Matadorët e opozitës si çdo herë, me shpata në krah në “emër të shtetit”!

Opinione

Matadorët e opozitës si çdo herë, me shpata në krah në “emër të shtetit”!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 21 korrik 2025 Në ora: 16:03
Autori Hamdi Rafuna

Kush thotë se nuk jemi të korruptuar si njerëz, si familje dhe si shoqëri, kur votojmë dhe mbrojmë parlamentarë  të korruptuar, të cilët sorollaten si matrapaz në parlament në cilësinë e policit, gjykatësit dhe prokurorit?

Të gjitha ish qeveritë, gjegjësisht opozitarët e sotëm, duken sot sikur janë në luftë me qeverinë e Vuçiqit! Këta nuk po zgjedhin mjete për të akuzue Albin Kurtin në emër të mbrojtjes së “shtetit”, gjegjësisht vetëvetes! Po mundohen të ngjallin akuzat e vjetra të asaj kohës kur dëshironin të hiqnin qafe Vetëvendosjen nga politika!

Sa e rrezikshme paska qenë kjo Vetëvendosja, pak kush e paska kuptue nga prokuroria dhe gjykata e atëhershme, të cilat e  liruan si të pa fajshme! Por, matadorët me mizë demi mbas veshit, janë kah e ndjejnë rrezikun, nëse edhe këtë herë udhëhiqet dhteti nga fituesi  i zgjedhjeve! Me të drejtën e forcës dhe pa të drejtën e vërtetë, këta i kanë mprehë shpatat dhe kanë bllokua shtetin! Duket sikur këta 

s’kanë nevojë për asnjë qeveri që lufton t’keqen nga mbrenda dhe jashtë shtëpisë! 

Fatkeqësia është prezente për të gjitha regjimet e korruptuara, sepse ato lëshojnë rrënjë dhe përhapen me të madhe në formën e ryshfetit, favorizimit (nepotizmit) dhe keqpërdorimeve të sofistifikuar në pushtetin publik, krejt kjo për përfitime personale dhe familjare! Çdo farë e keqe e cilit do regjim minon besimin në shtet, rend dhe ligj, sepse krijohen padrejtësi të dukshme në shoqëri!

Ky abuzim me pushtetit, për përfitime personale, kjo sëmundje është bë praktikë e përsosur për  ish pushtetarët, sepse po dëmton shumë sektorë të ndjeshëm në  shoqërinë  tonë! 

Pra dobësimi i besimit në institucionet publike dhe sundim të  ligjit, ishte dashtë të çojë në trazira të përgjithshme sociale, por kundërshtimet e këtij lloji nuk ndodhin në mesin tonë, sepse ne si njerëz, si familje dhe shoqëri kemi përqafue lakminë për kafshatën që buron nga pjata e deputetit për të cilin votojmë!  Nëse vazhdohet kështu, pasojat n’a bëfshin mirë të gjithëve nga ky grumbullin e faktorëve të korrupcionit që prodhojnë pasiguri dhe ngecje në zhvillimin e  vendit!  Investitorët e huaj, nuk ndjehen të sigurtë të derdhin djersën e tyre në këtë vend të korruptuar. Thënë shkurt, korrupsioni favorizon vetëm ata që janë të gatshëm të paguajnë ryshfete për biznese, për punësim, dhe për shkollim! 

-Korrupsioni i vjetër ka bllokua edhe zbatimin e ligjeve mjedisore, gjë që mund të rezultojë në shfrytëzimin e pa kontrolluar të burimeve natyrore. Vetëm shiqoni  pellgjet e lumenjëve dhe hapsirat tjera malore se si janë shkretue mbrenda këtyre dekadave nëpër tanë Kosovën!

Janë minue edhe zgjedhjet e ndershme, sepse pasanikët e kishin këtë mundësi, të korruptojnë edhe votuesit! Këta  matrapaz i kan ble edhe mediumet e përfolura për këtë punë!

 Ky fenomen kompleks, nuk luftohet pa forcimin e sistemeve ligjore dhe rregullave efektive!

Asgjë nuk ndalohet pa promovimin  e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike, si dhe futjen në shërbim të mekanizmave efektivë të kontrollit.

Korrupcioni nuk luftohet kur s’kemi edukim dhe rritje të ndërgjegjësimit të popullsisë për pasojat negative,sepsr edukimi i shëndetshëm inkurajon popullin për të raportuar korrupsionin e dyshuar.

Udhëzimet etike janë shumë të rëndësishme, sepse 

vendosja e këtyre udhëzimeve të qarta në organizatat publike dhe private frenon korrupcionin!

Poblemi kërkon një qasje holistike dhe përpjekje nga të gjithë aktorët e politikës dhe shoqërisë! Dikush nuk po ndjehet mirë nëse bëhen këto veprime të shëndetshme për shtetin dhe ardhmërinë e kombit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat