Shpresë për Republikën…

Opinione

Shpresë për Republikën…

Nga: SAMI MULAJ Më: 27 gusht 2025 Në ora: 11:59
Autori Sami Mulaj

Më në fund zgjedhja e kryesisë së kuvendit të Kosovës, pas një ngërçi moral e kushtetues, ose më saktë pas një “mos përgjegjësie” politike ka hapë rrugën drejt normalizimit të jetës kushtetuese dhe drejt funksionimit të institucioneve te shtetit.

Ngërçi e bllokimi i institucioneve përveç tronditjes shoqërore e frikës për rrëshqitje në krizë të gjatë politike pati edhe një gjë që unë e shoh si vlerë pozitive të zhvillimeve shtet formuese në Kosovë.

Dua të analizoj pa e mbivlerësuar gjykimin tim si shterues më konkretisht:

E para, të huajt, edhe institucionet e tyre në Prishtinë e ne kryeqendrat e politikes botërore qëndruan anash, nuk bën ndërhyrje haptas as me “zarfe” a me emisarë…çka dhanë me dije se Kosova si republike e pavarur besohet në shtet formim dhe duhet besuar. Kjo është arritje e madhe. Kosova respektohet si shtet.

Së dyti dhe partitë politike nuk u benë “tregtare” siç jemi mësuar më parë si në Shqipëri e Kosovë, me rritje e ulje kërkesash për shitblerje deputetësh për portofole e kolltukë të “aleancave të qelbura” që iu ka dalë boja…

Padyshim duhet thënë se partia politike në pushtet, Vetëvendosja dhe kryeministri i saj Albin Kurti nuk joshën as parti e as individë për rritje numrash në kuvend. Gjithashtu edhe opozita ne dukje nuk u vetë afrua për marrje hiseje si më parë për “kulaç të pjekur pushteti”.

Unë e veçoj si pjekuri e matje durimi e force çka edhe i duhet politikës e opinionit publik gjithashtu.

Këto dy faktor janë mjaftueshëm shpresë për politikë bërjen, për qëndrueshmërinë e institucioneve dhe për republikën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat