Në dalje të derës së burgut, dy gardianë (rojtarë) të burgut i hodhën Romeos mbi supe (mbi krahë) një tunikë të zezë. Por, meqë guerili ishte tepër shtatlartë, cepat e asaj rrobe kobzezë mezi i arrinin deri në gjunjë, duke i lënë t’i dukeshin kockat e këmbëve dhe mamuzet. Dy guerilët ose luftëtarët tjerë, ata të burgut i veshën në të njëjtën mënyrë. Dhe më pas, të gjithëve ua lidhën duart pas shpinës. Dera e madhe e burgut ishte e mbushur me ushtarë ose gardianë, tamburet e të cilëve po binin rëndë dhe kobshëm. Aty diku afër dukej edhe një karrocë e vjetër, e pistë, e tërhequr nga një mushkë dhe e rrethuar nga xhandarë që po qëndronin hipur mbi kuaj. Rojtarët (gardianët) e burgut e ndihmuan Romeon dhe shokët e tij të hipnin në karrocë dhe më pas edhe vetë u ulën mbi tufat e kashtës. Papritur, komandanti i të dy batalioneve dha urdhrin e marshimit.
Në fillim, në rrugë, me hapa të ngadalshëm, doli njëri batalion, pastaj vijoi karroca e rrethuar nga xhandarët, dhe në fund batalioni tjetër. Pasi përshkuan shumë vende, rrugë dhe sheshe të shkreta ose boshatisura, Romeo, duke vështruar rreth e përqark, nuk shihte asgjë tjetër veçse francezë. Ballkonet dhe dritaret e shtëpive ishin të gjitha të mbyllura ose grilosura në shenjë zie dhe pikëllimi të madh, ku mund të merrej me mend se njerëzit brenda po luteshin dhe derdhnin lot për heroin dhe patriotin që po shkonte të vdiste në litar.
Ndërkaq, kryeguerili sypatrembur po vështronte detin e bajonetave që valëzonin sipas ritmit të marshimit. Xhandarët që po e ruanin dhe rrethonin karrocën e guerilit që po shkonte në litar mbanin kokën ulur, si për t’i fshehur përshtypjet dhe emocionet e çastit që ua krijonte rruga e heroit drejt vdekjes.
(Blasko Ibanjez në "Heroi në litar")
2.
E sëmura e madhe në Ballkan (Serbia) ndodhet në errësirë të thellë.
Kudo atje, siç duket, ende mbretërojnë muzgujt dhe hijet e lugatëruara mesjetare – kundër popujve dhe vendeve të tjera që nuk u bindën ligjeve të “nizamit”, “sheriatit” ose “ulemasë” serbe.
Ish-sulltani ose “gospodari” i Serbisë, Millosheviqi, asokohe, me shqiptarët e plaçkitur, të vrarë dhe të masakruar barbarisht nga soldateska e tij, i kishte mashtruar dhe bindur vendet e krishtera (katolike) se në Kosovë po luftonte kundër fundamentalistëve myslimanë, duke formuar gjithandej Kosovës njësitet ose grupacionet militare dhe paramilitare të çetnikëve apo kriminelëve serbë, të njohur për egërsinë, sadizmin dhe brutalitetin ndaj popullit shqiptar, ndër të cilët kishte edhe tradhtarë dhe jeniçerë gjakpirës e të pabesë, të zhytur në errësirën e mediokritetit, stupiditetit, nebulozës, hipokrizisë, vasalitetit dhe paditurisë – duke kërkuar edhe përmes birës së gjilpërës fajet ose mëkatet e luftëtarëve shqiptarë, për t’ua çuar kokat si trofe lufte Millosheviqit, “nacelnikëve” ose “nizamëve” të tij, në një kohë kur muzgujt dhe retë e errësirës sërbomadhe kishin mbuluar Ballkanin dhe krejt Evropën!
Serbët, ashtu sikurse edhe turqit osmanlinj dikur..., jo vetëm që u përpoqën t’i konvertojnë, zhdukin, shfarosin, përvetësojnë dhe asimilojnë shqiptarët dhe popujt e tjerë nën ish-Jugosllavi, por kudo që shkuan e sunduan, lanë pas mjerim, tradhti, pabesi, vëllavrasje, hamame, manastire, popa, kalluxherë, hareme, qenefe, hafije, kala, ura guri, prostitucion dhe fukarallëk.
Edhe Martinoviqi i Gjilanit, dikur ia futi vetes gastaren (shishen) në prapanicë nga majesili i ose veremi i zorrëve.
Se këndejmi, “shkenca” – tradhtia dhe pabesia – të cilën nuk e pranonin të tjerët, qe vlerësuar lart nga “jeniçerët serbë” dhe “nizamët” e tyre shqipfolës dhe antishqiptarë.
Të mjerë dhe të mallkuar janë ata njerëz që i tradhtojnë dhe i presin në besë njerëzit dhe popullin (kombin) e vet – nëse janë shqiptarë.
Edhe më të dëmshëm janë mercenarët ose “Gjon Turqit” e shitur, që paraqiten si heronj ose patriotë!
Prej tyre nuk ka dobi, por vetëm kob, mjerim dhe fatkeqësi.
A.Sh