Në disa shtete të botës, njerëzit e atyre vendeve nuk arrijnë të bëjnë më shumë për të hequr qafe udhëheqësit e tyre diktatorial ose autokrat!
Shumë afrikanë në Keni, Najrobi dhe shtete tjera, “preferojnë” një udhëheqës diktator-autoritar!
Pra të vjerit që kanë përjetuar të zijtë e ullirit mendojnë se një diktator është më i mirë se sa lufta e përgjakshme, përderisa ende i mbajnë të freskëta t’merret e para 30 vjetëve!
Por në Kosovë, duket se tmerri i dhunës permanente ndër shekuj dhe lufta e përgjakshme për çlirim është anash nga të gjitha moshat përderisa nuk nderohen- respektohen viktimat njerëzore si vlerë e kësaj lirie! Ndoshta shumica e votuesve në zgjedhjet e rradhës do të pajtohen se nuk jemi në një situatë t’mirë si shtet dhe shoqëri, prandaj do të kërkojnë ndryshimin. Frigohem se në të njëjtën kohë dikush nga të njëjtit votues, përsëri pret të fiton para duke qenë në shërbim të njerëzëve të fuqishëm!
Këta pasanik me ngjyra partiake tentojnë të mbulojnë politikën dhe përparimin e shtetit duke krijuar një sistem rekrutimi për shumë hallegjinjë (si mbështetës të flaktë) të cilët rrjedhin nga shtresat e ndryshme të shoqërisë. Kjo ndodh në atë mënyrë sa që edhe këta që ua kryejnë këtë “misionin të shenjët” nuk e dinë fare se rregullojnë apo përkeqësojnë të ardhmen edhe për veten e tyre. Në këtë valle hyjnë edhe biznesmenët autokratë dhe diktatorë të cilët obligojnë punëtorët e kompanive të ndëgjojnë shefin e tyre ose të largohen nga puna!
Pra, këto forma të qeverisjes në biznese, parti politike dhe familje nuk janë të pa njohura për ne shqiptarët! Fatkeqësisht, i kemi të instsluara “si mall me vlerë ” në familje, të cilat “vlera” n’a shtypin pa mëshirë, por shkaktojnë edhe fatkeqësi të kobshme mbrenda dhe jashtë shtetit! Kujto të gjitha vrasjet e grave nga bashkëshortët e tyre (diktatorë dhe autokrat) si dhe të gjitha konfliktet banale dhe barbare që ndodhin thuaja se për çdo ditë!
Kam bindjen se i njëjti mentalitet nuk u solidarizua asnjëherë edhe me gratë, nënat dhe motrat tona të cilat u poshtërsuan nga gjakpirësirit serbosllav!
Ky trishtim, për këto heroina të gjalla, bëhet edhe më i rëndë, përderisa kjo traumë shpirtërore nuk u nda asnjëherë me burrin, familjen, rrethin shoqëror, shtetin dhe shqiptarinë! Sot, pas më shumë se dy dekadave e ndëgjojmë të njëjtin trishtimin në lotë dhe rrëfimin për anomalinë e familjes tonë! Kjo është fatkeqësia e përgjithshme e diktaturës në familje cila ende rëndon nëpër breza si një përbindësh i ardhmërisë tonë kolektive!
Kjo farë e turpit mundohet të udhëheqë shtetin dhe kombin, pasiqë kanë mbërri edhe në parlament. Atje veprojnë nën petkun e demokracisë edhe pse nga mbrenda janë diktatorë dhe autokratë të përkryer! Këta tipa nuk janë të gatshëm të ndryshojnë, sepse ish pushteti i tyre politik me këtë stil të kamufluar, kishte një rrugëtim të suksesshëm dhe të garantuar për t’u pasuruar në kurriz të shtetit dhe shoqërisë!!
Shkatërrimi i këtyre grupeve të njerëzve të fuqishëm nëpër partitë e politikës duhet të ishte një nga prioritetet e secilës do qeveri në pushtet, sepse këto ushujza do të bëhen edhe më të fuqishme dhe mund ta bëjnë jetën tonë edhe më të zezë nga ç'është! Ajo qeveri e cila ua fut të dy këmbët në një këpucë është amaneti i brezave që i falën jetën lirisë, shtetit, kombit dhe shqiptarisë!
Guximi i brezit të ri është vlerë e kombit për të cilin u deklarua haptas dhe shumë herë, i madhi Baca Adem Demaçi; “Të rinjët duket se mbrapsht i nisin punët por mbarë u dalin”!