Kush dhe pse i ngritën kurth Nexhat Dacit për dhëmbët, a kishte gisht PDK ?!

Opinione

Kush dhe pse i ngritën kurth Nexhat Dacit për dhëmbët, a kishte gisht PDK ?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 1 korrik 2025 Në ora: 15:23
Autori Faton Mehmeti

Para 15 viteve, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ishte shpallur fajtor nga gjykata pasi kishte rregulluar dhëmbët me para të shtetit.

Me këtë rast ishte dënuar me 18 muaj burg me kusht si gjykata kishte marrë vendim që Daci për dy vjet rresht të mos ushtroj asnjë funksion publik. Kjo bëri që ish kryetari i kuvendit të largohej nga jeta politike dhe publike, që atëherë daljet publike të z.Daci kanë qenë të pakta. Daci ishte dënuar për blerje të syzave dhe rregullimin e dhëmbëve me fonde publike derisa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës, mirë ka shumë raste kur politikanë me lidhje të forta me drejtësinë kanë shpëtuar mrekullisht.

Ka politikanë që kanë keqpërdorur 52 milionë euro dhe janë ende të lirë, kjo mjafton të kuptosh se ndaj z.Daci ishte luftë e orkestruar nga struktura kriminale të nëntokës për ta larguar nga skena politike. Ka dhe shumë raste ku aferat korruptive kanë kaluar në heshtje dhe kjo është dëshmi se është legalizu korrupsioni dhe se gjyqësori ka qenë dhe vazhdon ende të jetë i ndikuar politikisht. Drejtësia selektive dhe e orkestruar prodhon padrejtësi, duke dëshmuar mungesën e profesionalizmit dhe instrumentalizimin e drejtësisë në shërbim tē agjendave politike.

Nexhat Daci mbetet politikani më i dëmtuar nga sulmet "shtrigash" për t'i hapur rruga pastaj pazareve nga partia ku ai ishte.

S’do mend se sulmet ishin nga njerëz të PDK-së për të realizuar skenarët e tyre të koalicioneve me LDK-në, gjë që ishte e pamundur të ndodhte me Dacin si pjesë aktive e LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat