Kimete Berisha: Të humbur në vendin e duhur!

Opinione

Kimete Berisha: Të humbur në vendin e duhur!

Nga: Kimete Berisha Më: 12 korrik 2025 Në ora: 14:24
Kimete Berisha

1. Hykmete Bajrami kishte veshur këmishë pembe, prandaj dukej sikur në Gjykatën Kushtetuese kishte shkuar për të drejtat e kukullave e jo për të pyetur:

- se a ka të drejtë ky, a ai, e kush, a qysh, a pse..

pyetje që u dihen përgjigjet.

- Barby i ka pas thënë vetes edhe presidentja Osmani, por pa e marrë lejen e Kushtetueses.

2. Hykmetja tha se Albin Kurti po e përmbys rendin kushtetues.

- Por, askush nuk e merr seriozisht, jo pse e thotë Hykmetja, por sepse askush nuk mërzitet se a përmbyset a jo rendi kushtetues.

- Ndoshta edhe është përmbysur rendi kushtetues e ne nuk e vërejmë, dhe nëse po, këtë po e bëjnë të gjithë bashkë,

sepse askund nuk shkruan se Hykmetja ka të drejtë t'ia zgjedh Albin Kurtit kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

3. U përmend edhe një bombë në Kuvend...

- Nëse do të ishte Seks bombë do të rrethohej Kuvendi...

e sa për kësi bomba të tjera,....qytetarët nuk shfaqën interesim.

- Glauk Konjufca tha se atë bombë nuk e konsideron 'të rrezikshme'..

pra paska bomba të rrezikshme dhe të parrezikshme.

- Hekuran Murati nuk u përgjiegj kur u pyet nga një gazetare qesharake: 'A tutësh prej bombës'!

- Ndërsa Albin Kurti tha se bomba e rrejshme është luftë e vërtetë hibride e Serbisë.

- Pra, Serbia është nervozuar me deputetët shqiptarë që nuk po e bëjnë Kuvendin dhe ka vendosur t'i bind, duke i frikësuar.!

- Ndoshta është luftë hibride.

Por, lufta hibride ka për qëllim krijimin e panikut dhe kaosit..

- E përgjigja popullore për bombën në Kuvend ishte: Zero. Mospërfillje totale.

- E më i padituri prej krejtve, kur foli për bombën e rrejshme, Lutfi Haziri, tha se nuk ka 'krime etnike', demek bombahedhësi mund rë shqiptar!

- Për këtë 'thënie' do të duhej t'i merrej mandati dhe të regjistrohej në klasën e parë.

4. Besoj se po mbretëron një indiferencë e madhe qytetare...por s'besoj që është letargji kolektive...

- Se nëse ia prek dikujt rendin e tij personal, ose veç në pjatë prekja ushqimin, e sheh qysh ta tregon qejfin.

- Të gjithë, pa përjashtim, janë indiferentë, sepse secili e qan fatin e vet.

- Po..

Mos është ky ndoshta fundi...kur më askush-askujt nuk mund t'i qahet.

- Le të jetë.

5. Në një ekspozitë e pashë një pikturë me tru, por pa kokë, trupi i personit ishte gjethe.

- Mendoj, feja islame nuk e lejon pikturimin e fytyrave.

- Punë për ta, por unë nuk e dija se po ndodh Islamizimi edhe në pikturë...

këtë e pashë për herë të parë.

- Anicoizmi është largimi i fytyrave nga arti vizual, figurativ.

- Mirë, largoje fytyrën, por unë s'e kuptoj se pse pikturon ti, kur as nuk ti blen kush pikturat...

- E...Nëse mendon se do të ndëshkohesh nga Zoti nëse vizaton fytyra, mos rreziko, se ndoshta do të ndëshkohesh.

- Nëse është kështu, do të filloj të postoj foto veç prej qafe e teposhtë, se nëse do ta zbuloja veç trurin...nuk i bie mirë askujt!

6. Në teatër e kam parë ekstremizmin pak më herët.

- Ishte drejtor i teatrit të një qyteti njëri që nuk i përshëndeste femrat me dorë, ua linte dorën në ajër, se rrezik, mos po 'ndjen' dikush - diçka për të.

- I kam pas thënë në zyre: Për të qenë ti fetar i kompletuar, jep dorëheqje.

- Pra është e ndaluar të rikrijosh personazhe, se me fe, loja konsiderohet edhe humbje kohe...

sipas fesë islame, por edhe sipas judaizmit, që, me ndonjë përjashtim, edhe ata u shmangen skulpturave me fytyra.

- Po Ti...shko në Iran shih shfaqje teatrale tinëz policisë në teatrin nëntokësor, ose në Arabinë Saudite shko bëj shfaqje për princin.

- Se...Shfaqjet në Kosovë e Shqipëri, edhe ashtu, janë të nivelit më të shëmtuar dhe më amator...

7. Është e ndaluar edhe poezia (me fe), por po lakmon njeriu ta zbus pak këtë shpirt që po kallet flakë nga dashuria e cila nuk ekziston.

8. Derisa këndonte ezani i drekës sot, padashje, rastësisht isha duke shkruar dhe kënduar goxha me zë:

'- Ah, si shkohet moti kështu, bre?

gjithmonë tuj hekun zi.

- A s’mendon se ke me vdek ti...?

Ke me hi ne dhè të zi'.

- Kontrasti ishte filmik, hoxha i përsëriste lutjet që s'i janë pranuar,

e unë 'shtroja pyetje', përgjigjet e të cilave i dija.

- Rehat, as Unë, as Ai, Jo.

P.S. 1. Fatmir Limaj tha se javën e ardhshme, kismet, do ta thërras Albin Kurtin për kafe!

- Hasret e kemi pritur këtë lajm...

...Po, ti më mirë thirri krejt e shkoni te i 'nervave', se bash-bash mirë asnjëri nuk jeni!

P.S. 2. Na keni varfëruar:

Krejt çfarë ka ky popull i shkon në ushqim

dhe në ilaçe.

- Shqiptarët jetojnë sot për sot dhe juve ju urrejnë shumë, sepse jeni pasuruar duke e vjedhur këtë popull!

- Të tjerët, ata që

kanë pare, ata që 'shpëlajnë pare'...për shembull, ndërtojnë banesa për fantazma, banesa pa banorë.

- Nëse i lexoni përshtypjet e vizitorëve të huaj, ata e shtrojnë veç një pyetje:

- Pse qytetet e Kosovës janë kaq të shëmtuara?

- Sepse, janë në dorë të hajnave dhe kriminelëve, shumë thjesht!

P.S. 3. I've got a bad feeling,

My baby don't love me no more.

I've got a real bad feeling,

My baby don't love me no more...

Yeah,

the sky's crying....

Yeah

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat