së bashku me arritjen e marrëveshjeve ose traktatëve të ndryshme, si dhe realizimin praktik dhe teorik të aspiratave dhe interesave të larta shtetrore dhe nacionale në kontekstin e njohur strategjik, gjeopolitik etj.

Por, në këtë frymë, politologjia ose shkencat politike, asnjëherë nuk pretendojnë të tutorojnë, motintorojnë, monopolizojnë ose obligojnë shtetin dhe pushtetin për marrjen e vendimëve dhe përgjithësive të ndryshme institucionale, funksionale, konstitucionale dhe të tjera (lexo:"të vërtetat e përjetshme"), por vetëm japin spjegime, ide, teori, formula, vizione, narrativa, solucione, alternativa ose sinteza të ndryshme shkencore ose metodoligjike-përballë tezave, antitezave ose ekuacionëve të komplikuara ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.

Teoria dhe ptaktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktët e ndryshme.

Janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe intelegjente që i fitojnë ato.

Si për shembull: Nëse shtetet liberale ose demokratike të Perëndimit, kanë mosmarrëveshje me shtetet marksiste ose komunosocialiste në çështjet e pronës ose kapitalit: Kjo nuk pengon që parimet e përgjithshme për të drejtat e njeriut të përcaktojnë parimet e një etike globale ose universale që duhet të zbatohet ose aplikohet në mënyrë racionale ose kritike, për të tërhequr vëmendjen mbi diçka që nuk do duhet të lejohej edhe në rastet kur nuk pajtohen në lidhje me organizimin e ekonomisë apo të pronës ose kapitalit. E sidomos ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë etj.

Janë mu këto vlera dhe thesare prej nga ku mund të nxirren edhe aksiomat edhe idiomat e të qenit qytetar i një qytetërimi të lartë kulturorë, politik ose diplomatik- përmes edukimit  empirik, modernist ose progresivist, i cili do duhej të ishte pikërisht ai ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe parimeve të njohura qytetare, kulturore, politike, diplomatike, shkencore ose humaniste.

Një komunitet politik dhe diplomatik, definohet dhe identifikohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjedhjes së konflikteve. Apo, për t'a thënë me ndryshe: nga zgjedhja e diskutimit publik si mjet për zgjidhjen e konflikteve, përmes të cilit arrihet deri tek vendimet e përbashkëta racionale, avangarde ose pozitiviste.

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e shtetit; janë zgjuarësia ose mençuria politike dhe diplomatike, stili apo forma e debatit, dialogut ose komunikimit, ato vlera dhe parime që krijojnë pasqyrën ose imazhin e tyre.

Aty pra ku puçën (bashkohën) ose kombinohën spirtualja, materialja dhe idealja, gjegjësisht ana refleksive dhe teorike me anën praktike ose ekzistencialiste etj... 

Madhështia ose shkëlqimi i diplomacisë tradicionale ose empirike lidhet me zgjuarësinë, akribitetin, luciditetin, subtilitetin, modernitetin dhe efikasitetin e diplomacisë moderne ose bashkohore. 

Aty ku penetrojnë, interferojnë, reflektojnë dhe integrohën në menyrë sintetike dhe shumë integrale e dialektike, edhe shumë elemente ose instrumente të tjera kontemplative, komplemenare, suplementare ose superlative brenda paradigmave të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, kulturore, historike, gjegografike, gjeopolitike, strategjike etj.

Kjo për faktin se jeta dhe bota jonë së bashku me shtetët dhe shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit, në esencën ose substancën e tyre ndodhën të ngritura ose projektuara mbi përvojat dhe aftësitë e njohura shkencore dhe intelektuale të njerëzve të ditur, mbi humanizmin dhe karitativitetin e njerëzve të pasur, mbi heroizmin dhe sakrificat e njohura ushtarake ose luftarake të njerëzve të guximshëm dhe liberator si dhe mbi lirinë, drejtësinë, harmoninë dhe barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore (qytetare), shtetrore, nacionale, sociale, materiale, politike, profesionale, kadrovike, politike, diplomatike etj.

Ndaj, edhe diplomacia (ose diplomatia) e kualifikuar, intelektuale, profesoinale dhe intelegjente, në këtë kuader, siç dihet, ka shumë kuptime, definicione, formulime, nocione dhe funksione të ndryshme të cilat jo rrallë e sfdidojnë, eklipsojnë dhe determinojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme. 

Fjala ose nocioni (termi) i përgjithshëm diplomaci (diplomatia, policy, diplomacy etj.) se këndejmi, origjinën ose etimologjinë e saj e ka nga greqishtja e vjetër që donë të thotë : diplomë ose dëshmi shkencore ose konfidensiale për punën, angazhimin ose funksionin e caktuar shtetëror, politik ose diplomatik të një përfaqësuesi të zgjedhur. Respektivisht, ministri, ambasadori ose diplomati të akredituar. 

Ndonëse, që nga Antika e lashtë dhe deri me sot ka patur procese, zhvillime, këmbime dhe komunikime të ndryshme zyrtate, politike, protokolare ose diplomatike në mes popujve, kombëve dhe shtetëve të ndryshme. 

Shënimet, stenogramet, protokolet, analet ose kronikat e ndryshme në këtë kontekst, na bëjnë të ditur mbi marëdhëniet ose raportët e ndryshme protokolare ose diplomatike në mes popujve dhe shtetëve të ndryshme të Lindjes së Vjetër ( si Kina, Egjipti, Asiria, Mesopotamia, Babilonia etj.), si dhe popujve ose vendëve të tjera në Antikë. 

Duke i veçuar këtu dokumentin e marrëveshjes paqësore në mes Ramzesit të Dytë të Egjiptit dhe sundimarit të Hetitëve, Hatushillit në shekullin XIII (13)-para epokë së Krishtit së bashku me Lidhjet ose marrëveshjet e njohura të Peloponezit, Delfit, kongresët ose marrëveshjet e njohura greko-përsiane, greko-romake (4OO vjet para Krishtit) dhe kështu me radhë.

Në këtë frymë ekskursive dhe diskursive u ngrite dhe projektuar edhe paktika diplomatike në Romën e Laahtë-Antike kur zgjedhësve e zëdhënësve (nunti ose nunci) dhe deputetëve të zgjedhur (legati) filluan t'u ipen udhëzimet ose instruksionet e para politike ose diplomatike.

Metodat e Romës i mori dhe zbatoi edhe Bizanti sipas të së drejtës natyrore dhe historike mbi marëdhëniet ndërkombtare. 

Ndërkaq, për shkak të ndryshimit të hartave të reja shtetrore, nacionale, politike, gjeografike ose gjeopolitike, si dhe të rritjes ose zgjerimit të fushëveprimt politik, diplomatik, tregtarë dhe ekonomik në kontinentin e vjetër evropian dhe më gjërë: U fillua me aplikimin e arkivave dhe dokumentacionëve diplomatike si dhe të dërguarëve (dërgatave) ose atashimëve të ndryshme konzulare ose diplomatike në mes shtetëve (qytetëve), mbretërive, perandorive ose principatave të ndryshme evopiane dhe të tjera në mesjetën e hershme dhe më vonë.

Kështu që përveç asaj Kosovës dhe shqiptarëve u duhen (nevojitë) edhe përvoja, tradita ose njohura mbi bërjen e shtetit, politikës dhe dipolacisë suplementare, komplementare, profesionale dhe intelegjente.  Pse kjo?

Sepse, duke filluar që ngritja, themelimi ose konstituimi i shtetëve moderne ose bashkohore, në menyrë eksplicite ose implicite filluan edhe ndrydhimet ose reformat (restaurimet) ose transformimet e njohura konceptuale ose metodologjike edhe në planin konzullar ose diplomatik...

Kjo sidoms pas firmosjes së "Paqës së Vestfalisë" me 1648 dhe Revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli, Francë, SHBA-s, Gjermani, Itali etj.

Duke i veçuar këtu  "Kongresin e Vjenës"(1815) dhe "Kongresin e Aachenit" me 1818, kur filloi një etapë ose epokë e re në historinë e përgjithshme të politikës së jashtme ose diplomacisë botërore...E pasuar me ngritjen ose themelimin e "Unionit Telegragik" me 1856, "Unionit Postar" ose "Diplomatik" me 1874 dhe 1875, "Kongesin e Berlinit" me 1878 etj.

Përderisa, politikën dhe diplomacinë botërore të shekullit të kaluar (XX) do e karakterizojnë dy luftërat e mëdha botërore së bashku me ish "luftërat e ftohëta" si dhe një mori ngjarjesh, procesësh dhe zhvillimët të tjera hektike, turbulente, cvilitëse, korpulente, robuste, sfiduese, agresive, eklektike dhe tepër dinamike.

 Gjatë asaj (kësaj) periudhe do i kemi edhe "Traktatin e Versajës" me 1919, ngritjen ose themelimin e Lidhjes (Ligës) së Kombëve" me 192O, të OKB-s me 1945, "Paktit të Natos", Unionit Europian"(UE-s), ish "Traktatit të Varshavës" etj.  

Me fjalë tjera, politika e jashtme ose diplimacia moderne dhe postmoderne, kanë njohur ose pësuar ndryshime, zgjerime, reforma ose transformime të thella esenciale ose substanciale edhe në fusha ose disciplina tjera politike, ushtarake, tregtare, ekonomike, shkencore, akademike, pedagogjike, industriale, teknologjike etj.

E tërë kjo në pajtim me konventat ose kodifikimet e njohura konzulare ose diplomatike të Vjenës me 1961 dhe 1964 si dhe në pajtim, sintoni, harmoni, kohezion, vokacion dhe rezonancë të plotë me ngjarjet dhe zhvillimët e sotme botërore ose ndërkombtare ku politika e jashtme ose diplimacia në kuptimin e njohur kolokvial ose seminarik, është shkathtësi ose efikasitet intelektual dhe profesional i përzgjedhjes, modifimimit dhe moderimit (retorik ose oratorik) të fjalëve, termave ose shprehjeve më të njohura, më të bukura ose avansuara shkencore, politike ose diplomatike për arritjen e qëllimëve ose interesave të larta individuale dhe kolektive, respektivisht, shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, ekonomike etj

E dyta: Pos luftës në Ukrainë, botën, apo planetin tonë e kanosin dhe rreikojnë seriozisht edhe lufta e gjatë e izraelitëve (cifutëve) -kundër palestinezëve, e tashti edhe sulmet masive të izraelit në Iran!

Ndërkaq, akoma më i trishtueshëm është fakti se inkursionet, reperkursionet, agresionin dhe aventurat ushtarake, politike, fetare dhe të tjera të Iraelit kundër botës arabe ose muslimane në Lindjen e Mesme, hepërhë nuk po ka guxim as fuqi me i ndalur (stopuar) askush në botë, sepse i ashtuquajturi shteti i thellë ose dubiozë i menaxhuar, finansuar dhe kontrolluar nga masoneria dhe oligarkia botërore, e kanë fjalën kryesore.

Marëdhëniët dhe marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtaare, sot ndodhën në nivelin me të ultë të mundshëm, e sidomos ato në mes popujve dhe shtetëve të ndryshme arabe ose muslimane të ndara, thyera dhe coptuara në kampin (bollokun) sunit (sunni) dhe bllokun (kampin) shiitë (shiia) që nga koha kur e humbjes (disfatës) ose debaklit të dikurshëm të bllokut (kampit) sunitë në luftën qytetare në Siri.

Atij kampi (blloku) i përkasin ose takojnë edhe Turqia dhe Arabia Saudite si fuqitë me të mëdha ( kundër Iranit dhe taborrit shiitë (shiia) në botën muslimane.

Kjo në radhë të parë për faktin se marëdhëniet ose raportët e përgjithshme ne mes popujve dhe shtetëve të ndryshme arabe ose muslimane, shpeshherë ose vazhdimisht u kanë ngjarë marëdhëniët e njohura në mes "dashurisë dhe urrejtjes", ku ka mjaftuar vetëm një keqkuptim ose acarim i vogël në mes strukturave ose qarqëve të ndryshme "elitare" ,"egalitare", qeveritare dhe politike dhe, i tërë "kompozicioni" i marëdhëniëve ose raportëve të përgjithshme ndërarabe ose ndërmuslimane të shpërbëhet ose të shkatërrohet në themel ose në embrion si kulla prej letre.

Për me tepër ndëkaq, në mungesë solucionësh dhe alternativash ushtarake ose luftarake për t´u përballur me Rusinë e fuqishme nukleare (atomike), dikujt i nevojij aq shumë sulmi (lufta) e Izraelit në Iran.

U mor vesh se në marëdhëniet nderkombetare, janë të njohura një mori raportësh ose marëdhënIësh të ndryshme sipas kesaj sheme ( formule ) ose gramatike të gjithëmbarshme: Marëdhëniët e shkëlqyera dhe vëllazërore, marëdheniët miqësore dhe gjeostrategjike, marëdhëniët miqësore ose reciproke, marëdhëniët e mira, marëdhëniët ad hocke, marëdhëniët de jure dhe de facto, marëdhëniët neutrale ose indiferente, marëdhëniët e ftohura, marëdhëniët e acaruara dhe kështu me radhë. Varëshisht prej konstelacioneve, relacionëve ose situatave të caktuara politike, ushtarake, historike, diplomatike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, strukturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera. 

Kjo mu për faktin tanimë të njohur se bota dhe vet shtetët ose shoqëritë e sotme përkatëse ose respektive në të cilat jetojmë dhe punojmë, dikur kanë qenë të natyrshme, koherente, transparente diskursive dhe analogjike me njëra tjetrën në atë menyrë që ambienti, karakteri, substanca ose struktura e tyre jetësore, shoqërore (qytetare) dhe politike, asokohe ishintë natyrës dhe një karakteri të përgjithshëm standard, dialogues, konkurues, menaxhues retorik, oratorik, komunikologjik, koherent ose analogjik, e jo konfuz,kaotik, furioz, hektik, eklektik, evolutiv, dinamik etj. 

Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe metodologjike të filosofisë moderne ose bashkohore në njerën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur profesionale dhe diplomatike në anën tjetër.

Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar ose politik së bashku me etikën e njohur individuale, etikën globale ose kolektive, etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.

Për fund:  Ndërkohë që revolucioni i njohur (antiborxhez) në Francë së bashku me revolucionin industrial në Angli: Asokohe pos tjerash asokohei sollën ose afirmuan arsimimin, emancipimin, moralin, kulturën, disciplinën dhe fitorën epokale ose historike të vlerave, parimëve, postulimëve, ideve, vizionëve, idealeve dhe teorive të njohura shkencore, humaniste, sekulare ose avangardiste-përballë rendëve ose sistemëve të ndryshme natyrore, ordinare, primitive, absolutiste, klasike, tradicionale, borxheze, skllavopronare, feudaliste dhe të tjera së bashku me solidaritetin e njohur social, manual, mekanik, fizik (organik), sindikalist, politik, fizikën sociale (sociofizikën) etj... Revolucioni i njohur në SHBA-s, e solli dhe afirmoi të drejtën sovrane, legjitime, natyrore, historike, gjenealogjike, etnike ose biogjenetike për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike nga çizmja, kurora ose tutelja e huaj koloniale, imperiale, hegjemoniste, ekspanzioniste, politike, sociale, ekonomike, ushtarake ose militariste. 

Aty lindën, ose u shfaqën edhe krenaria shtetrore, nacionale, etnike ose patriotike, respektivisht identiteti, intimiteti, spontaniteti, ekskluziviteti, integriteti, autenticiteti dhe sovraniteti i përgjithshem shtetror, nacional, kulturor dhe politik së bashku me nacionalizmin, patriotizmin, kauzalitetin dhe ideologjinë e njohur shtetrore, nacionale, kulturore, politike, historike, gjeografike, ushtarake, ekonomike, industriale etj.

Ndonëse, deri atëherë nacionalizmi, patriotizmi, kauzaliteti ose ideologjia e njohur shtetrore dhe nacionale, janë ruajtur, kultivuar dhe afirmuar kryesisht nepër kisha ose organizata të ndryshme kishtare ose klerikaliste, në qarqet ose elitat e ndryshme ushtarake ose luftarake, në klanët e njohura mbretërore ose familjare dhe kështu me radhë.

Ndërkaq, ndjenja e mburrjes dhe krenarisë së lartë shtetrore dhe nacionale (L. Greenfeld)-për herë të parë kanë lindur në Angli me rastin e ndarres (divorcit) epokal ose historik të kishës autoqefale të Anglisë nga Pontifikati ose Selia e Shënjtë (Papati) në Vatikan, për shkak të divorcit të mbretit Henriku i VIII të Anglisë me Katarinen e Arragonisë së Spanjës, dhe martesës së tij me oborrtaren ose bukuroshen e famshe, An Bolyen të Anglisë, si dhe fitorës epokale, monumentale ose historike të flotës ose ushtrisë angleze -kundër "armades" spanjollle në shekullin XVI (16).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat