Në Kosovën e sotme, politika është shndërruar në një arenë ku debatet po zëvendësohen nga zhurma, dhe analizat nga emocionet e papërpunuara. Nuk është më rëndësishme çfarë thuhet, por kush po bërtet dhe shanë me ndyrë dhe me ashpër. Nuk ka më rëndësi konteksti, por se si mund të përdoret një fjali për të goditur tjetrin. Ky degradim i diskursit publik u pa qartë pas intervistës së fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në disa media dhe rrjete sociale u përhap me vrull një interpretim absurd: se fjalimi i Kurtit mund të përdoret nga Gjykata Speciale për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit dhe Veselit. Kjo është jo vetëm një hipotezë pa asnjë bazë ligjore, por edhe një përpjekje e qartë për të deformuar diskursin publik dhe për të shndërruar secilën fjalë të një kundërshtari politik në “provë gjyqësore”.
Ky lloj përdorimi cinik i fjalës, i kujton shumëkujt periudhat kur në fillim të pluralizmit në Kosovë, politika ishte monopoli i pak njerëzve që kontrollonin partinë, shtetin, drejtësinë dhe median si prona private. Askush nuk guxonte të fliste për këtë, e tani, të njëjtët që heshtën atëherë, janë bërë kritikët më të zëshëm të gjykatave ndërkombëtare – dhe të një njeriu nuk ka fare ndikim e as pushtet mbi to.
Është fakt publik se për shumë vite, Thaçi dhe Veseli e kanë trajtuar PDK-në si pronë personale, ashtu si Ramiz Kelmendi “Elkosin” dhe Pacolli “Mabetex-in”. Atëherë askush nuk e problematizonte ndikimin në drejtësi, media dhe ekonomi. Sot, kur flitet për drejtësi tranzicionale dhe përballje me të kaluarën, gjithçka deformohet si ambicie për “pushtet absolut”. Nëse kemi dilema të sinqerta le ti shprehim si pyetje themelore:
A po e konsideron Albin Kurti LVV si pronë personale? A kemi kaluar nga një kult liderit në një tjetër? Siç dikur e kishim Ibrahim Rogovën.
Kur liderët politikë i trajtojnë partitë si prona private, lind pyetja. A janë këto organizata ende përfaqësuese të qytetarëve? Këto janë pyetje legjitime qe duhet t`i bëjmë, nëse duam ta bëjmë pluralizmin më demokratik.
Në vitin 2015, shumë nga ne e quanin ndikimin e Kurtit në LVV si përzierje dhe ndërhyrje të pa drejtë në autoritetin formal të ish Kryetarit të LVV-së Visar Ymeri. Sot, kur ai është kryeministër dhe lider formal, duhet pyetur se çfarë ka ndryshuar – jo për t`a kriminalizuar praninë e tij, por për të mbajtur gjallë një debat të sinqertë mbi natyrën e pushtetit.
Albin Kurti, e trajton LVV-ën si Hashim Thaçi PDK-ën, e Ibrahim Rogova ( lider i pa kontestueshëm) dikur LDK-ën, si Lumir Abdixhiku sot LDK-ën e sidomos si Ramush Haradinaj pronën familjare AAK-ën.
Si, Albini, Thaçi e sidomos Ramush Haradinaj edhe në hënë me shkuar e drejtojnë partitë e tyre me lehtë se anëtaret e familjeve, e lere më nga Haga. Të bëhem te sinqertë, këtë veprim një masë e madhe e merr si te mirëqenë! PSE! Sepse ende vuajmë nga kulti i liderit.
Ky debat për ustallarët partiak mungoj dhe mungon.
Mediat kanë zgjedhur rrugën e lehtë: fabrikimin e “armiqve”, shpikjen për të urryer sa më shumë, krijimin e zhurmës që ia zë frymën arsyes. Pse bëjnë kështu!? Sepse nuk dinë më mirë. Dinë të përlahen të shpifin si defatoret.
Njëjtë, edhe para dhjetë viteve, njësoj vepronin edhe me qeveritë, kryeministrat e mëparshëm, në radhë të parë me Hashim Thacin. Masat e sidomos militantët i urrenin gazetarët, kur i kritikonin qeveritë idhujt e tyre Thaçin, e Veselin, Fatmir Sejdiun, e Isa Musafen e Haradinajn. Tani, për befasinë, apo jo befasinë, të njëjtit me të njëjtat akuza e zhurmë i vërsulën LVV-së, Albin Kurtit. Tani, masat sikur e kanë humbur kujtesën, të njëjtit gazetarë/vështrues dikur të urryer janë bëre të dashur për ta!
Kjo nuk është demokraci. Kjo nuk është as kritikë. Është një karikaturë e pluralizmit që në thelb shkatërron çdo përpjekje për ndërtim institucional, drejtësi dhe barazi.
Nëse gazetarët/vështruesi nuk janë të ndershëm e të drejtë në kritik, ata bëhen bashkëpërgjegjës për rrënimin e demokracisë. Nëse opozita nuk e dallon analizën nga shpifja e hakmarrja, atëherë qytetari nuk do të bësojë as tek ajo. Kritika nuk është mllef, as nuk duhet të përdorët si hakmarrje. Kundërshtimi nuk duhet ti ngjason urrejtjes. Debatin nuk duhet kuptuar si dënim moral. Po si një bisedë të strukturuar midis dy ose më shumë palëve qe shprehin mendime të kundërta mbi një çështje, me synim bindjen e audiencës, ose arritjen e një të vërtete.
Nëse nuk mund të pajtohemi për të kaluarën, të paktën të jemi të ndershëm për të tashmen. Fjalët kanë peshë. Dhe kur keqpërdoren për interesa afatshkurtra, ato shndërrohen në tulla të kalbura mbi të cilat nuk mund të ndërtohet e ardhmja.
Nëse vazhdojmë ta shndërrojmë demokracinë tonë të brishtë në një teatër shpifjesh, në interpretime urrejtëse deri në “ armiqësi” do të vijë dita kur pakë, shumë pakë intelektual e patrioti do të kenë mjaftueshëm zë për të thënë të vërtetën.