Lista Serbe e Vuçiqit është një fluskë e bandës më t’madhe të pansllavizmit!

Opinione

Lista Serbe e Vuçiqit është një fluskë e bandës më t’madhe të pansllavizmit!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 27 gusht 2025 Në ora: 16:52
Autori Hamdi Rafuna

Kriminelët e djeshëm, këto ushujza të pa ngopura me gjakë shqiptarësh, sot dhe nesër do të frymojnë hasmërisht kundër lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë, Kosovës!

Ndikimi i kësaj politike serbe nga të njëjtat ëndërra fashiste, vetëm sa ringjallë traumën dhe historinë tragjike për popullin tonë!

Pyetja është; 

-Kush e ka shlye nga truri kujtesën tragjike të historisë tonë kombëtare, të gjitha krimet dhe gjenocidin nga i njëjti “mentalitet mesjetar” i kësaj bote serbe”? 

-Shqiptarët e sotëm në përgjithësi të cilët vardisen nëpër rrugët e Serbisë apo njerëzit e politikës tonë të cilët nuk hezitojnë të ngjizen me politikën e servuar “në pjatë” nga disa dyfytyrësh ndërkombëtarë?

Fatkeqësisht, politikanët tanë i prijnë këtij kobi,  sepse ata janë duke gëlltitë turpin me bukë dhe pasuri në kurriz të lirisë dhe gjakut të derdhur për vendin!

Rasti i djeshëm në parlament është turp mbi turpet, për të gjithë ata deputetë të cilët e mëshiruen politikën e bishës së Karpateve!

Metafora e popullit tonë, për inati të resë më vdekt djali, është banaliteti  në vepër për opozitën tonë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat