Në Gaza një kafshatë bukë, një plumb vrasës!

Opinione

Në Gaza një kafshatë bukë, një plumb vrasës!

Nga: Rexhep Torte Më: 3 gusht 2025 Në ora: 21:14
Rexhep Torte

Vrasja e fëmjëve dhe e grave nga ushtria izraelite në Gaza ka për qëllim shfarrosjen embrionale të popullit palestinez!

Ndalimi i ndihmave humanitare në ushqime,ujë dhe medikamente tani në shekullin e 21 që ka shkaktuar uri ekstreme vdekjeprurëse për një kafshatë bukë dhe etje ekstreme vdekjeprurëse për një gllënjtë ujë është krim kundër njerëzimit!

Tekstin informativ bashkëngjitur edhe me fotografi të një djaloshi palestinez të vrarë nga plumbat e ushtrisë izraelite në vendin e shpërndarjes së ndihmave,i cili në duart e tij kishte vetëm një qese gjysëm të mbushur me oriz dhe gyjsëm me leqe,e publikoi Anthoniy Gueliar ish anëtari i Beretave të Gjelbra Amerikane,të cilin e botoi “Bota Sot”në WEB faqen e saj në rubrikën lajme nga bota më date 30 korrik 2025.

“Djaloshi palestinez eci 12 km për të marrë ndihma-puthi dorën e amerikanit në shenjë falënderimi, por më pas e vranë forcat izraelite”

https://www.botasot.infohttps://cdn.botasot.info/botasot.info/images/2025/July/30/Screenshot_2-45-780x4391753910882.jpg

Djaloshi palestinez me emrin Amir

  •  

Anthony Aguiiar Ish-anëtari i Beretave të Gjelbra amerikane publikoi një ngjarje tronditëse nga Gaza, ku forcat izraelite vranë një fëmijë palestinez të uritur pak pas marrjes së ndihmës humanitare!

Aguilar, i cili ka punuar me Fondacionin amerikano-izraelit për Ndihmë Humanitare në Gaza (GHF), e rrëfeu këtë krim gjatë një interviste. Ai tregoi takimin me një djalë të quajtur Amir në një pikë shpërndarjeje ndihmash më 28 maj 2025.

“Në pikën e sigurt të shpërndarjes numër 2, ky djalë i ri, Amir, mu afrua këmbëzbathur dhe me rroba të grisura që i vareshin mbi trupin e tij të dobët. Ai më puthi dorën dhe na falënderoi-e vetmja gjë që kishte ishte gjysma e një qese me oriz dhe thjerrëza,tregoi Aguilar. Sipas tij, Amiri kishte ecur plot 12 kilometra vetëm për të arritur në këtë pikë ndihmash.Në mënyrë tragjike, pak momente pasi mori ndihmën, Amir u qëllua për vdekje me armë!

Ndërsa Amiri po kthehej te grupi, forcat izraelite filluan të hedhën gaz lotsjellës, shok-bomba dhe plumba mbi turmën. Amir ishte ndër ata që u qëlluan. Ai vrapoi, por ata vazhduan të qëllonin dhe nuk ia doli të shpëtojë”,rrëfeu Aguilar.

“Fondacioni për ndihmë humanitare në Gaza është vënë nën vëzhgim nga organizatat humanitare,përfshirë Kombet e Bashkuara,për shkak të pretendimeve se shpërndarja e ndihmave po përdoret për të fshehur operacione të dhunshme”, thotë ai.

Raporti i Aguilarit i shton zërat në rritje që kërkojnë hetime ndërkombëtare mbi praktikat e ofrimit të ndihmës në Gaza, në mes të përkeqësimit të kushteve humanitare dhe rritjes së numrit të raportimeve për viktima civile.Klasifikimi i integruar i fazave të sigurisë ushqimore (IPC), një trup global për vlerësimin e urisë, ka paralajmëruar se në Gaza po materializohet uria,ndërsa Izraeli vazhdon bllokadën e enklavës palestineze dhe pengon ndihmën humanitare.Izraeli ka vrarë më shumë se 1000 palestinezë që ishin mbledhur për të marrë ushqim dhe artikuj bazë. Më shumë se 60 mijë civilë janë vrarë nga forcat izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023.

Ky tekst që ka prekur çdo shpirt të njeriut normal,ma kujtoi një informatë që kam lexuar kohë më pare për një fëmijë dy vjeçar të larguar gjatë stinës së verës pa u vërrejtë nga shtëpia në një fshat.Këtë fëmijë prindërit dhe fshatarët e kishin kërkuar ta gjenin gjer natën vonë por pa sukses.Prindërit dhe fshatarët kërkimin e kishin vazhduar edhe të nesërmen që në orët e para të mëngjesit dhe më në fund e këtë fëmijë dy vjeçar e kishin gjetur të shrirë në një kodër të njohur përplot me gjarpërinj helmues.Fëmijën e kishin gjetur në gjumë duke flejtur.Pas kontrollit kishin vërejtur se fëmija është i gjallë dhe pa asnjë kafshim nga gjarpinjtë,gjë që i kishte gëzuar prindërit e fëmijës dhe fshatarët.Fëmija i humbur në këtë kodër të gjarpërinjve helmues ndoshta edhe ka qarë,ndoshta edhe e ka shkelur ndonjërin nga këta gjarpërinj helmues, por ja që edhe këta zvaranikë nga instikti se ky fëmijë nuk mund t’i rrezikojë e dëmtojë nuk e kanë kafshuar!

“Mbi 18 mijë fëmijë janë vrarë në Gaza”/ UNICEF publikon shifrat alarmante: Një klasë e mbushur me nxënës zhduket çdo ditë, është titulli i tekstit të botuar në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve nga bota të dates 2 gusht 2025.

Sipas UNICEF-it, që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, mbi 18,000 fëmijë janë vrarë, një shifër tronditëse që përkthehet në mesatarisht 28 fëmijë në ditë – “ekuivalenti i një klase shkollore që nuk ekziston më”.

“Alarmin e ka ngritur Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i UNICEF-it, Ted Chaiban, i cili sapo është kthyer nga një mision pesëditor në Izrael, Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Deklaratat e tij e përshkruajnë një realitet rrëqethës në territorin palestinez, ku tashmë nuk flitet më vetëm për viktima, por edhe për rrezikun e një urije masive që kërcënon mijëra fëmijë.Gaza tani është në rrezik serioz nga uria. Situata është përkeqësuar ndjeshëm. Kemi dy tregues që kanë tejkaluar pragun e urisë”, deklaroi Chaiban.Sipas të dhënave të fundit:Një në tre persona në Gaza kalon ditë pa ushqim, ndërsa kequshqyerja akute ka arritur në 16.5%, duke tejkaluar kufirin e vendosur për shpalljen e një urie zyrtare.UNICEF njofton se mbi 320,000 fëmijë janë aktualisht në rrezik nga kequshqyerja akute, e cila mund të ketë pasoja të pakthyeshme për shëndetin dhe zhvillimin e tyre, nëse nuk merren masa urgjente.“Fëmijët në Gaza po vdesin jo vetëm nga bombardimet, por edhe nga uria. Është një katastrofë në zhvillim e sipër, që po ndodh para syve tanë,” tha zyrtari i lartë i UNICEF-it, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndërhyrje të menjëhershme humanitare.Apeli i UNICEF vjen në një kohë kur aksesi në ndihma humanitare në Gaza vazhdon të jetë i kufizuar, ndërsa strukturat spitalore janë në kolaps, uji i pastër mungon dhe të mbijetuarit përballen me kushte çnjerëzore jetese.Kjo nuk është më një situatë e zakonshme lufte – është një krizë humanitare me përmasa të pashembullta, ku viktima të padukshme janë fëmijët. Dhe bota, sipas UNICEF-it, nuk mund të qëndrojë më indiferente”, thuhet në fund të kësaj deklarate.

Këta dy shembuj janë tregues bindës se Izraeli në Gaza dhe në Bregun Lindor të Palestinës është duke i shkelur tërë kodet e luftës dhe të sjelljes njerëzore!

Të rikujtojmë se me nismën e SHBA dhe Anglisë në OKB në vitin 1948 u miratua Rezoluta e OKB-së e cila mbështeste themelimin e dy shteteve të barabarta,të shtetit të Palestinës dhe të Izraelit,gjë të cilën Izraeli nuk ka lejuar të zbatohet tashmë 77 vite duke i vrarë e dëbuar mijëra palestinezë autoktonë nga shtëpitë palestineze dhe duke vendosur kolonë izraelitë nga e tërë bota.Siç u deklarua Hamasi këto vrasje e dëbime si edhe pengimi i palestinezëve për t’i kryer ritet e nevojshme fetare në Xhaminë Aksa në Jerusalem që është vendi i tretë i shenjtë i imyslimanëve pas Mekës dhe Medines,e detyroi Hamasin që më 7 tetor 2023 ta kryejë aksionin terrorist ku vrau 2500 izraelitë dhe rrëmbeu 251 pengje, për t’i dhënë fund terrorit irzaelit.Pas kësaj Izraeli nisi një ofansivë të fuqishme hakmarrëse të tokës së djegur nga ajri dhe toka duke i shkatërruar qytetet e Gazës ku jetojnë më shumë se 2 milionë palestinezë.Si rezultat i këtyre sulmeve izraelite janë vrarë më shumë se 60 mijë palestinezë kryesisht gra e fëmijë,sepse në shënjestër të ushtrisë izraelite janë ndërtesa banimi,kopshte fëmijësh,shkolla dhe spitale.Ndërsa afër 300 mijë palestinezë shumica gra e fëmijë kanë mbetur të plagosur e të gjymtuar.Gjatë agresionit izraelit në Gaza janë vrarë edhe më shumë se 250 gazetarë,aktivistë të humanitarë të OKB-së dhe të Gjysëm Hënës së Kuqe.Izraeli aktualisht i ka ndaluar gazetarët e huaj të hyjnë në Gaza dhe kryesisht informacionet nga Gaza tani vijnë nga gazetarët vendas.

Përkundër apeleve të OKB dhe të shteteve demokratike që kërkojnë ndërprerjen e luftimeve, përkundër fletëarresteve të Gjyktës Ndërkombëtare të Apelit kundër Kryeminisrit Beniamin Netanjahu dhe udhëheqësve të tij ushtarakë,Izraeli është i padëgjueshëm dhe ka për qëllim spastrimin etnik të palestinezëve, tashmë duke ndaluar edhe ndihmat humanitare për popullsinë civile dhe duke i përdorur edhe kafshatën e bukës,ujin dhe medikamentet si mjete lufte.Ditëve të fundit të muajit korrik 2025 disa shtete si Franca,Spanja,Portugalia,Anglia,Malta dhe Kanadaja kanë paralajmëruar që në muajin shtator të këtij viti në një mbledhje të OKB-së do ta njohin shtetin e Palestinës, gjë që është miëpritur nga shtetet arabe të Gjirit Persik.Kjo nismë ngjall optimizmin për arritjen e paqes,sepse përkundër orekseve okupuese të Izraelit dhe të shteteve që po e mbështesin, logjikisht nëse nuk arrihet paqja,Izrali gjatë tërë ekzistencës së tij do të përballet me armiqësitë e afër 4 miliardë myslimanëve nga e tërë bota.Më mire paqe me dy shtete se tërë jetën me luftë dhe viktima!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat