“Naçertanije” nuk u hartua nga Ilija Garashanini!

Opinione

“Naçertanije” nuk u hartua nga Ilija Garashanini!

Nga: Driton Tali Më: 9 korrik 2025 Në ora: 15:15
Driton Tali

Ai idetë e udhëheqësit polak, Çartoreskit (një diplomat i karrierës shumë interesant), i cili në këtë kohë ishte në ekzil dhe jetonte në Beoograd, i morri përsipër, në atë kohë kur ishte ministër i Punëve të Mbrendshme.

Sepse kapaciteti i tij intelektual ishte i kufizuar. Ilija Garashanini kishte vetëm shkollë të mesme të kryer, edhe ate shkollë austriake. Dhe "Naçertanije", sot e atë ditë, akoma është program i hegjemonizmit serb për Serbinë e Madhe, nga Dalamacia e deri në Durrës.

Realisht mbarësi kryesor i idesë për Serbinë e Madhe, ishte "kisha shënsaveske", e trimëruar nga "kisha ortodoske ruse", sidomos pas fitoreve të rusëve ndaj osmanëne në luftërat Ruso -Turke 1768 -1774, atëhere kur ju shtuan apetitet rusëve për Perandorinë Ruse deri në Adriatik, me kryesilnë Carigradin.

Kisha serbe nga kjo kohë sikur ringjallet. Influenca e saj forcohet gjithandej, edhe mbi shumë figura kulturore dhe politike, siç ishte bi fjala Dositej Obradoviçi, i cili ishte i pari që në letërsinë e re serbe e theksoi mendimin gjithëserb, në veprën "Pismo Haralampija", të vitit 1783.

Pastaj, në fund të shekullit të 18'të, gjenerali Seçujac mbajti një fjalim në kuvendin popullor serb, në të cilin ai theksoi se "populli serb është populli më i vjetër në botë".

Po ashtu, në atë periudhë, arkimandriti serb Jovan Raiç publikoi historinë "Istoria raznih slavenskih narodov" kryesisht për Bullgarët, Kroatët dhe Serbët, ku ai përmendi Bosnjën dhe Hercegovinën në vendet serbe.

Ekzistonin edhe shumë të tjerë, dhe të gjitha ato idetë të paraardhësve, së bashku me idetë "gjithë sllave" të Çartoreskit, Ilija Garashanini i  përfshiu në "veprën e tij" Načertanije ( nacert - draft - skicë), e cila akoma është frymëzim i politikës hegjemoniste serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat