Takimi i Luanit (Trump) dhe Ujkut (Putin)

Opinione

Takimi i Luanit (Trump) dhe Ujkut (Putin)

Nga: Dedë Preqi Më: 13 gusht 2025 Në ora: 13:35
Autori Dedë Preqi

Në takimin e dy liderëve të mëdhenj të botës, që do të realizohet 15.08, 2025, në mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe presidentit të Rusisë, Vladymir Putin, shtrohet pyetja : cila është domethënia e këtij takimi dhe a do të përfundojë lufta në Ukrainë, por edhe në vendet tjera me ç ‘rast mund të fillojë edhe një imazh i ri i botës?

Përgjigja do ti takonte dy liderëve në fjalë, përmes një logjike të shëndoshë dhe gjakftohtësie, dhe përmes një politike gjithnjë e më të efektshme, që nuk do të depërtonte vetëm shkel e shko, ku njeriu e përdor pushtetin dhe forcën që i është dhënë ta shfrytëzojë në dëm dhe shkatërrim, apo në dobi, siguri dhe mirëqenie ndër njerëzore.

Luftërat e prekin secilin vend dhe rajon, pa marrë parasysh se sa larg janë ato vende me vatrat e zjarrit, padyshim se asnjëri nuk ka të drejtë ta sulmojë apo ta pushtojë pronën e tjetrit, duke rrezikuar lirinë dhe jetërat e njerëzve, kur njeriu i kësaj bote ka mundësi më të favorshme për vetveten dhe të tjerët, ku do të gjente më shumë paqe dhe të bëhej më i arsyeshëm dhe më i qetë.

Në takimin e këtyre dy liderëve të mëdhenj, sikur gjithë bota i ka sy e veshë ndaj tyre, duke ndjekur fjalimet dhe mesazhet e tyre përmes veprimeve dhe vendimeve të shpejta, sepse lufta po merr jetëra njerëzish në çdo moment, dhe takimet e tilla mos të marrin vetëm humbje kohë, apo të marrin vetëm pamjet e takimeve të tyre, duke bërë foto dhe shtrëngime duarsh e buzëqeshjeve të zymta.

Ose, le të kufizohemi vetëm në një aspekt, athua ekziston gjithherë rreziku për ti kompromentuar dhe abuzuar me të vegjlit, duke i privuar nga e drejta e tyre e lirisë dhe demokracisë, që është pikërisht në themel të çdo qenie njerëzore për të qenë i lirë i sigurt dhe me mirëqenie të natyrshme njerëzore.

Por, edhe ngutja ankth ndjellëse e liderëve, që e zbraz materien e një lidershipi të madh botëror, vetëm sa për të bërë diçka dhe jo në pëlqimin e palëve, ndoshta duke anuar nga fuqia e madhe për të ia plotësuar ëndjet dhe ambiciet e pushtuesit apo të fuqishmit, për të arritë paqen në këtë mënyrë, sikur në këtë rast në mes Rusisë dhe Ukrainës, më në fund të fundit nuk do arrihet një paqe e qëndrueshme, që mbështetët në një dobi të përgjithshme, duke rezultuar të jetë thjeshtë vetëm një iluzion ?

Dhe, po të shqyrtojmë motivet prej të cilave zënë fill veprimet negative ndërnjerëzore, që synohet për të ngulfatur jetën dhe lirinë e tjetrit, dhe rrolin e forcave që përcaktojnë vendimet e historisë, do të shohim gjithandej edhe një vullnet themelor e veprues me vullnetin e njerëzve të mirë, por edhe zotërues me tradita, që i shtrijnë rrënjët e tyre paqësore siq janë SHBA-të, dhe jo vetëm me lider të fuqishëm për ta shkatërruar botën, por me lider të fuqishëm për ta ndërtuar atë.

Ajo që më shtyri të shkruaj këtë artikull në kohën e takimeve në mes dy liderëve të mëdhenj botëror, është të kujtojmë dhe mos të harrojmë kohën e okupimit të Kosovës nga regjimi serb, dhe po të mos bëhej një marrëveshje në mes SHBA-ve, dhe aleatëve të saj evropian e botëror me regjimin serb dhe Millosheviçin, ku do të ishte sot Kosova, dhe çfarë do të ishte sot fati i saj ?.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat