Krahasimet çalojnë, por e vërteta është e t’merrëshme!

Opinione

Krahasimet çalojnë, por e vërteta është e t’merrëshme!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 22 gusht 2025 Në ora: 18:26
Hamdi Rafuna

Nuk është mirë me bë krahasime,  sepse ato çalojnë, thotë një i menqur, por situata për faqe të zezë në parlamentin tonë të detyron dhunshëm me shpërthye për të keq ndaj kësaj gjendje të mjerueshme!

Nëse analizojmë gjithëçka që ndëgjojmë dhe shiqojmë, vetëvetiu kuptohen rolet e opozitës për të ardhë në pushtet ose më mirë me thënë për të varrosë Albin Kurtin, (nja shtatë pash nën dhe) prandaj detyrohesh dhunshëm me çalue, gjegjësisht me bë krahasimin me Putinin  ndaj Zelenskit!

Këta “putinistat” tanë të opozitës janë në të njëjtin rol, por me të vetmin dallim, sepse shkarraviten dhe përjargen për vetëveten, por për pushtet dhe në dëm të territoreve të veta, kurse Putini e bën luftën për pushtet dhe për pushtim territoresh të huaja!

 Këta “qiellorët”  tanë janë pritje të një (politike naive nga jashtë) e cila ndoshta nuk do të çanë kokën fare për të drejtën legjitime të Albinit në detyrë dhe shtetit të Kosovës! Dua me gjithë zemër, të jem i gabueshëm ndaj këtij mendimi absurd për sjelljet e tyre përpara masës dhe ndërkombëtarëve, sepse këto dallojnë nga fasada reale me përplot helm! Ata janë kah vlojnë nga mbrenda, por të ndikuar nga ëndrrat e tyre të kobshme për shtetin!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat