Nga Gjon Loku (John Locke, 1690) thuhet se për herë të parë është hartuar dhe formuluar koncepti shkencor dhe humanist mbi kombin, shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Kështu, në veprat e tij të njohura si "Dy diskutime mbi udhëheqjen e shtetit" dhe "Mendimet mbi zhvillimin dhe edukatën", Gjon Loku, duke i studiuar dhe analizuar në hollësi proceset ose zhvillimet e ndryshme revolucionare, evolutive, empirike, organike, holistike, primatologjike dhe të tjera të njeriut dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, asokohe të drejtat, liritë, sovranitetin dhe integritetin e popullit (kombit) dhe shtetit së bashku me të drejtat dhe liritë e njohura globale dhe universale të popujve ose kombeve të ndryshme gjithandej globit për protesta të ndryshme ose rezistencë gjithëkombëtare ose mbarëpopullore ndaj abuzimeve, padrejtësive, paradokseve, anomalive ose patologjive të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, historike dhe të tjera, asokohe i kishte ngritur dhe projektuar në nivelin e bazamenteve (fundamenteve) më të rëndësishme ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë.
Në këtë frymë të mësipërme revolucionare dhe historike, filozofi, politikani dhe humanisti i shquar francez, Monteskiu (Montesquieu, 1689–1755), atëbotë në stilin dhe cilësinë e njohur të udhëheqësit të atëhershëm të legjislativit (parlamentit) francez, respektivisht, të një mendimtari, filozofi dhe humanisti të shquar përmasash botërore ose ndërkombëtare, në kuadër të veprës së tij të shquar me titull "L’Esprit de Lois", pos të tjerash, siç duket, i kishte vënë edhe piketat ose kornizat e para të Kushtetutës së njohur Amerikane “Checks and Balances” (lexo: Ligjet ose Rregullat dhe Kontrolli), të hartuar dhe miratuar në Kongresin e Madh Konstitucional dhe Juridik të Filadelfias në vitin e largët 1776.
Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst edhe vullnetin ose verdiktin e shumicës së njohur njerëzore ose qytetare (“volonté générale”) përballë vullnetit ose verdiktit të shumicës parlamentare ose politike (“volonté de tous”) në qeveri ose parlament, sipas koncepteve, perceptimeve dhe vizioneve të njohura shkencore dhe humaniste të Zhan Zhak Rusoit, i cili do njihej edhe si njëri prej arkitektëve ose instruktorëve të shquar ose kryesorë të të ashtuquajturit koncept ose “definicion radikal” të ndarjes ose klasifikimit të ingerencave dhe kompetencave të ndryshme në mes të ekzekutivit, legjislativit dhe juridikativit.
Në këtë sfond, gjithashtu do të bëhej e famshme edhe teoria e njohur e filozofit dhe humanistit të shquar gjerman, Christian Wolf (Kristian Volf), i cili në kuadër të “Aufklärung-ut” (Dritësimit) të tij shkencor dhe filozofik mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, do të shprehej asokohe se: “Ata që udhëheqin ose qeverisin me shtetin dhe qeverinë, duhet të sillen me njerëzit ose qytetarët e tyre si prindërit ndaj fëmijëve.”
Ndryshe nga kjo, të fascinuar, sensibilizuar, impresionuar dhe influencuar në një masë të konsiderueshme nga “Metafizika e Moralit” si dhe nga Etika Protestante ose Kristiane, përkatësisht, nga lëvizjet e njohura protestante, liberale dhe reformatore të Martin Lutherit, Melanktonit etj. (Gjermani), të Zhan Kalvinit dhe Martin Buçerit etj. (Francë) dhe kështu me radhë në njërën anë; respektivisht, nga lëvizjet dhe zhvillimet e brendshme evolutive, reformatore dhe revolucionare brenda vetë kishës anglikane dhe parlamentit të atëhershëm anglez në anën tjetër. Kurora mbretërore e Anglisë (nën mbretërit Henriku i VII-të dhe Henriku i VIII-të etj.) asokohe kishte njohur fuqi dhe një zhvillim ose lulëzim të përgjithshëm në të gjitha sferat dhe drejtimet e mundshme të politikës së brendshme dhe asaj të jashtme.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe qëndrimet e njohura miqësore dhe liberale të Tudorëve (trashëgimtarëve të klanit të njohur mbretëror ose familjar të "Yorkëve") ndaj kishës anglikane dhe parlamentit të atëhershëm anglez. Për dallim nga “Dinastia e Stuartëve” (e klanit mbretëror ose familjar të “Lancasterëve”), që mbanin si të thuash qëndrime të rrepta, autoritare dhe tepër konservatore dhe absolutiste ndaj kishës dhe parlamentit të lartpërmendur anglez.
Duke u shprehur mbi forcën ose fuqinë e pakontestuar të mbretit në bazë të forcës dhe mëshirës së pakufishme të Zotit.
Pa i harruar në këtë kontekst edhe të ashtuquajturin “parlamentin puritano-prezbiterianist”, së bashku me luftërat, konfliktet ose kryengritjet e njohura protestante, indipendentiste dhe puritane në Skoci (Skotlandë), së bashku me etapen ose fazën e njohur “republikane” ose “revolucionare” si dhe “diktaturën e madhe” politike dhe ushtarake të Oliver Cromwellit – lordit të njohur “protektor” ose absolutist në Anglinë e asokohshme.
Ndërkaq, pas vdekjes së Oliver Cromwellit, anëtarët e “Dinastisë Mbretërore të Stuartëve” në bashkëpunim me legjislativin (parlamentin) e atëhershëm anglez, do të bënin “reformimin” ose konstituimin dhe promovimin e “kishës shtetërore” (lexo: kishën e pavarur anglikane) të pavarur ose “divorcuar” nga Selia e Shenjtë (Papati) në Vatikan sipas “modelit” ose “koncepteve” të njohura monarkiste dhe absolutiste të Lujit XIV në Francë etj. Kjo deri me ardhjen ose inaugurimin në fronin mbretëror anglez të mbretit të njohur, Jakovi i II-të (i “Dinastisë Katolike”). Gjegjësisht, Wilhelmit të III-të (1689–1702), në periudhën e revolucioneve të njohura industriale, politike, ekonomike etj.
Në këtë prizëm, mbreti i lartëpërmendur anglez ose britanik, Wilhelmi III-të, nën udhëheqjen dhe përkujdesjen e të cilit në vitin 1701 ishte firmosur edhe marrëveshja e madhe ose historike mbi “Unionin” e njohur politik në mes Anglisë dhe Skocisë – nën “kurorën mbretërore” të Mbretërisë së Bashkuar – do të shquhej dhe mbahej mend edhe për Aktet dhe Dekretet e njohura mbretërore, parlamentare dhe demokratike si “Bill of Rights”, “Act of Settlement”, “Toleration Act”, “Habeas Corpus” etj., të cilat do t’u paraprijnë ngjarjeve dhe zhvillimeve të mëvonshme revolucionare dhe historike në SHBA dhe gjithandej. Duke e ngritur dhe promovuar kështu Britaninë e Madhe (Mbretërinë e Bashkuar) nga “Pax Britannica” në “British Empire”.
Meqë gjithnjë fjala mbi ndikimet dhe reflektimet e njohura eksterne ose eksplikative të revolucioneve të njohura industriale, politike, ekonomike, shkencore, humaniste dhe të tjera në Angli dhe gjithandej, në vazhdim ia vlen të ceket ose rikujtohet në sfond fakti i njohur sipas të cilit, me rastin e ngritjes dhe themelimit të “Konfederatës së Parë Amerikane” (lexo: “New England” ose “Anglia e Re”) në mes shteteve të njohura të Massachusettsit, Pensilvanisë, Marylandit, New Havenit, Connecticutit, New Orleansit, New Jerseyt, Georgias, Virginias dhe të tjera nga ana e Ulliam Pennit dhe personaliteteve të tjera angleze gjatë shekujve XVI, XVII dhe XVIII, asokohe njëherë e përgjithmonë do viheshin edhe bazat ose themelet e njohura të zhvillimit të përgjithshëm të shtetit dhe kombit të madh amerikan.
Për më tepër, ndërkaq, i paralajmëruar, konceptuar dhe anticipuar si “paralojë” ose një “pranverë e madhe” revolucionare, reformatore, evolutive, politike, shtetërore, nacionale, qytetare, demokratike dhe historike në nivel kontinental dhe interkontinental, Revolucioni i njohur Amerikan (1775–1783), i ideuar, zhvilluar dhe idealizuar asokohe nga presidentët e parë legjendarë dhe historikë të SHBA-së si Gjorgj Uashingtoni, Tomas Xhefersoni, Benxhamin Franklini, Gjon Adamsi dhe të tjerë, si të atillë e kishte ngritur dhe promovuar edhe popullin ose kombin e madh amerikan së bashku me lirinë dhe pavarësinë e njohur të Shteteve të Bashkuara, të ngritur dhe projektuar në bazë të ligjeve të njohura të Zotit dhe Natyrës. Respektivisht, mbi bazën e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura globale dhe universale të popujve ose kombeve të ndryshme gjithandej globit për lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore dhe nacionale, që burojnë nga ligjet e lartpërmendura hyjnore dhe natyrore.
Ndryshe nga kjo, revolucionet e sipërpërmendura në Evropë dhe Amerikë, së bashku me arritjet, zhvillimet dhe përparimet e gjithëmbarshme të shkencave të njohura moderne dhe empirike, respektivisht, industriale dhe teknologjike, përveç të tjerash, asokohe e kishin ngritur, projektuar dhe promovuar të ashtuquajturën shoqëri moderne ose bashkëkohore, gjegjësisht, industriale dhe kapitaliste të Perëndimit, të konceptuar, perceptuar dhe anticipuar asokohe konform ligjeve, rregullave dhe standardeve të njohura humaniste, avangarde dhe progresiviste mbi liritë dhe të drejtat e barabarta ligjore, sociale, politike, ekonomike dhe të tjera, pa dallime të ndryshme racore, etnike, nacionale, gjinore, fetare, kulturore, sociale, politike, ekonomike etj.
Ndërkaq, pas shfaqjes së sistemit të njohur industrial dhe kapitalist si praktikë e përgjithshme dhe teori, dikur më vonë, me format dhe metodat e njohura revolucionare dhe bolshevike (me “diktaturën e njohur të proletariatit” etj.) do të lindte dhe shfaqej edhe e ashtuquajtura “shoqëri pa klasa”, gjegjësisht, sistemi i njohur komuno-socialist i Lindjes. I identifikuar dhe profilizuar me figurat e njohura të Karl Marksit, Fridrih Engelsit, Eduard Bernshtajnit, Prudhonit, Bakuninit, Leninit, Trockit, Buharinit, Plehanovit, Stalinit etj.
Me fjalë të tjera, shqiptarët duhet të shmangin dhe eliminojnë njëherë e mirë dogmat, parullat ose pamfletet reaksionare, paradoksale dhe anakronike mbi “Mirëditën ose Drenicën e pamposhtur dhe të pashkelur nga shteti dhe pushteti” etj...!!!
Në Theth (Mirditë), apo në Tropojë ose Drenicë, me shtetin nuk ka lojë. Për interesa shtetërore dhe nacionale, shteti dhe pushteti të shtypin dhe shkallmojnë dajak edhe nëse je djali i kapidanëve të Mirditës, Shaban Polluzhës ose Azem Galicës. Të pshurrin stupç ose dajak, derisa të të marrë etja.
ASH