Datëlindja e Partisë Komuniste, e Punës, apo Socialiste?

Opinione

Datëlindja e Partisë Komuniste, e Punës, apo Socialiste?

Nga: Ilir Levonja Më: 15 qershor 2025 Në ora: 10:22
Ilir Levonja

Pyetjes se kur e ka datëlindjen Ps-ja, është e vështirë t'i përgjigjesh për faktin e buzëqeshjes kolektive të llojit. Në faqen e saj e ka 13 korrik 1991, kurse së fundi e festoi më 12 qershor. Po të nisesh nga llagapet, nga pjesëmarrja emërore, thuajse 99% e njerëzve anëtarë, kanë qënë pjesë e saj edhe në vitet 70-80, kur ajo nuk quhej Partia Socialiste, quhej Partia e Punës.

Dhe nëse mëton më tutje me baballarët e tyre, anëtarë, krijues apo themelues të saj që atë botë quhej Partia Komuniste. Dhe si e tillë, Partia Komuniste, e Punës, Socialiste nuk është 34 vjeç, por 84. Në dukje duket se i ka mohuar vetes 50 vjet histori, por nuk e ka bërë. Hiqet sikur është distancuar nga lufta e klasave të Enverit, por nuk e ka bërë.

Madje e ka përsosur luftën e klasave duke penetruar rishtas me elementin e ''deglasuar'' të cilët i godet me bullizëm, i mëshiron dhe i përdor edhe lëmosha financiare. Partia e shkollave të riedukimit, sot është kontigjent i gangove të lagjes, qyteteve dhe rrethinave jo të Shqipërisë, por metropoleve të Europës. Pra kontigjentin e shfaqeve të huaja, sot e ka arsenal fitimprurës të llogarive të saja.

Krahas planeve 5 vjeçare të punës vullnetare, punës së pa paguar, ka shpronësuar toka e prona, ka burgosur e internuar afro 35 mijë njerëz. Megjithatë asnjë prokuror, asnjë Gjykatë, sikur të ketë një të vetëm përgjegjës për këtë katastrofë jetësh dhe morale midis vëllai, vëllait. Apo gjakut brenda gjakut. Nga ana tjetër ka investuar fort në aspekte financiare, si firma piramidale, kinematografi, mediat sociale në retushimin e historisë. Ndaj jo rastësisht sot televizionet gjoja kombëtarë publikojnë telenovela turke, propagandë kolektive karshi emrave të veçantë, si e si të minimizojë krimet monustruoze të administratës së saj.

Në këto 84 vjet ka qeverisur 71 vite..., 13 vitet e mbetura i përkasin Partisë Demokratike. Megjithatë fokusi shqiptar fal mjeshtërisë së propagandës së tyre merret me vitin 1997, shpërthimin e Gërdecit 15 mars 2008, krimet e 21 janarit 2011, edhe pse ka qënë investitore direkte në këto fiasko kolektive shqiptare, sot po shqiptarët kanë përshtypjen se këto fiasko ishin të qeverisjes së Partisë Demokratike.

Po prej propagandës dhe mjeshtërisë së shplarjes së trurit shqiptarët kanë sot konceptin se rrotacioni në demokraci është herezi dhe se nuk i njohin kurrë 71 vite qeverisje të Partisë Komuniste, së Punës, Socialiste etj., por të një ''maloku'' si doktor i Enverit. Shqiptarët kanë idenë se demokracia në Shqipëri është marketing, bullizëm, zogizëm, fashizëm, putinizëm, luftë klasash, ndaj edhe ikin përditë duke rënë viktimë e asaj shprehjes tashmë vrastare, se, Shqipërisë asnjëherë nuk i erdhi e keqja nga i huaji, por nga vet esnafi i saj politik.

E ka thënë Konica, e ka thënë Noli, unë për herë të parë e kam gjetur tek një broshurë gazetareske me titullin se, ''Çfarë duan dhe çfarë kërkojnë shqiptarët e Kosovës''. Sot, po fal kësaj propagande, shqiptarët e Kosovës nuk thirren më shqiparë, por kosovarë. Kjo përkon edhe me faktin, që Partia Komuniste, e Punës, apo Socialiste nuk i është larguar thelbit të saj, identitetit internacionalist.

Ku brenda saj ka edhe një luftë të ashpër, po klasore, të cilën e përmbledh me pak rreshta një ish internacionalist i madh si Petro Marko, me fjalët e që dalin nga goja e Lame Kodrës, kur i thotë, ''këta vetëm komunistë nuk janë, këta janë terroristë''. Ka edhe më, por kështu është kur shkruan shpejt dhe përciptas, mbi ato që percepton në një kafe rrugëve të botës, tkurrjen e përditshme të Shqipërisë socialiste etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat